• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

68-vjeçares së paralizuar nuk i jepet e drejta për kemp, ia ndalojnë kufizimet e ligjit

21:14 : 25/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Tonine Kola nga Vau i Dejës ankohet në Fiks Fare se nuk përfiton pagesën e kujdestarisë dhe paketën higjeno-sanitare. Kempi epror nuk ia jep, pasi si pengesë nxjerr kufizimet e ligjit.

68-vjeçarja një vit më parë ka pësuar hemorragji cerebrale, ku si pasojë i ka marrë njërën këmbë dhe një dorë. Ajo prej një viti qëndron e shtrirë, pasi nuk është e aftë për të lëvizur. Të gjitha ekzaminimet e spitalit të Shkodrës tregojnë se gjendja e saj është shumë e rënduar.

Në mars të këtij viti ajo është thirrur nga Kempi epror për ekzaminim, fillimisht me një video call, por pasi nuk u bindën për gjendjen e saj, e kërkuan edhe fizikisht. Sipas bashkëshortit, Toninen e mbajtën vetëm 5 minuta dhe e nxorrën. Më 18 mars, Kempi epror dërgon përgjigjen zyrtare që 68-vjeçarja është e aftë të lëvizë. Pra, nuk ka nevojë për përkujdesjen e një personi tjetër dhe as për paketën higjeno-sanitare.

Ndërkohë që në emisionin Fiks Fare, me figurë u pa që 68-vjeçarja lëngonte në krevat dhe me bebelina. Në shërbim i vinte bashkëshorti, pasi djali ka probleme të shëndetit mendor. Të dy, burrë e grua, të ardhura kanë vetëm pensionet. Toninja thotë për Fiksin se as ilaçet nuk i rimbursohen, duke apeluar për ndihmë.

Fiksi iu drejtua Spitalit Rajonal Shkodër, ku iu tha se spitali të drejtën e vetme për referimin e rastit në Kempin epror e ka bërë, por zonja sipas doktorit është e klasifikuar tek hemiplegjikët, kategori që nuk përfitojnë asnjë lloj shërbimi. Pra, mjeku shpjegon që për të përfituar si kujdestari, ashtu edhe paketë higjeno-sanitare, 68-vjeçarja duhet t’i ketë të 4 gjymtyrët e paralizuara sipas ligjit në fuqi. Ndaj, nëpërmjet Fiksit, ai kërkon që ligji të rishikohet, pasi përjashton shumë kategori me nevoja specifike. Përsa i përket rimbursimit të ilaçeve, mjeku pohon atë që zonja tha, që nuk i rimbursohen dhe se janë të kushtueshme.

Lexo edhe:

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

Fiks Fare u interesua pranë Kempit epror për rastin e zonjës Tonine Kola.

Kempi epror, në përgjigjen e tij, sqaron se zonja Kola nuk përfiton statusin e para-tetraplegjisë, edhe pse ka 2 diagnoza. Sipas Kempit epror, statusin e para- dhe tetraplegjisë e përfitojnë vetëm ata pacientë që vuajnë nga paralizat e llojit paraplegji ose tetraplegji.

Gjithashtu, Kempi epror sugjeron për pacienten që të aplikojë për vlerësim në modelin biopsikosocial. Por zonja Tonine Kola nuk përfiton as këtë pension, pasi aktualisht merr pension pleqërie nga sigurimet shoqërore./Top Channel

Etiketa: Tonine Kolavau i dejes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025
AKTUALITET

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

10:10 : 18/10/2025
AKTUALITET

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025
AKTUALITET

VIDEO-EMRI/ I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet “mat” duke u kujdesur për kanabisin

12:46 : 05/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

U kapën duke kulitvuar kanabis, arrestohen 2 persona në Vaun e Dejës

13:54 : 20/08/2025
Para

Albi Alla largohet nga Flamurtari pas një sezoni, firmos me klubin grek

TË GJITHA

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin

09:55 : 06/11/2025

Dorëhiqet nga policia Ritvan Pali, Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës

09:48 : 06/11/2025

Koret anti-shqiptare në Leskovac, FIFA gjobit dhe i mbyll pjesërisht stadiumin Serbisë

09:45 : 06/11/2025

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

09:37 : 06/11/2025

Divorci i kunatës së Belinda Ballukut në dorë të gjyqtares Majlinda Dogga

09:37 : 06/11/2025

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

09:18 : 06/11/2025

Qëlloi me armë 24-vjeçarin në Bathore, arrestohet autori (EMRI)

09:15 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com