Vllaznia do të përballet me Vikingur sot në orën 20:30. Ndeshja me islandezët është e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Në formacionet zyrtare bie në sy mungesa e portierit Qarri. Më tej po ashtu spikat Bismark për sulmin, që është preferuar menjëherë titullar nga Martini pas huazimit nga Skënderbeu.
Një mungesë tjetër që mund të peshojë është e Dodajt, i cili u shit te CSKA e Sofies. Kuqeblutë preferojnë për sot skemën klasike 4-3-3. Dhe si gjithmonë Balaj udhëheq sulmin si kapiten.
Formacionet zyrtare: