• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konkursi për gradat në Policinë e Shtetit, “digjen” dhjetëra oficerë!

22:09 : 24/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni Fiks Fare denoncoi veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Shtetit, e cila u ka djegur gradën dhjetëra oficerëve.

Në vitin 2024 u bë një konkurs për gradën nga n\komisar në komisar. Fitonin gradë ata që merrnin mbi 70 % të pikëve. Gradën e fituan 406 oficerë. 320 u emëruan direkt (dhe morën gradën) dhe pjesa tjetër në listë pritje. Kishte një klauzolë që, nëse nuk emërohej në vend pune ekuivalente me gradën e re, atëherë digjej grada.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” janë ankuar dhjetëra oficerë policie që kanë konkurruar në vitin 2024 për gradën nga n/komisar në komisar. Pas konkursit, 320 oficerë janë emëruar në vendet vakante apo në ato që kanë qenë dhe kanë përfituar gradën e re. Ndërkohë, në atë kohë ka pasur dhjetëra vende vakante të tjera dhe oficeret që kanë marrë mbi 70 % ishin në liste pritje.

Fiks Fare ka faktuar se, nga muaji maj 2024 deri në muajin prill 2025 janë emëruar dhjetëra oficerë policie në vendet vakante, por jo sipas renditjes së konkursit, por sipas preferencave. Policia e Shtetit bëri emërime nga kjo listë pritje jo sipas renditjes, përshembull të emërohej i 321-ti, 322 e me radhë, por emëroi dhe u dha gradë oficerëve të renditur poshtë tyre, 327, 341, 382, 399, 406! Janë të paktën 12 emërime të kryera të verifikuara nga Fiks Fare në bazë preferenciale, ndërkohë që lista është shumë herë më e gjatë.

Mësohet se është bërë një diferencim, ku p.sh oficeri i renditur i 321 nuk është emëruar dhe për rrjedhojë i është djegur grada dhe nga ana tjetër kanë marrë gradë dhjetëra oficerë të renditur pas tij! Gjithashtu kanë marrë gradë edhe ata oficerë që kanë qenë me vende pune që korrespondonte me gradën komisar. Fiksi ka mësuar se disa oficerë i janë drejtuar edhe Gjykatës Administrative, duke paditur Policinë e Shtetit. Proceset janë në vijim e sipër. Sipas ankesave, e njëjta situatë ka qenë edhe me konkursin e gradës nga komisar ne kryekomisar, ku janë emëruar 200 oficerë dhe pjesa tjetër janë në liste pritje. ​

Lexo edhe:

Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate

U gjet i djeguar me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi

Fiksi bisedoi edhe me kreun e Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta. Ai tha se ka një mori problematikash me konkurset e gradave në Policinë e Shtetit. Sipas tij, emërimet janë preferenciale dhe nuk zbatohet meritokracia. Më tej shton se, janë bërë ligje dhe rregullore që i japin disa kompetenca drejtorit të Policisë së Shtetit, si për shembull të mbajë deri në 1 vit një oficeret në poste drejtuese edhe pa gradë.

“Gjatë këtij viti bën konkurs dhe ky oficer, edhe nëse nuk është ndër të parët (siç ka ndodhur edhe në konkursin e 2024-ës), e merr gradën edhe para atyre të renditur më sipër me pikë” shton ai. Fishta thotë se nëse ka oficerë që s’kanë qenë në pozicione pune ekuivalente me gradën dhe janë emëruar gjatë vitit të fundit dhe kanë marrë gradë, atëherë kemi shkelje dhe shpërdorim detyre.

Fiksi i dërgoi disa pyetje Policisë së Shtetit se çfarë ka ndodhur me oficerët që s’u emëruan? Duhet të futen sërish në konkurrim? Sipas ankesave, e njëjta situatë ka qenë edhe me konkursin e gradës nga komisar në kryekomisar, ku janë emëruar 200 oficerë dhe pjesa tjetër në listë pritje. Çfarë do të ndodhë me oficerët që s’u emëruan? Dhe, a ka aktualisht meritokraci në radhët e Policisë së Shtetit? Nëse po, në çfarë përqindje? Policia thotë se ka zbatuar rregulloret dhe ligjin, por pa specifikuar veprimet se u emëruan oficerë jashtë renditjes./ Top Channel

Etiketa: digjenefektivefiks farepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate

14:58 : 08/11/2025
AKTUALITET

U gjet i djeguar me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi

14:35 : 08/11/2025
AKTUALITET

Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës

12:44 : 08/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte Anglinë me drogë të ‘klasit A’, kapet në Rinas Denis Xhelili

12:30 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

12:09 : 08/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Lezhë, humbin jetën 2 persona

10:24 : 08/11/2025
Para

Egnatia e pafat, traversa i mohon golin e dytë përballë Dinamo Minsk

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com