• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dosja “Epstein” po kthehet në problem serioz për Trump

15:21 : 24/07/2025
në BOTA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thuhet se është tejet i zemëruar. Një burim pranë Shtëpisë së Bardhë në anonimitet të plotë, tha se kjo është hera e parë që ai e sheh Shtëpinë e Bardhë të paralizuar, ka cituar revista Politico. Mënyra si po veprohet me dokumentet e Epstein nga qeveria ka zemëruar edhe mbështetësit më besnikë të MAGA-s. Në mbledhjen e fundit të kabinetit, Trump i pyeti gazetarët e pranishëm: “Ende flisni për Epstein? E pabesueshme!” Kjo u tha dy javë më parë. Por Amerika ende po flet për këtë: politikanë, gazetarë dhe qytetarë.

Wall Street Journal dhe New York Times raportuan së fundmi se Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e informoi Trumpin që në maj se emri i tij shfaqej në dosjet e Epsteinit ende të papublikuara. Megjithatë, mbetet e paqartë në çfarë konteksti. Emri i Trumpit shfaqej gjithashtu në dokumente të publikuara më parë në lidhje me çështjen Epstein, po megjithatë ai nuk u akuzua për ndonjë shkelje.

Përkrahësit e Trump të pakënaqur
Amerikanët janë të pakënaqur me mënyrën se si qeveria e SHBA po e trajton çështjen Epstein, tregojnë sondazhet. Një sondazh i publikuar nga Economist të martën zbuloi se 56 përqind e të anketuarve nuk e miratojnë mënyrën se si presidenti e trajtoi hetimin mbi rastin Epstein. Vetëm 22 përqind mendojnë se ai u trajtua në mënyrë korrekte. Sondazhet e tjera kanë arritur në rezultate të ngjashme.

Shumica dërrmuese e amerikanëve – 89 përqind e demokratëve dhe 73 përqind e republikanëve – besojnë se qeveria duhet të publikojë të gjitha dokumentet e Epstein, sipas sondazhit,. Kjo është pikërisht ajo që Trump edhe e premtoi gjatë fushatës së tij. Pasi Departamenti i Drejtësisë u tërhoq nga publikimi, shumë mbështetës të Trump – përfshirë politikanë republikanë, dhe demokratë në veçanti – janë të frustruar dhe ndihen të tradhtuar.

“Çfarë po fshihni nga populli amerikan?”

Lexo edhe:

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

Politikani demokrat për pakicat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, deklaroi: “Donald Trump dhe anëtarët republikanë kanë fuqinë për të publikuar dosjet e Epstein sot. Ata refuzojnë ta bëjnë këtë. Çfarë po fshehin ata nga populli amerikan?” Jeffries reagoi ndaj një veprimi të pazakontë të Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, republikanit Mike Johnson, që e dërgoi menjëherë Dhomën në pushim të hershëm veror. Në këtë mënyrë, Johnson parandaloi një votim për publikimin e dokumenteve të Epstein. Një iniciativë e mbështetur jo vetëm nga demokratët, por edhe nga republikanët me gjasë do të kishte marrë shumicën.

Taktika e Trumpit – manovra shpërqëndrimi

Ndërkohë, Donald Trump ndjek taktikën e largimit të vëmendjes. Qoftë me kërkesën e tij që ekipi i futbollit Washington Commanders të rikthehet në emrin e tij të vjetër, “Redskins”, përndryshe ai nuk do ta mbështesë ndërtimin e planifikuar të stadiumit. Ose me publikimin e dosjeve të Martin Luther King Jr. – pikërisht ndërsa po zhvillohet debati për Epstein. Ose me një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale e të publikuar nga Trump, në të cilën ish-Presidenti Barack Obama arrestohet në Zyrën Ovale.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të larguar vëmendjen, çështja Epstein nuk po zhduket. Përfaqësuesja Marjorie Taylor Greene, e cila përndryshe është shumë besnike ndaj Trump, parashikon: “Nëse nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie, njerëzve u vjen në majë të hundës”.

Trumpit i pëlqen ta paraqesë veten si një njeri nga jashtë politikës që dëshiron të “thajë moçalin në Uashington” dhe të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ai ka premtuar transparencë. Kjo i bën mbështetësit e tij edhe më të zhgënjyer. Ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje për pyetjen se pse Trump nuk dëshiron të publikojë dosjet e Epstein. A dëshiron Trump t’i mbrojë miqtë e tij miliarderë nga shoqëria e lartë, apo edhe veten? Mediat sociale janë të mbushura me spekulime.

Për momentin, nuk duket se zemërimi do të zhduket shpejt. Edhe pushimet e hershme verore të deputetëve nuk ka gjasa të

ndihmojnë. Shumë prej tyre do të duhet të përballen me pyetje të pakëndshme nga zgjedhësit e tyre në zonat e tyre zgjedhore.. DW

Etiketa: Dosja "Epstein"problemTrump

Lajme të lidhura

BOTA

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025
BOTA

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

16:08 : 05/09/2025
BOTA

Trump ndryshon rregullat për të shitur dronë ushtarakë

15:28 : 05/09/2025
AKTUALITET

Trump dhe BE-ja nderojnë Nënë Terezën: Krenari e madhe për Shqipërinë!

10:05 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

08:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

Samiti i NATO-s në Tiranë, Rama: Do ta mbrojmë Trumpin me dronë “Made in Albania”

21:52 : 04/09/2025
Para

Zjarr në kishën e Kakavijës, flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com