• Kontakt
Thursday, July 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni Fiks Fare denoncoi veprimet e një avokati i cili nuk i kthen mbrapsht dosjen një qytetari.

Madje, avokati Feta Paja e kërcënon dhe e kap me forcë duke tentuar që ta nxjerrë jashtë nga zyra. Në emisionin investigativ u ankua Ervis Terpollarin, një qytetar nga Skrapari. Ervisi thotë se vëllai i tij ndodhet në burg për shkak të një vepre penale dhe ai ka marrë një avokat.

Avokati quhet Feta Paja, të cilit i ka bërë edhe prokurë përfaqësimi.

“Ka qenë seanca në Gjykatën e Apelit kur edhe do të jepej vendimi dhe do paraqiteshin provat. Pyes në sekretarinë e Gjykatës dhe më thonë se është seanca në filan ditë. E marr avokatin dhe më thotë se s’ka seancë. U bë seanca dhe avokati as mori pjesë. I bëj revokim prokure që t’i bëja rekurs në Gjykatën e Lartë pasi s’kisha më besim te ai avokati”, thotë Ervisi.

Më tej shton se i ka shkuar disa herë në zyrë avokatit dhe janë konfliktuar.

Lexo edhe:

“Ja ku janë robq*rat, shkrepe o babe”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë tek PSD-ja në “Ali Demi”

Ndërtimet në Theth/ Manja “presion” drejtësisë: Prokurorja Gjeli e paaftë, merrni masa!

“I kam kërkuar dosjen, e ka detyrim të ma japë. Nuk ka përse ta mbajë që unë t’i bëja rekurs çështjes. Por ai refuzon. Nuk e di përse dhe jemi konfliktuar. Më ka sharë dhe ofenduar. Jam ankuar edhe te Dhoma Kombëtare e Avokatëve, por deri tani s’kanë marrë masa dhe as dosjen s’e kam”, shton Ervisi.

Sipas tij, kur ka shkuar te Dhoma e Avokatëve, atje e kanë marrë në telefon avokatin dhe ai i ka thënë se do t’ia jepte. Por, ende refuzon!

Pas ankesës, Ervisi shkon të takojë avokatin Feta Paja në Tiranë. Ai i kërkon dosjen, me një procesverbal se çfarë ka brenda, me kontratën dhe pagesat që ka bërë. Avokati i nxjerr dosjen, por kur mëson se qytetari e do me procesverbal, ai i thotë se “dil përjashta”. Më pas e kap nga krahu dhe me forcë e nxjerr jashtë zyrës.

“S’ke për t’a marrë, ik”, i thotë. Ervisi i thotë se i ka bërë shkresë dhe ai e ka kërcënuar dhe shantazhuar, madje e ka shtyrë.

“Ti e meritoje. Ti me atë meritoje më shumë. Kaq!”, i përgjigjet avokati, ndërkohë që qytetari i kërkon edhe procesverbal se çfarë përmban dosja.

“S’kam kohë! Apo ik atëherë se s’jam i disponueshëm, do të iki në gjyq tani. Epo lërë se na mërzite tani! Ik se ta futa një kështu. Qërohu dil jashtë. Ik shko tutje, po ik se i ke humbur të gjitha. Ik, qërohu. Ik ore tutje ti! Ik o fytyrë”, i thotë ai disa herë. Ervisi i kërkon me ngulm dosjen.

“Më lër mua ti 20 mijë lekë të vjetra ta dërgoj unë me postë”, i thotë avokati, ndërkohë që qytetari i thotë se është në zyrë dhe t’ia japë direkt.

“Ti je i pafytyrë. Ti je kaq, skraparlli i pafytyrë. Po t’a them unë këtë, po ik. Hajde merre dosjen kur të them unë. Kur të dua unë. Ankohu! S’të jap asnjë gjë fare bëj edhe 100 padi po deshe. Ti je i pafytyrë. Nuk ta jap dosjen, kur të them unë! Jo Avokati të futësh ti, po 100 avokatë dhe licenca të më hiqet mua, ty s’ta jap dosjen. Ik tani po të them. Ec o ec dil jashtë”, i thotë ai.

Ndërkohë, Ervisi i kërkon vazhdimisht dosjen.

“Më jep dosjen dhe të iki unë”, i bën me dorë, ndërkohë që avokati Feta Paja tenton që të mbyllë brenda denoncuesin. Më pas, Ervisi largohet pa marrë dosjen.

Ai shton dhe bën ankesë te Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

“Në momentin që ti ke një kërkesë dhe thua dua dokumentet ne komunikojmë me avokatin dhe avokati nuk tha që jo. Avokati tha thuaj të vijë t’i marrë”, i thotë punonjësi i Dhomës, ndërkohë që Ervisi i bën me dije se ka shkuar dhe avokati nuk ia je dosjen dhe e ka nxjerrë me forcë nga zyra.

“Neve i themi atij jepi dosjen! Po ja ta marr në telefon dhe ta pyes pse s’ia jep”, i thotë punonjësi, ndërkohë që Ervisi i kërkon nëse po tallet apo e ka seriozisht.

“O zotëri s’më intereson mua fare, shko në gjykatë dhe bëj kërkesë padi dhe padite në prokurori. I ke revokuar prokurën, tani kërkon dosjen. Ai në bazë të ligjit është i detyruar që të të japë dosjen dhe unë do ta marr në telefon pse s’i jep dosjen. Ne deri tani s’kemi marrë masa, se më thotë le të vijë t’i marri thotë. Tani që s’e jep, më bëj një kërkesë ankimore këtu te unë. Ankesën e shqyrton Komiteti Disiplinor, kur të mblidhet Komiteti Disiplinor do të shqyrtohet kërkesa jote”, thotë punonjësi.

Zyra e avokatit Feta PAJA, bisedë mes denoncuesit dhe avokatit

Qytetari – Unë dua që të kem faturat e noterizimit dhe pjesën e që ti ke qenë në Francë për pjesën e 26.12. Raportin e datës 26 që ti s’ke qenë në Gjykatën e Apelit dhe të kam bërë një kërkesë dhe një revokim mbrojtje që ti në datën 2 s’e ke dërguar dosjen.

Avokati – Të thashë dhe njëherë hajde merre.

Qytetari – S’e ke thënë hajde merre. Më ke bërë edhe bllok (në telefon).

Avokati – Patjetër! Nuk merrem me ty unë, ti bëj çfarë të duash. Hajde të jap çik këtë dosjen unë.

Qytetari – Ti këtë pjesën e dispozitës e ke tërhequr nga Gjykata e Apelit?

Avokati – Ëë? Jo s’është marrë, kur të …

Qytetari – Dosjen për çfarë ma mbajte peng?

Avokati – Jo kur të duash ti?

Qytetari – Si, kur do ti?

Avokati – Po!

Qytetari – Si kur do ti?

Avokati – Unë se përgatis dosjen.

Qytetari – Ça përgatit te dosja?

Avokati – Përgatitet dosja pse s’më erdhe.

Qytetari – Përgatitet dosja që në datën 16?

Avokati – Pse s’erdhe?

Qytetari – Unë të kam bërë shkresë zyrtare, ti më kërcënove dhe më shantazhove dhe më shtyve këtu.

Avokati – Për çfarë arsye?!

Qytetari – Ti!

Avokati – Këtu mo?

Qytetari – Po këtu!

Avokati – Ti e meritoje. Ti me atë meritoje më shumë. Kaq!

Qytetari – Çfarë meritoja?

Avokati – Do t’a marrësh dosjen?

Qytetari – Dosja do t’a marr po do t’më japësh faturat e noterizimit që t’i shoh unë.

Avokati – Ça faturash?

Qytetari – Që ti ke bërë që unë të kam paguar lekët! Ti kam sjellë faturat e noterizimit, të kam sjellë lekët te sheshi ‘Skëndërbej’.

Avokati – Merre dosjen dhe shikoje dhe më thuaj që kemi dhe këto.

Qytetari – Jo mo një sekondë se e shikoj këtu dosjen unë.

Avokati – Jo, jo s’e shikon. S’kam kohë! Apo ik atëherë se s’jam i disponueshëm, do të iki në gjyq tani.

Qytetari – S’je i disponueshëm ti për të më dhënë dosjen akoma?

Avokati – Tani jo!

Qytetari – S’je akoma i disponueshëm?

Avokati – Jo, jo …

Qytetari – Ti ke shkelur, ti e di se çfarë po bën?

Avokati – Epo lërë se na mërzite tani! Ik se ta futa një kështu. Qërohu dil jashtë.

Qytetari – Ti ke bërë shkelje administrative o zotëri.

Avokati – Ik shko tutje, po ik se i ke humbur të gjitha.

Qytetari – Ça kam humbur unë o zotëri?

Avokati – Ik, qërohu!

Qytetari – Si më mban dosjen peng mua ti?

Avokati – Ik ore tutje ti! Ik o fytyrë …

Qytetari – O zotëri a të kam dhënë lekët?

Avokati – Ik ore ik …

Qytetari – A të kam dhënë lekët, a të kam paguar?

Avokati – Ik, ça ke paguar!

Qytetari – Në datën 26 pse s’më ke vajtur në gjyq ti mua?

Avokati – Ka mundësi të më largohesh tani?

Qytetari – Si të largohem?! O zotëri a erdha për të marrë dosjen?

Avokati – Ore ik, ik!

Qytetari – Ohooo.

Avokati – Ik përjashta, ik.

Qytetari – Si të iki përjashta?

Avokati – Ik përjashta o djalë.

Qytetari – Unë dua dosjen, bashkë me faturat e noterizimit.

Avokati – Më lër, më lër mua …

Qytetari – Si?

Avokati – Më lër mua ti 20 mijë lekë të vjetra ta dërgoj unë me postë?

Qytetari – Si, si? Si të lë 20 mijë lekë të vjetra?

Avokati – Po me postë!

Qytetari – Unë t’a kam për detyrë të të lë 20 mijë lekë akoma?!

Avokati – A e do me postë ti?

Qytetari – Unë po të vij këtu mo zotëri.

Avokati – A e do me postë?

Qytetari – Ore të kam ardhur në zyrë o zotëri! Si do të të informoj unë ty?

Avokati – Po patjetër.

Qytetari – Që ti t’më shantazhosh dhe të më shtysh e të më shash.

Avokati – Ik ore ik, po të lë unë ty.

Qytetari – Si?

Avokati – Ti je i pafytyrë.

Qytetari – Si jam?

Avokati – Ti je kaq skraparlli i pafytyrë.

Qytetari – O faleminderit shumë se nuk e dija që t’ma thoshtë një skraparlli këtë.

Avokati – Ja po t’a them unë këtë, po ik!

Qytetari – Për çfarë s’më jep shpjegim?

Avokati – Fare!

Qytetari – Për çfarë e mban dosjen peng?

Avokati –S’e meriton.

Qytetari – Si, për çfarë e mban dosjen ti? Ore për çfarë e mban dosjen, këtë më thua mua ti?

Avokati – Këtë përgjigje, kur të të them unë atëherë do të vish të marësh dosjen.

Qytetari – Si ore?! Kur do ti?

Avokati – Po, unë!

Qytetari – Ti e di që ka kaluar afati për të hedhur në rekurs dhe ti i ke shkelur të tëra …

Avokati – Jo s’kam shkelur, se s’ka ardhur akoma.

Qytetari – Si? Ore zotëri ti je me revokim prokure, ty të kam hequr unë. S’ke të drejtë të mbash asnjë letër.

Avokati – Jo hiç fare. Hajde merre kur të them unë.

Qytetari – Si kur do ti?

Avokati – Kur të dua unë!

Qytetari – Si?

Avokati – Kur të dua unë. Ankohu!

Qytetari – Ti do që t’i drejtohem prapë Dhomës së Avokatisë unë?

Avokati – Po ik ore, i ke bërë ti.

Qytetari – I kam bërë dhe ta fala se isha burrë ore.

Avokati – Ça më fale ti mua?

Qytetari – Dhe ta fala unë atje.

Avokati – Ça më fale ti mua?

Qytetari – Se atje isha unë kur të morën në telefon.

Avokati – Po ç’më fale mua ti!

Qytetari – Nejse se do mblidhen, dhe për këtë më dëgjo mua.

Avokati – Ik, ore iki.

Qytetari – Në qoftë se ti nuk më jep mua raportin …

Avokati – Ik ore ik.

Qytetari – E datës 26.12.2024.

Avokati – S’të jap asnjë gjë fare!

Qytetari – Unë do të të bëj padi.

Avokati – 100 padi.

Qytetari – Këtë ta dish.

Avokati – 100 padi.

Qytetari – Si ore?

Avokati – 100 padi!

Qytetari – Kaq presion më bëke mua ti?

Avokati – Jo more 100 padi, je i lirë.

Qytetari – Si jam i lirë?

Avokati – Je i pafytyrë.

Qytetari – Po ti a më detyrohesh mua të më japësh.

Avokati – Ti ke humbur moralisht more.

Qytetari – Për ça mo?

Avokati – E di si më dukesh ti mua, një nga njerëzit më koti në botë!

Qytetari – Për çfarë arsye?

Avokati – Të lutem dil jashtë!

Qytetari – Për çfarë arsye?

Avokati – Ik …

Qytetari – Ore zotëri unë kam ardhur për të marrë dosjen.

Avokati – Nuk ta jap dosjen, kur të them unë!

Qytetari – Nuk e jep?

Avokati – Jo Avokati të futësh ti, po 100 avokatë dhe licenca të më hiqet mua, ty s’ta jap dosjen!

Qytetari – Mua s’më jep dosjen ti?

Avokati – Nuk kam për t’a dhënë!

Qytetari – Tallesh ti ore?

Avokati – Pse çfarë kujton ti?

Qytetari – Pse ore kaq i fortë je ti?

Avokati – Ik, ik tani po të them. Ec o ec dil jashtë.

Qytetari – Kaq i fortë je o avokati?

Avokati – Si s’jam unë.

Qytetari – Pse kështu është burrëria?

Avokati – Ik ore ça burrëri ke ti.

Qytetari – Si ore?

Avokati – Ik.

Qytetari – Po pse ore për çfarë ta dhashë, ta dhashë me mirëbesim dosjen. Nuk ta dhashë unë kështu siç mendon ti ore.

Avokati – Hajde dil jashtë.

Qytetari – Po bën vepër administrative.

Avokati – Ik, ik.

Qytetari – Civile.

Avokati – Të gjitha. Dil ore përjashta.

Qytetari – Hajde ore më jep dosjen?

Avokati – Dil përjashta.

Qytetari – Të dal unë përjashta? Po merr policinë të më nxjerrë mua përjashta.

Avokati – Dil përjashta, s’lajmëroj policinë.

Qytetari – (E kam nga dora) Ik ore tutje.

Avokati – Dil këtu, dil këtu. Dil ore po të them.

Qytetari – Më jep dosjen dhe të iki unë.

Avokati – Ja, ja (tenton të kyç derën)

Qytetari – Më kyç mua brenda ti?

Avokati – Po të mbyll ore brenda! Ec dil përjashta.

Qytetari – Në rregull avokat.

Avokati – Pse çfarë kujton ti.

Qytetari – Do flasim.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë, qytetari kërkon marrjen e masave ndaj avokatit Feta Paja

Punonjësi – A është me Feta Pajën?

Qytetari – Po, po.

Punonjësi – Ëë, ë bravo. E kam marrë personalisht në telefon dhe më ka thënë le të vijë ta marri.

Qytetari – Unë ju kam dërguar prapë e-maile dhe shkresë hiç.

Punonjësi – Po dërgo ti 400-500. Dërgo sa të duash!

Qytetari – Po ju çfarë bërët?

Punonjësi – Asnjë gjë s’bëjmë ne!

Qytetari – Shumë bukur!

Punonjësi – Fare. Në momentin që ti ke një kërkesë dhe thua dua dokumentet ne komunikojmë me avokatin dhe avokati nuk tha që jo. Avokati tha thuaj të vijë t’i marrë.

Qytetari – Dhe unë sot kam qenë te dhoma e avokatit , te zyra.

Punonjësi – Hë?

Qytetari – I kam kërkuar dosjen dhe nuk ma ka dhënë. Më ka tërhequr mbrapsht.

Punonjësi – Si të ka thënë?

Qytetari – Duke më tërhequr zvarrë. S’ta jap dosjen më ka thënë.

Punonjësi – Të tha s’të jap dosjen?

Qytetari – Po, po! Më ka thënë dosjen t’a jap kur të dua unë. Ju çfarë bëni në këtë mes?

Punonjësi – Neve, neve i themi atij jepi dosjen!

Qytetari – Po pse s’ma jep dosjen mua ai?

Punonjësi – Po ja ta marr në telefon dhe ta pyes pse s’ia jep!

Qytetari – O zotëri a po tallesh me mua ti, jam kalama për t’u tallur që vij lart e poshtë?

Punonjësi – Pse ti më quan mua njeri që tallem, kështu të dukem unë ty?

Qytetari – S’më dukesh …

Punonjësi – O zotëro s’më intereson mua fare, shko në gjykatë dhe bëj kërkesë padi dhe padite në prokurori. I ke revokuar prokurën, tani kërkon dosjen. Ai në bazë të ligjit është i detyruar që të të japë dosjen dhe unë do ta marr në telefon pse s’i jep dosjen!

Qytetari – Po, po. Shumë në rregull. Nëse e thua ti ai e ka një proces. Tani Dhoma e Avokatisë a është për ankesa nga qytetarët kur bëjnë shkelje avokatët?

Punonjësi – Po është!

Qytetari – Shumë bukur, ky zotëria më ka bërë shkelje administrative dhe civile.

Punonjësi – Po, po. Po deri më sot nuk konstatohet shkelja! Ore pse ke ardhur te unë?

Qytetari – Kam ardhur që të marrësh masa administrative o vëlla.

Punonjësi – Jo, jo s’marr masa se më thotë le të vijë t’i marri thotë.

Qytetari – Si, si! O shok po të them isha sot dhe s’më dha dosjen!

Punonjësi – Më bëj një kërkesë ankimore këtu te unë.

Qytetari – Ta kam bërë kërkesën.

Punonjësi – Ku e ke?

Qytetari – Ja ku e ke kërkesën. E more në telefon miqësisht?

Punonjësi – Po!

Qytetari – Dhe tha që do t’ia kthej dosjen?

Punonjësi – Po.

Qytetari – Dhe do lidhem me djalin në telefon?

Punonjësi – Po.

Qytetari – Në orën 4 mbasdite i kam rënë telefonit. S’e ka hapur telefonin, i kam bërë mesazh.

Punonjësi – Po mirë edhe mund të mos e hapë! Sa, e ke paguar avokatin?

Qytetari – Po.

Punonjësi – I ke dokumentet?

Qytetari – O zotëri unë s’po i kërkoj, s’kam ardhur për ti kërkuar lekë avokatit. Kam ardhur që t’i marr dosjen avokatit. Që s’ia kam borxh kërkujt.

Punonjësi – Mos ma thuaj mua atë, atë drejtohu policisë.

Qytetari – Po, nga juve kërkoj këtë se çfarë mase do të merrni ju për këtë zotërinë që më mban mua dosjen peng?

Punonjësi – Atë, atë e shqyrton Komiteti Disiplinor, kur të mblidhet Komiteti Disiplinor do të shqyrtohet kërkesa jote./ Top Channel

Etiketa: avokatipresionqytetarizyra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ja ku janë robq*rat, shkrepe o babe”/ Dosja e plotë e përplasjes me armë tek PSD-ja në “Ali Demi”

16:53 : 14/07/2025
AKTUALITET

Ndërtimet në Theth/ Manja “presion” drejtësisë: Prokurorja Gjeli e paaftë, merrni masa!

16:11 : 11/07/2025
AKTUALITET

Lirimi nga arresti shtëpiak, avokati i Malltezit dorëzon në SPAK vërtetimin për garancinë pasurore

10:53 : 08/07/2025
AKTUALITET

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

21:28 : 02/07/2025
Para

"Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?"/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com