• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025
në BOTA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur të martën se do ta braktisin përsëri agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për edukim, shkencë dhe kulturë, për shkak se besojnë se përfshirja e tyre në të nuk është në interesin e tyre kombëtar, dhe se UNESCO-ja mbështet gjuhë kundër Izraelit.

Ky vendim vjen vetëm dy vjet pasi Shtetet e Bashkuara iu ribashkuan UNESCO-s, pas largimit më 2018, gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, raporton AP. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se tërheqja lidhet me agjendën e perceptuar të UNESCO-s për “mbështetjen e kauzave përçarëse sociale dhe kulturore”.

Ajo ka shtuar, në një komunikatë, se vendimi i UNESCO-s “për ta pranuar ‘Shtetin e Palestinës’ si shtet anëtar është tejet problematik, në kundërshtim me politikën e SHBA-së, dhe se i kontribuon ashpërsimit të retorikës kundër Izraelit brenda organizatës”. Vendimi do të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit të vitit 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që SHBA-ja do të largohet nga UNESCO-ja, e cila ka selinë në Paris, dhe hera e dytë gjatë një administrate Trump. Ajo iu ribashkua agjencisë për herë të fundit më 2023, nën administratën e Joe Bidenit.

Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se me keqardhje “të thellë” ka pranuar vendimin e SHBA-së, por ka thënë se ai ishte i pritshëm, dhe se agjencia “është përgatitur për të”. Ajo ka mohuar akuzat për anim kundër Izraelit.

Lexo edhe:

Zelensky do të takohet me Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë

Lavrov kritikon planin e Trump: Fokus vetëm te Gaza, mungojnë detajet për shtetin palestinez

“Këto akuza… janë në kundërshti me realitetin e përpjekjeve të UNESCO-s, veçanërisht në fushën e edukimit për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit”, është shprehur ajo.

Administrata Trump njoftoi më 2017 se SHBA-ja do të tërhiqej nga UNESCO-ja, duke e akuzuar organizatën për anim kundër Izraelit. Vendimi hyri në fuqi një vit më vonë. SHBA-ja dhe Izraeli ndërprenë financimin e UNESCO-s, pasi organizata votoi për përfshirjen e Palestinës së shtet anëtar më 2011.

Tërheqja e SHBA-së pritet të ketë ndikim mbi UNESCO-n, për shkak se Uashingtoni mundëson një pjesë të buxhetit të organizatës. Por, UNESCO-ja pritet t’ia dalë, teksa ka diversifikuar burimet e financimit gjatë viteve të fundit, ndërsa kontributi i SHBA-së është tkurrur, duke përbërë vetëm 8 për qind të buxhetit të përgjithshëm të organizatës.

Azoulay është zotuar se UNESCO-ja do të vazhdojë të kryejë misionin e saj, pavarësisht “resurseve të reduktuara”, teksa ka bërë të ditur se organizata nuk po planifikon ta shkurtojë stafin e saj tani për tani.

“Qëllimi i UNESCO-s është t’i pranojë të gjitha kombet e botës, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhura”, është shprehur ajo.

“Ne do të vazhdojmë do të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë amerikanë në sektorin privat, në organizata të shkencës dhe jofitimprurëse, dhe do të zhvillojmë dialog politik me administratën dhe me Kongresin amerikan”, ka thënë Azoulay.

Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr nga UNESCO-ja edhe gjatë administratës së Ronald Reaganit, më 1984, duke e konsideruar organizatën të keqmenaxhuar, të korruptuar dhe të keqpërdorur për avancimin e interesave të Bashkimit Sovjetik. SHBA-ja ishte kthyer në UNESCO më 2003, gjatë presidencës së George W. Bushit./ REL

Etiketa: Audrey Azoulaydonald trumpSHBAUnesco

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky do të takohet me Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë

19:02 : 13/10/2025
BOTA

Lavrov kritikon planin e Trump: Fokus vetëm te Gaza, mungojnë detajet për shtetin palestinez

16:07 : 13/10/2025
BOTA

Trump i hapur për negociata me Iranin, kritikon Obamën për nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore

14:34 : 13/10/2025
BOTA

Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Donald Trump

13:29 : 13/10/2025
BOTA

“Qiejt sot janë të qetë”, Trump: Ky është fundi i luftës e terrorit dhe fillimi i shpresës

13:23 : 13/10/2025
BOTA

Ligjimi i pengjeve, Trump pritet me duartrokitje dhe ovacione në parlamentin izraelit

12:23 : 13/10/2025
Para

Trafik droge nga Siria drejt BE-së/ GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur

TË GJITHA

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 14/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e alternime vranësirash, parashikimi i motit sot

08:04 : 14/10/2025

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com