• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“560 mijë lekë për 10 karkaleca”/ Fatura marramendëse te “Zoe Hora” e Xheni Gjikurisë

18:28 : 21/07/2025
në AKTUALITET

Një denoncim alarmant ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i cili hedh dritë mbi një nga arsyet kryesore pse turistët po largohen masivisht nga bregdeti i Jugut këtë verë: çmimet absurde dhe të pajustifikueshme në restorante dhe hotele që s’e justifikojnë asnjëherë atë që ofrojnë.

Rasti konkret vjen nga restoranti dhe hoteli “Zoe Hora” në Dhërmi, ku tre vajza kanë paguar plot 750 mijë lekë të vjetra (75 mijë lekë të reja) për një drekë me vetëm 10 karkaleca dhe disa ushqime të tjera. E revoltuar, njëra prej tyre ka ndarë përvojën duke shoqëruar edhe foton e faturës, e cila flet vetë.

Në listën e produkteve bien në sy çmime marramendëse, ku 1.2 kg karkalec vjollcë kushton plot 22,000 lekë, ndërsa skampi i egër gjithashtu 22,000 lekë. Fatura totale shkon në 74,550 lekë, një shifër që ka nxitur shumë komente për abuzimin me çmimet gjatë sezonit turistik.

Në mesazhin e saj, qytetarja shprehet:

“3 vajza, 750 mijë lekë. 10 karkaleca, 560 mijë lekë. Një turp, një tmerr. Dhe në fund na thanë: ‘Ju kemi sjellë cilësi premium’. Po çfarë cilësie premium është kjo, kur ushqimi nuk e justifikon çmimin? Për ne ka qenë një zhgënjim i madh.”

Lexo edhe:

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

Mashtrim me faturat e energjisë, dy persona në kërkim në Durrës

Ky nuk është një rast i izoluar. Çmimet e frikshme janë bërë arsyet kryesore pse këtë verë bregdeti i jugut është boshatisur si asnjëherë më parë. Mjafton të bësh një xhiro në rrjet për të parë që dhjetëra turistë dhe pushues vendas ankohen për të njëjtën gjë: çmime marramendëse, për shërbim mediokër.

Pak ditë më parë, edhe media prestigjioze italiane Corriere della Sera publikoi një artikull ku theksonte se turistët italianë po braktisin Shqipërinë, veçanërisht jugun, për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së raportit cilësi/çmim.

Kujtojmë këtu që pronarja e restorant-hotelit “Zoe Hora” në Dhërmi, që funksionon nën ombrellën e kompanisë Coast to Coast Shpk, është Xheni Gjikuria, bashkëshortja e Florenc Gjikurisë, ku ky i fundit njihet edhe si ‘gllabërues tenderash’ dhe mik i afërt me qeverinë.

Xheni Gjikuria është themeluese dhe CEO e këtij kompleksi që përfshin shërbime hotelerie, restoranti dhe pasurish të paluajtshme. Emri i kësaj ndërmarrjeje është përfshirë edhe në investigime të JOQ Albania, ku dy vite më parë është denoncuar nga një punonjëse e kompanisë së saj mosdhënia e rrogave për dy muaj dhe administrimi “me dy bilance”, ku një pjesë e pagës u jepej në cash.

Për më tepër, janë diskutuar tërheqje fonde nga Bashkimi Europian për përmirësime strukturore në Dhërmi, nëpërmjet kompanisë së Gjikurisë. Kjo gjë ka ngjallur dyshime të forta në lidhje me abuzimet dhe vjedhjet që janë kryer me fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri, me bekimin e ish-ministres, Frida Krifca.

Etiketa: denoncimifaturafatura marramendëseXheni GjikurisëZoe Hora

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

Mashtrim me faturat e energjisë, dy persona në kërkim në Durrës

15:01 : 09/10/2025
AKTUALITET

Borxhet e RTSH-së/ Nga Beniada te Kozeta Kurti e Nazarko, sa paguheshin “VIP-at” (FATURAT)

09:49 : 15/09/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Jam i çmendur, hap rrugën”/ Denoncimi: U fut kundra-vajtje dhe më nxorri pistoletën (VIDEO)

08:28 : 05/08/2025
Para

Policia e Kosovës gjen raketahedhëse në Mitrovicë të Veriut, prodhim serb

TË GJITHA

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari

21:08 : 01/11/2025

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025

Të shtëna me armë në Selenicë, plagoset një person

20:40 : 01/11/2025

Rrëshqitje dheu në Kenia! 21 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm

20:23 : 01/11/2025

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

20:05 : 01/11/2025

Itali/ 3 alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku në Tirolin e Jugut

19:58 : 01/11/2025

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

19:50 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com