• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE-ja dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

21:35 : 15/07/2025
në BOTA

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do të dëmtohej nga një plan i veçantë i BE-së për ta ndalur gradualisht gazin rus.

Komisioni Evropian kishte deklaruar të publikuar nga zyra e kryeministrit sllovak, Robert Fico, se do të punonte për t’i adresuar shqetësimet e Sllovakisë, duke u përpjekur të hapte rrugën për një marrëveshje për sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Përfaqësuesi i Sllovakisë në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së të martën kishte për detyrë të kërkonte shtyrjen e votimit të planifikuar për sanksionet, tha Fico në një deklaratë.

“Koalicioni qeveritar refuzon propozimin idiot të Komisionit Evropian për të ndalur furnizimin me gaz rus nga viti 2028”, tha Fico.

“Megjithatë, është i gatshëm të bisedojë për garancitë që do t’i ofrojnë Sllovakisë njëfarë sigurie në furnizimin me gaz pas vitit 2028”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Mbyllja e kazinove në Meksikë/ Punonjësit e Luftar Hysës në protestë: Na jep rrogat!

Hapja e kapitujve me BE/ Një proces më i mirë në letër se sa në praktikë

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke folur pas takimit të ministrave të Jashtëm, tha se ndihej “vërtet e trishtuar” që sanksionet nuk u miratuan, duke shtuar se “tashmë topi është në fushën e Sllovakisë”.

Ajo shtoi se ka shpresë se një marrëveshje për sanksionet mund të arrihet të mërkurën.

Sllovakia e ka bllokuar paketën më të fundit të sanksioneve – e cila kërkon miratimin unanim të shteteve anëtare të BE-së – derisa të adresohen shqetësimet e saj lidhur me një propozim të BE-së për të ndalur importet e gazit rus deri më 1 janar 2028.

Sllovakia, e cila vazhdon të importojë energji ruse dhe shpesh mban qëndrime pro-ruse për Ukrainën, argumenton se ndërprerja e gazit rus mund të shkaktojë mungesa, rritje çmimesh dhe tarifash transiti, si dhe kërkesa për dëmshpërblime nga furnizuesi rus Gazprom.

Propozimet e BE-së për ndalimin e gazit rus deri më 2028 – me një fazë të ndërprerjes graduale që fillon vitin e ardhshëm – kanë nevojë për mbështetjen e një shumice të përforcuar të vendeve për të kaluar, që do të thotë se Sllovakia nuk mund t’i vërë veton e vetme./ REL

Etiketa: BERusiasanksioneSllovakia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllja e kazinove në Meksikë/ Punonjësit e Luftar Hysës në protestë: Na jep rrogat!

10:55 : 18/11/2025
AKTUALITET

Hapja e kapitujve me BE/ Një proces më i mirë në letër se sa në praktikë

08:23 : 18/11/2025
AKTUALITET

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025
AKTUALITET

Rama “gosti” në Bruksel, tortë dhe verë zyrtarëve të BE-së

09:46 : 17/11/2025
BOTA

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025
Para

EMRI/ Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

TË GJITHA

“Nën hetim nga SPAK”/ Denoncimi: Kryetarja e komanduar e Tropojës ‘sfidon’ ligjin për herë të tretë

12:25 : 18/11/2025

Kamioni merr përpara çiftin shqiptar në Greqi, dërgohen në gjendje të rëndë në spital

12:14 : 18/11/2025

Situatë alarmante nga reshjet në Lezhë/ Del nga shtrati Lumi Drojë, mbi 50 shtëpi të përmbytura

12:00 : 18/11/2025

Përmbytet nënkalimi i Mamurrasit, fundoset makina bashkë me shoferin/ VIDEO

11:59 : 18/11/2025

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

11:49 : 18/11/2025

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij rrahin për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arrestohen

11:44 : 18/11/2025

Vijon skandali te Onkologjiku/ Mungesa e “Avastinës”, pezullon kimiot për pacientët me kancer

11:38 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com