Ish-shefi i Komisariarit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe është lënë në arrest shtëpie.
Masa e sigurisë u ndryshua për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-shefit të Rrugores Tiranës dhe pas mbërritjes së përgjigjes nga ekspertiza mjekësore.
Kujtojmë se Roven Zeka, mik i ngushtë i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës, kërkoi lirimin nga qelia për shkak se ka dëmtuar legenin gjatë rrëzimit në ambientet e paraburgimit.
Zeka akuzohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident. Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga apeli i GJKKO ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.