• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çahen tubacionet e rrjetit të ri/ Banorët e Polisit: S’kemi ujë prej 3 vitesh dhe paguajmë faturat

20:59 : 14/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pavarësisht një investimi publik prej qindra milionë lekësh për ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellësi, banorët e njësinë administrative Polis Gostimë në bashkinë e Librazhdit, vijojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Banorët kanë denoncuar këtë situatë pranë “Tak Fak” e cila ka degraduar deri në atë pikë sa shumë familje janë të detyruara të përdorin ujë të papërshtatshëm nga përrenjtë e zonës, ndërsa vazhdojnë të paguajnë rregullisht faturat mujore të ujit.

Në maj të vitit 2021, Bashkia Librazhd zhvilloi një tender me fond limit prej 66,223,040 lekë pa TVSH (rreth 870 milionë lekë të vjetra), me objekt ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellësi për fshatrat Polis dhe Gostimë.

Procedura ishte e hapur, ndërsa kontrata parashikonte një afat 5-mujor për përfundimin e punimeve. Por tre vite më vonë, rezultati i këtij investimi është i dukshëm në jetën e përditshme të banorëve, mungesë e vazhdueshme uji, tubacione që çahen shpesh dhe ujë që rrjedh kot në tokë.

Gazetarja e Tak Fak Anxhela Gjiriti bisedoi me banorët të cilët ankohen se janë të detyruar të mbushin ujë nga përroi pasi rubinetat janë bosh për pjesën më të madhe të kohës.

Lexo edhe:

Tirana pa ujë! Banorët e ‘Pallatit me Shigjeta’ furnizohen vetëm një orë në ditë

Skandal në fshatin Kurdari të Matit/ 2.5 mln euro për ujësjellësin, banorët ende pa ujë të pijshëm

“Ujin e pijshëm nuk e kemi prej 2-3 vitesh. Tubat çahen lart, ankohemi, i riparojnë, por çahen prapë. Ka ndodhur disa herë kështu. Na vjen dy ditë ujë dhe pastaj mungon për ditë të tëra”, thotë Myslim Skodi, kryeplaku i fshatit.

Një tjetër banor shprehet se në shtëpi ka ujë vetëm 4 orë në javë. Mungesa e ujit shkon deri dhe në 2 javë.

Ata thonë se e vetmja zgjidhje është përroi, ku kanë vendosur me iniciativë private tuba për të mbushur ujë, por uji është i pisët.

Shumica e banorëve detyrohen të mbushin fuçi me ujë për të përdorur lavatriçen ose për nevoja të tjera jetike.

Në lagjen Miraka, një prej zonave më të prekura, banorët tregojnë tubacione të hapura nga të cilat uji rrjedh kot në tokë.

“Tubat janë një pjesë me hekur e një pjesë me kauçuk. Duket qartë që ose projekti ka pasur llogari të gabuara për presionin dhe trysninë, ose firma ka abuzuar me materialet”, thotë një tjetër banor.

Absurdi qëndron në faktin se punonjësit e ujësjellësit, për shkak të frikës se tubat mund të çahen nga presioni, lëshojnë qëllimisht ujin në tokë, në vend që ta dërgojnë në rrjetin e brendshëm të fshatit.

Banorët kërkojnë që institucionet të hetojnë këtë situatë dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ata që kanë lejuar një investim të tillë të përfundojë në dështim.

“Kanë marrë paratë, por nuk na kanë dhënë ujë. Ka kaluar gati 3 vjet dhe ende jetojmë në kushte të tilla”, thonë ata.

Drejtori teknik i ujësjellësit dhe inxhinieri i firmës: Do shtrihet një linjë të re nga vetë kompania

Pasi mori shqetësimet e banorëve të fshatit Polis për mungesën e ujit të pijshëm, “Tak-Fak” shkoi te Bashkia Librazhd, për të mësuar nëse e ka marrë në dorëzim bashkia apo jo.

Në një komunikim me kryetarin e Bashkisë nëpërmjet telefonit, ai vetë thotë se nuk e ka marrë në dorëzim pasi nuk kishte qenë në detyrë në atë kohë, dhe gjithashtu tha se nëse donim më tepër informacion, të linin një kërkesë. Gazetarja e “Tak Fak”, Anxhela Gjiriti, priti aty deri në orën 4, por pa rezultat.

Por “Tak-Fak” e ndoqi edhe më tej këtë çështje, pasi shkoi tek Ujësjellës Kanalizme në qytetin e Librazhdit. Drejtori teknik së bashku me inxhinierin e firmës fituese shkojnë dhe shohim se ujë nuk ka.

Ata do të marrin masat dhe do fillojë puna për ndërtimin e një linje tjetër, e cila do të jetë me financim nga vetë firma që e ka ndërtuar dhe kështu zgjidhet problemi./ TakFak

Etiketa: bashkia librazhdPolisuje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana pa ujë! Banorët e ‘Pallatit me Shigjeta’ furnizohen vetëm një orë në ditë

17:20 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandal në fshatin Kurdari të Matit/ 2.5 mln euro për ujësjellësin, banorët ende pa ujë të pijshëm

20:51 : 25/09/2025
AKTUALITET

Skandal në Klos! Tubancionet në natyrë, banorët të shqetësuar: Ja si mbushet Ujëmbledhësi (VIDEO)

11:21 : 25/09/2025
AKTUALITET

Fatura e mungesës së ujit: Dëme, protesta dhe zhgënjim turistik

20:28 : 23/09/2025
AKTUALITET

Debia deri në 25 milionë lekë, UKT nuk ndryshon kontratën nga detyrimi i qiramarrësit

21:24 : 22/09/2025
AKTUALITET

Mungesa e ujit, banorët e Tiranës u kthehen puseve

16:22 : 16/09/2025
Para

"Ka luajtur për New Yorkun", Trump tregon futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave

TË GJITHA

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij

14:25 : 06/10/2025

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025

Aksident i rëndë në aksin Qukës-Golic, 3 të plagosur

14:09 : 06/10/2025

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025

IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

13:50 : 06/10/2025

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

13:48 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com