• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

09:55 : 12/07/2025
në BOTA

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar raportin paraprak hetimor të incidentit ajror në Ahmedabad të Indisë, kur nga rrëzimi i avionit humbën jetën 241 pasagjerët në të dhe shpëtoi vetëm një.

Sipas asaj që ka zbuluar Byroja Indiane e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, vetëm pak sekonda pas ngritjes për të dy motorët e avionit Air India u ndërpre furnizimi me karburant.

Të dy çelësat që kontrollonin furnizimin me karburant kishin kaluar në pozicionin “cut-off”, çka shkakton ndërprerjen e menjëhershme të motorëve. Por ajo që shton më shumë enigmën janë audiot e dëgjuara nga kutitë e zeza.

Në regjistrimin zanor të kabinës së pilotëve njëri prej tyre dëgjohet teksa pyet tjetrin, “Pse e ndërpreve?”, duke iu referuar karburantit

Piloti tjetër i përgjigjet se nuk e kishte bërë ai.

Lexo edhe:

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

Pak sekonda më pas, avioni filloi të humbiste lartësi dhe nga kabina u dërgua një sinjal emergjence përpara se avioni të përplasej në tokë, jashtë perimetrit të aeroportit.

Raporti thekson se çelësat e karburantit u kthyen njëri pas tjetrit në pozicionin “cut-off”. Menjëherë ato u kthyen sërish në pozicionin “on” duke bërë të mundur rindezjen e njërit prej motorëve, por në atë pikë, avioni nuk mundi të rimerrte shpejtësinë për të shmangur rrëzimin.

Raporti nuk specifikon se cili nga pilotët bëri deklaratat e dëgjuara në kabinë dhe as se cili prej tyre transmetoi thirrjen “mayday” para përplasjes.

Piloti komandues ishte Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, me mbi 15 mijë e 600 orë fluturimi, ndërsa bashkëpiloti Clive Kunder, 32 vjeç, kishte një përvojë prej 3 mijë e 403 orësh.

Raporti nuk sqaron se si çelësat mund të kenë kaluar në mënyrë të pavullnetshme në pozicionin “cut-off”. Sipas ekspertëve, ata përfshijnë mekanizma sigurie që e bëjnë të pamundur lëvizjen aksidentale.

Në kushte normale, ato përdoren vetëm pasi avioni ka mbërritur në portë, ose në raste të rralla emergjence, si për shembull në rast zjarri në motor – por raporti nuk përmend ndonjë emergjencë të tillë.

Kjo i ka shtuar edhe më shumë dilemat.

Eksperti amerikan i sigurisë ajrore John Cox deklaroi për Reuters se çelësat nuk mund të lëvizen rastësisht.

“Nuk mund t’i prekësh pa dashje dhe ato të ndryshojnë pozicion,” tha ai.

Një tjetër ekspert, Anthony Brickhouse, shtroi pyetjen: “Nëse çelësat janë lëvizur nga ndonjë pilot, pse është bërë kjo?”

Kujtojmë se i vetmi i mbijetuar nga kjo ngjarje ishte Vishwash Kumar Ramesh, një 40-vjeçar me nënshtetësi të britanike. Ai tregoi se avioni “sikur ngeci në ajër mennjëhrë pas ngritjes”.

Avioni ra në një zonë të banuar duke shkaktuar edhe vdekjen e disa personave në tokë. Sa i përket raportit përfundimtar për ngjarjen, ai mund të zgjasë disa muaj.

Etiketa: aksidentiavionibisedaIndikarburantipilotetrrezimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën një person

17:52 : 30/10/2025
AKTUALITET

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025
AKTUALITET

Michele D’Angelo del nga burgu, kthehet në Itali pasi u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar

13:53 : 24/10/2025
Para

Çmimi i duhanit në rritje, BE planifikon taksa të reja drastike për cigaret

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 13 nëntor 2025

23:10 : 12/11/2025

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com