• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur!

15:18 : 11/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka komentuar lëvizjen e dajës së tij, Zeqir Kordhonit, i cili kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” si deputet për qarkun e Tiranës.

Gjatë një intervistë të dhënë për emisionin “Shqipëria Live”, Shabani zbuloi se ka kontaktuar me dajën e tij dhe sipas tij, ai është njeri me dinjitet dhe është mërzitur, pasi ndihet i përdorur.

Endrit Shabani tha se kandidatët e listës së mbyllur kanë dorëzuar dorëheqjen, duke hedhur akuza drejt Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për vonesën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Gjithsesi, duhet theksuar se dorëheqjet e dorëzuara deri më tani nuk kanë vlerë juridike.

“Zeqiri ka qenë numërues në zgjedhje. Është krijuar bindja sikur Zeqiri është bërë deputet, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Ata kanë dorëzuar dorëheqjen, ndërkohë që KQZ e zvarrit këtë proces. Dokumenti është dorëzuar nga partia, i ka mbledhur dorëheqjet dhe i ka dorëzuar në KQZ. Nuk ka për ta marrë mandatin, as ai, asnjë nga kandidatët e Nismës. Zeqir Kordhoni është punëtor ndërtimi, është invalid. Mund të mos ketë shkollim shumë të madh, por ka dinjitet dhe në momentin që ndihet i përdorur, ka reaguar. Fola me të dje dhe ishte i mërzitur. Por dua të theksoj se nuk e ka marrë mandatin. Shqetësimi im më i madh është që të mbajmë skemën e listës së hapur. Ne kemi përdorur një artificë, që të mund ta përdorim në zgjedhjet e ardhshme. Por, partitë e mëdha mund të na pengojnë,” – thotë Shabani.

Shabani shtoi se një ditë më parë bisedoi me Lapajn dhe ranë dakord të përdorin të gjitha nismat ligjore që mandati të shkojë te lista e hapur.

Lexo edhe:

Do kandidojë për Avokat Populli, Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Ata u futën në zgjedhje me lista të hapura praktikisht, ku në listën e mbyllur vendosën emra fiktivë dhe mandatet do t’i merrnin kandidatët më të votuar nga lista e hapur.

Gjithsesi, më lart e theksuam prakisht, pasi pavarësisht se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqje formale, ata sërish e kanë të drejtën për të kërkuar mandatin siç po ndodh dhe me rastin e Zeqir Kordhonit.

Aktualisht, fituese e mandatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.

Ndërkohë, Zeqir Kordhoni është i renditur i 9-ti në listën e Tiranës, si kandidat i “Nisma Thurje” dhe sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.

Edhe pse ka dorëzuar një dorëheqje formale në KQZ më 11 Maj, Kordhoni i është drejtuar me një shkresë Ilirjan Celibashit, ku kërkon të verifikojë përmbajtjen e shkresë ku ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se nuk mban mend se çfarë është firmosur.

Zeqir Kordhoni, i datëlindjes 22 Shtator të 1967, është daja i Endrit Shabanit (Vëllai i të ëmës).

Etiketa: adriatik lapajdajaEndri ShabanimandatiZeqir Kordhoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Do kandidojë për Avokat Populli, Endri Shabani jep dorëheqjen nga Nisma Thurje, zgjidhet kryetari i ri

14:30 : 06/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së Llagamit

15:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit

20:39 : 15/10/2025
Para

Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

TË GJITHA

Asllani lojtari i ndeshjes, Shehu dhe Gjimshiti plotësojnë “podiumin”. Ja notat e lojtarëve të Kombëtares

08:09 : 14/11/2025

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

07:57 : 14/11/2025

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com