• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Furtunë” në Policinë e Shkodrës/ Proda shkarkon drejtorin dhe shefin e komisariatit (EMRAT)

10:15 : 10/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra të drejtorit të Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj, si dhe shefit të komisariatit, Nik Nikolla.

Ndërkohë, shefi i stacionit të Policisë së Thethit është pezulluar nga detyra, ku ndaj tij ka nisur edhe hetim disiplinor për shkelje të rëndë

Shkak për marrjen e këtyre vendimeve janë bërë ndërtimet pa leje të konstatuara në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas shkarkimit të Fatmir Lleshajt, në krye të Policisë së Shkodrës është komanduar Gentian Berberi. Për Berberin është një rikthim në Shkodër pas disa vetesh, teksa deri më tani ai ishte drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit.

Mësohet se pas largimit të Berberit, në krye të Policisë së Kukësit është komanduar Loard Sallaku, ish-shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë.

Lexo edhe:

Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth

Thethi kantier gërmadhash/ Banori ia thotë në sy shefit të komisariatit: Ti more lekë dhe i lejove (VIDEO)

Gjatë një deklarate për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda deklaroi se shefi i stacionit të Policisë së Thethit, inspektori i zonës dhe specialisti i krimeve në Shkodër nuk e meritojnë më të veshin uniformën e Policisë së Shtetit dhe të jenë pjesë e saj.

“Është e natyrshme që kur diçka e tillë ndodh, aty për aty ne të vihemi në lëvizje nga qytetarët, por është e papranueshme që ne të vihemi në lëvizje pasi abuzimi është bërë mal në sytë e të gjithë komunitetit dhe vetëm struktura pergjegjese nuk e ka marrë vesh akoma.

Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet e paprecedenta të konstatuara mu në qendër të Thethit, kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të kryer një hetim të thelluar disiplinor, ku paraprakisht ju informoj se shefi i Stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedura disiplinore për shkelje të rëndë. Besoj se ky funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm e ka zgjedhur rrugën e vet për të mos qenë më pjesë e Policisë së Shtetit, nuk gjej dot asnjë arsye që ai ta veshë me uniformën blu – pavarësisht denoncimit të bërë nga Policia në prokurorinë e Shkodrës, konkretisht referimi për ndërtimet pa leje në një zonë të mbrojtur, fatkeqësisht për këtë rast në mënyrë të çuditshme Prokurorja e çështjes u mjaftua me mosfillim procedimi.

Gjithashtu, ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistit të krimeve, të cilët po njësoj, nuk e meritojnë të jenë më pjesë e trupës së Policisë së Shtetit.” – deklaroi Ilir Proda.

Më tej, Proda tha se pavarësisht se Policia e Shkodrës e ka bërë detyrëmn duke depozituar kallëzim, sërish drejtuesi i kësaj Policie vendore nuk mund të jetë pa përgjegjësi, ndërsa shefi i komisariatit nuk mund të rrijë në atë detyrë kur nuk ka informacion se sa karrige dhe çadra pa leje ka në territor apo se sa veprime janë bërë në 24 orët e fundit për ndërtimet pa leje.

“Dua të jem shumë i qartë. Pavarësisht se Policia e Shkodrës ka bërë detyrën e vet duke referuar në prokurori çështjen e atij kompleksi të tërë ndërtimi pa leje mu në mes të një zone të mbrojtur, kjo as nuk ia heq përgjegjësinë Drejtorisë së Qarkut të Shkodrës për ndërtimet pa leje në Theth, që fatkeqësisht doli se nuk ishin një e dy dhe as nuk mund të mbetet përgjegjësi e përveçme e një shefi stacioni, e një inspektori zone apo e një specialisti krimesh. Jo, kjo nuk do të ndodhë as në këtë rast dhe në asnjë rast të ngjashëm nëse do të ketë.

Prandaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe bashkë me të edhe Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër. Nëse shefi i komisariatit nuk do të dijë jo se sa veprime pa leje mbi territorin janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por deri edhe se sa karrige lokalesh jashtë apo çadra plazhi të lejuara ka në territorin e mbuluar prej strukturës së tij, atëherë ai nuk do të rrijë më në atë detyrë.” – tha Proda.

Po ashtu, kryepolici paralajmëroi edhe drejtuesit e qarqeve të tjera që do të mbajnë përgjegjësi nëse konstatohen shkelje, teksa njoftoi se do të ketë edhe rëndim të masave për parkimet dyshe të automjeteve.

“Dua të ndaj me publikun dhe të paraqes para çdo strukture policore disa pika që janë të panegociueshme dhe prioritare për ditët, javët e muajt në vazhdim: Lirimi nga zaptimet arbitrare i hapësirave të përbashkëta publike në të gjitha qytetet e mëdha, është një detyrë e pandashme për çdo strukturë të policisë. Hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë. Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga cilado strukturë e policisë që ka për detyrë të parandalojë apo godasë këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit. Bashkitë, komunitetet dhe qytetarët i ftoj të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe të denoncojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë çdo rast indiference apo abuzimi nga ana e punonjësve të policisë apo çdo strukture tjetër inspektimi që ka për detyrë kontrollin e territorit.

Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal. Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj.

Shefat e komisariateve dhe drejtuesit e strukturave që kanë përgjegjësi për territorin do të jenë personalisht përgjegjës për rastet kur evidentohen ndërtime pa leje, zaptime të pronave, bllokime rrugësh, kthim i hapësirave komunitare në parkingje private, apo çdo abuzim me mjedisin, veçanërisht në zonat e mbrojtura.

Ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti! I ftoj edhe njëherë qytetarët që çdo rast abuzimi, neglizhence apo sjelljeje të papërshtatshme nga punonjësit e Policisë ta denoncojnë menjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.” – tha drejtori i Policisë.

Etiketa: Fatmir Lleshajilir prodaNdertimetNik Nikollapolicia e shkodrestheth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth

20:00 : 10/07/2025
AKTUALITET

Thethi kantier gërmadhash/ Banori ia thotë në sy shefit të komisariatit: Ti more lekë dhe i lejove (VIDEO)

18:48 : 10/07/2025
AKTUALITET

Manja “zbaton urdhërin” e Ramës, dërgon në ILD dhe KLP Prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjelin

18:28 : 10/07/2025
AKTUALITET

Protesta në Theth, banorët në lot: Na prishin biznesin, ishte i vetmi burim jetese

16:07 : 10/07/2025
AKTUALITET

Proda paralajmëron deri në 3 vjet burgim për shoferët që parkojnë dysh mjetet në rrugë

11:42 : 10/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Tabaku: Përgjegjisia bie mbi qeverinë që nuk kontrolloi territorin

11:36 : 10/07/2025
Para

Zhduken dy vajza të mitura në Fushë-Kosovë

TË GJITHA

Vendim qeverie/ Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

20:13 : 10/07/2025

Kalju-Partizani/ Dy gola në 4 minuta, Xhuliano Skuka i përgjigjet shpejt vendasve

20:12 : 10/07/2025

Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth

20:00 : 10/07/2025

Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Akuzat ishin shpifje

19:59 : 10/07/2025

Zyrtare/ Alen Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një tjetër ekip italian

19:58 : 10/07/2025

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

19:34 : 10/07/2025

Kalju-Partizani/ Sulmuesi i të kuqve lë fushën pas dëmtimit, Gega i beson një 16-vjeçari

19:32 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com