• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja kosovare në “takim special” me Laert Haxhiun

18:47 : 10/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Elton Qyno

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Siç mëson “Ora News”, në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimit Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Bucin, në dyqanin e tij në Kamëz.

Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambjentet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve spiciale.

Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Lexo edhe:

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

Zbardhet dëshmia e besnikut të Veliajt, Alban Dokushi prezent dhe në takimet intimiduese të dëshmitarëve

Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.

Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.

Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr.6 që ndodhet në katin e parë të godinës.

Ky incident të krijon përshtypjen se burgu i sigurisë së lartë në Korçë, funksionon si kabare, ku hyn e del kush të dëshirojë, mjafton të ketë pak ndikim.

Por njëherësh ky incident krijoi dhe një konflikt mes drejtorit tashmë të shkarkuar të burgut, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli, edhe ky i pezulluar.

Tashmë të dy janë referuar për hetim në prokurorinë e Korçës, e cila ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë 17 ditë nga ky incident, burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, përfshihet sërish në një incident të dytë. Ku këtë herë protagonist është prapë, Laert Haxhiu dhe dy anëtarët e grupit të tij, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Në mëngjesin e datës 29 qershor 2025, një skuadër e policisë operacionale të Burgjeve, ka hyrë në ambientet e Godinës “A”, duke ushtruar kontroll në dhomat Nr.4, 5 dhe 6, ku vuajnë dënimin të dënuarit për vrasje, Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili, Vladimir Kurti dhe Xhensi Lipo.

Gjatë kontrollit të 3 dhomave, skuadra operacionale gjeti dhe sekuestroi 4 aparate telefonike të markave “Iphone” dhe “Samsung”, kufje të markave “AËEI” dhe “IPODS”.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi mbetet e paqartë se kush është personi që ka furnizuar grupin e Laert Haxhiu me mjetet telefonike, ndërsa hetimet në prokurori vijojnë.

Prokuroria që po ndjek rastin, po kryen një seri veprimesh hetimore me shpresën e gjetjes së personit që ka mundësuar futjen e sendeve telefonike, pikërisht në qelitë Nr.4, 5, dhe 6, ku vuajnë dënimin 4 personat me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që 4 telefonat janë këqyrur dhe njëherësh në ditët në vijim do dërgohen dhe për ekspertim kompjuterik. Dy ditë pasi “Ora News” botoi raportin sekret, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, vendosi shkarkimin e drejtorit Fatjon Fasho dhe pezullimin e shefit të policisë, Sokol Kaçoli.

Pas gjetjes së telefonave, drejtoria e burgut Drenovë mori vendimin për izolimin e Laert Haxhiut. Ndërsa pritet që kreu i SPAK, gjatë kësaj kohe ti propozojë komisionit të Posaçëm, për izolimin në regjim “41 bis” të 3 anëtarëve të këtij grupi kriminal Anterio Kaloshi, Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu.

Ky grup vepronte në disa qytete si Lushnjë, Tiranë, Pogradec, Durrës, Tepelenë, Peqin, Korçë dhe Greqi, duke kryer krime të ndryshme nga shitja e lëndëve narkotike, vjedhja, gjobëvënie, e deri tek krimet e rënda si shkatërrim i pronës me eksploziv dhe vrasjet.

Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi vuajnë dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, pasi janë dënuar të tre për akuzën e vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dhe dy persona të tjetër.

Ndërkohë ndaj Haxhiut dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij, janë dhe dy procese gjyqësore të hapura në prokurorinë e posaçme SPAK, ajo e vrasjes së Besnik Hidës, ku Laert Haxhiu ka vepruar së bashku me Orgest Bilbilin, Ardian Ahmetin i njohur si “Pepe” dhe persona të tjerë.

Ndërsa dosja tjetër që lidhet me Laert Haxhiun, është ajo e vrasjeve seriale, vjedhjeve, shkatërrimit të pronës me eksploziv të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ku i penduar është bërë anëtari i grupit, Artan alias Marjus Tafani./Oranews

Etiketa: banda e lushnjeslaert haxhiuspakVladimir KurtitZiza Pajaziti

Lajme të lidhura

Në foto: Ceno Klosi në SPAK
AKTUALITET

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

22:00 : 31/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e besnikut të Veliajt, Alban Dokushi prezent dhe në takimet intimiduese të dëshmitarëve

18:11 : 31/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK

15:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

Operacioni “Pandora”/ Oficeri gjerman: Shmangëm një mashtrim 10 mln euro

15:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

15:22 : 31/07/2025
AKTUALITET

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

12:43 : 31/07/2025
Para

Thethi kantier gërmadhash/ Banori ia thotë në sy shefit të komisariatit: Ti more lekë dhe i lejove (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com