• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë

09:36 : 08/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 vite pune për të blerë një apartament.

Kjo kohë është më e gjata në të gjithë Europën, sipas treguesit Numbeo, që llogarit indeksin e çmimit ndaj të ardhurave, që mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, për mesin e vitit 2025.

Kjo është hera e parë që Shqipëria del në fund të listës për raportin e çmimeve të apartamenteve ndaj të ardhurave në 36 shtete të matura.

Në renditjen e fillimit të vitit 2024, viti më i hershëm kur Shqipëria është përfshirë në këtë tregues, vendi renditej në vend të 32, me 13.8 vite, duke lënë pas ndër të tjera Maqedoninë e Veriut (14.8) dhe Serbinë (16.8), që ishte e fundit në listë.

Përkeqësimi në renditjen e fundit tregon për një rritje më të shpejtë të çmimeve të apartamenteve në raport me të ardhurat. Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

Lexo edhe:

Panairi i 28-të i Librit, ja ndarja e çmimeve për këtë vit

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin!

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Rritja e çmimeve të apartamenteve ka qenë shumë më e shpejtë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për një familje që të blejë një shtëpi. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, në kryeqytet, çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror. Banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror.

Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror dhe sa më shumë i afrohesh qendrës çmimet arrijnë në 3-4 mijë euro/metër katror. Në zonën pranë liqenit dhe në kullat në qendër të Tiranës, çmimet fillojnë nga 5 mijë euro për metër katror.

Në Durrës apartamentet fillojnë nga 1200 -1700 euro për metër katror, sipas ofertave aktuale të agjencive. Çmimet më të larta ka në zonat me pamje deti dhe komplekset për banorë të nivelit të lartë, deri në 2,000 euro/m².

Në zonën e Lungomare, Agjenci si Smart Capital dhe Vlora Estate ofrojnë apartamente 2+1 me sipërfaqe rreth 110 m² për 215,000–285,000 euro, që përkthehen në 1,950–2,600 euro/m².

Zonat pak më të thella (Rradhimë, Kalaja, Uji i Ftohtë) kanë çmime prej 130,000–160,000 euro për 60–80 m², që korrespondojnë në 1,700–2,200 euro/m².

Në Sarandë për një apartament mesatar, sipas agjencive, çmimi luhatet rreth 1,800–2,200 euro/m², ndërsa investimet në zona luksi shkojnë deri në 2,500–2,800 euro/m².

Pas Shqipërisë, apartamentet më të shtrenjta sipas fuqisë blerëse janë në Serbi, vlerëson Numbeo, me 15.8 vjet.

Më pas renditen Rusia (15.5), Portugalia (14.6). në rajon, apartamentet më të lira janë në Maqedoninë e veriut, ku një familjeje i duhet të punojë 12.5 vjet (mungojnë të dhënat për Indeksi Çmim ndaj të ardhurave mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti. Ai tregon sa vite të ardhurash neto familjare duhen për të blerë një apartament mesatar, ku një vlerë më e ulët nënkupton përballueshmëri më të mirë.

Përllogaritja bazohet në:
-të ardhurat neto familjare të barasvlershme me 1.5 herë pagën mesatare neto (duke supozuar se 50% e grave janë aktive në tregun e punës),
– çmimin e një apartamenti mesatar prej 90 m²,
– dhe çmimin mesatar për m² të përllogaritur si mesatarja ndërmjet zonave qendrore dhe periferike të qytetit.

Ky tregues përdoret gjerësisht për të krahasuar sa i përballueshëm është tregu i banesave në një qytet apo vend. Treguesi është pjesë e Indeksit të Cilësisë së jetesës, ku Shqipëria u rendit e fundit në Europë, ky një nga faktorët që ndikoi në këtë rezultat lidhet me çmimet e larta të apartamenteve në raport me të ardhurat, krahas fuqisë së ulët blerëse dhe kujdesit shëndetësor./MONITOR

Etiketa: apartamentecmimeeuropeShqiperiate shtrenjta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Panairi i 28-të i Librit, ja ndarja e çmimeve për këtë vit

14:43 : 15/11/2025
AKTUALITET

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin!

10:06 : 15/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
SPORT

Asllani lojtari i ndeshjes, Shehu dhe Gjimshiti plotësojnë “podiumin”. Ja notat e lojtarëve të Kombëtares

08:09 : 14/11/2025
SPORT

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

16:12 : 13/11/2025
Para

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

TË GJITHA

Zjarri në Astir, PAMJE nga momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë dy fëmijët e mitur

16:27 : 15/11/2025

Aksident i rëndë në Fier/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

16:14 : 15/11/2025

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025

Sapo fituan tenderin, “Net Group” dhe “Hill Internacional V.N.” ndryshuan 98% të stafit që do mbikëqyrte punimet në Llogara

16:06 : 15/11/2025

Lë pas historinë me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj kapet mat me partnerin e ri në Amerikë/ FOTO

15:59 : 15/11/2025

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

15:47 : 15/11/2025

Anglia ashpërson ligjin e emigracionit, preken shqiptarët

15:38 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com