Në mes të muajit prill të këtij viti, emisioni “Stop” në Tv Klan solli një histori nga Qukësi i Prrenjasit, ku Ilirjan Çelniku tha se që në dhjetor 2024, gruaja e tij, Sabria, iku nga shtëpia me të dashurin. Fillimisht ajo mori dhe dy fëmijët, por më pas Ilirjani arriti të marrë djalin. Vajza që mbeti me të ëmën, humbi çdo kontakt dhe nuk shkonte në shkollë prej 3 muajsh. Nga ana tjetër, Ilirjani tha se është kërcënuar nga partneri i gruas, Lulzim Biçaku.
“Stop” u interesua pranë shkollës së mesme të bashkuar “Dilaver Nezha” në Qukës dhe drejtoresha Nertila Vasku tha se pas pushimeve të fundvitit, vajza nuk kishte shkuar në shkollë.
“Stop” rikthehet në Qukës pasi vajza e vogël u rikthye dhe partneri i nënës e solli tek i ati, e la në rrugë dhe u largua. Si të mos mjaftonte kjo, nëna nuk i përgjigjet në telefon vajzës. Këtë fakt të dhimbshëm e tregon gjyshi i saj, Muharrem Çelniku, pasi Ilirjani ishte në Maqedoni për punë.
Psikologia e shkollës, Esmeralda Leka, thotë se vajza është ambientuar në shkollë dhe duket më e qetë. “Stop” takon vajzën e vogël 8-vjeçare, e cila është e lënduar që e kanë gënjyer dhe e kanë rikthyer te Ilirjani që nuk e thërret baba. Ndërsa për vëllain dhe gjyshërit, e mitura thotë se e ka marrë malli./tvklan.al