• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:40 : 07/07/2025
në BOTA

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS) nuk e konsiderojnë më terroriste.

HTS-ja është grup që dikur kishte lidhje me Al-Kaidën – organizatë terroriste – ndërsa në dhjetor e ka rrëzuar Qeverinë në Siri.

“Në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Sekretarin e Thesarit, ju njoftoj për heqjen e Frontit al-Nusrah, të njohur edhe Hay’at Tahrir al-Sham nga lista e organizatave terroriste”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Një koalicion i armatosur, i udhëhequr nga lideri i grupit HTS, Ahmed al-Sharaa, e ka rrëzuar Qeverinë e Bashar al-Assadit, atëbotë president, duke i dhënë fund regjimit brutal që ka zgjatur për gjysmë shekulli nga familja e Assadit.

Sharaa është vetëshpallur president i përkohshëm, vendim që është mirëpritur, por jo me doza të larta entuziazmi, në Uashington, Evropë dhe vende tjera.

Lexo edhe:

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

Vendimi i Uashingtonit do të nisë së zbatuari të martën dhe vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump javën e kaluar për shfuqizim të sanksioneve të SHBA-së kundër Sirisë.

Trump ka hequr sanksione tjera kundër Sirisë në maj, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Arabisë Saudite dhe Turqisë për të ndihmuar që shteti i shkatërruar nga lufta të rintegrohet në ekonominë globale.

SHBA-ja e ka hequr nga lista e zezë edhe Sharaan, pasi ai është ngjitur në pushtet.

HTS, që është njohur edhe si Fronti al-Nusra, ka qenë dikur degë e Al-Kaidës në Siri, mirëpo i ka shkëputur lidhjet me grupin xhihadist më 2016, dhe ka tentuar të krijojë imazh tjetër në publik.

Deri më 2017, HTS-ja ka pasur kontrollin e një pjese të madhe të veriperëndimit të Sirisë dhe ka krijuar administratë civile në atë zonë, mes akuzave për abuzime brutale kundër atyre që dalin kundër regjimit.

Në janar, pas rrëzimit të regjimit të Assadit, autoritetet e reja kanë bërë të ditur për shpërbërje të të gjitha fraksioneve të armatosura dhe të gjitha janë integruar në trupa shtetërore, sikurse është forca e re policore./ REL

Etiketa: Al-NusranHTSSHBAsiri

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

09:59 : 16/07/2025
BOTA

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati

08:16 : 16/07/2025
BOTA

Përleshjet e fundit në Siri, ish-ministri Wahhab krijon forcën e armatosur “ushtria e Tawhid”

21:14 : 15/07/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë përgënjështron FT: Trump nuk i ka kërkuar Zelensky-t të sulmojë Moskën

19:39 : 15/07/2025
BOTA

Trump: Britania do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

16:53 : 15/07/2025
Para

Kabinat në Theth në pronësi të Prek Kodrës? Dyshohet se e moshuara u përdor nga "snajperisti"

TË GJITHA

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025

Falsifikoi vdekjen e tij, ekstradohet drejt Italisë 56-vjeçari shqiptar

09:59 : 16/07/2025

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

09:56 : 16/07/2025

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

09:45 : 16/07/2025

Aksident në Skërficë – Sarandë, makina përmbyset në mes të rrugës

09:44 : 16/07/2025

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

09:35 : 16/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ Mes personave të shoqëruar edhe e dashura e një prej autorëve të krimit

09:25 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com