• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakër mjedisore në Theth: Parku Kombëtar po betonizohet, institucionet heshtin

21:07 : 07/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Parku Kombëtar i Thethit, një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në Shqipëri dhe simbol i natyrës së paprekur të Alpeve, po përjeton një valë të paprecedentë ndërtimesh pa leje, duke u kthyer në një kantier kaotik ku ligji mungon dhe betonimi i peizazhit është bërë normë.

Pamjet me dron të siguruara nga gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare zbulojnë sesi ndërtimet po përhapen me ritme të frikshme jo vetëm në qendër të fshatit, por edhe në pyjet përreth, në zona të thella dhe të virgjëra. Bujtina, hotele, struktura turistike dhe mure rrethues po ngrihen hapur, në sy të të gjithëve, pa pengesë dhe pa leje.

Gazetarët takuan punëtorë që e pranojnë hapur se po ndërtojnë jashtë ligjit, duke e justifikuar me frazën e zakonshme: “Kështu bëjnë të gjithë”. Në zonat më të izoluara, ku ndërtimet kryhen në pyll, janë vendosur edhe kamera sigurie të fshehura nëpër pemë për të monitoruar lëvizjet dhe për të shmangur inspektimet.

Institucionet? Mjaftohen me letra dhe gjoba që nuk zbatohen.
Inspektori i Policisë së Zonës, i kontaktuar nga gazetarët, pohoi se ka disa procedime penale në vijim për ndërtimet e paligjshme, por shtoi se aktualisht janë të fokusuar tek kontrollet për kultivimin e kanabisit.

Drejtori i IKMT Shkodër pranoi se janë vendosur gjoba dhe se janë referuar raste në prokurori, por refuzoi të dërgojë inspektorë në terren, duke këmbëngulur se çdo reagim do të bëhet vetëm “me shkresë”.

Lexo edhe:

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shkodër konfirmon zyrtarisht se në Theth nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi, as për struktura klasike dhe as për ato me dru që shpesh paraqiten si “miqësore me natyrën”. Sipas këtij institucioni, janë vendosur gjoba që kalojnë vlerën e 100 milionë lekëve, por asnjë nuk është ekzekutuar pasi subjektet i kanë çuar në gjykatë.

Në sfondin e një shteti që procedon me ritme burokratike dhe tërhiqet përballë çdo padie, Parku i Thethit po humbet çdo ditë pak nga pak vlerën që e bënte unik: natyrën e paprekur. Priten pyje, hapen rrugë, ndërtohet pa ndalesë. Dhe ndërsa shkelësit e ligjit fitojnë terren, Shqipëria humbet një nga thesaret e saj më të çmuara./Top Channel

Etiketa: ikmtShkodertheth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

10:55 : 04/11/2025
AKTUALITET

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

13:45 : 02/11/2025
AKTUALITET

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025
AKTUALITET

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
Para

Dëmtimi i Musialas, agjenti në krah të Donnarummas: Nuk e bëri me qëllim

TË GJITHA

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025

Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave

16:38 : 04/11/2025

Evazioni fiskal i ‘Bankers’/ GJKKO liron nga qelia ish administratorin, Leonidha Çobo

16:26 : 04/11/2025

VIDEO/ Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve

16:19 : 04/11/2025

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për kryeministrin Rama

16:19 : 04/11/2025

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

16:09 : 04/11/2025

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com