Feta Fetai është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC. Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe e ka prezantuar si huazim nga Lokomotiva e Zagrebit, me opsion blerjen në përfundim të sezonit.
Fetai e kishte paralajmëruar transferimin e tij në Lindjen e Mesme, për shkak të kushteve më të mira financiara. 20-vjeçari u largua me 55 ndeshje nga Lokomotiva e Zagrebit.
Mesfushori shqiptar do të jetë shok skuadre me Leon Dajakun. Po ashtu edhe me Pako Alkaser dhe Adel Tarab. Ky i fundit ka eksperiencë të pasur në karrierë ku ndër të tjera luajti edhe me Milanin.
Pako Alkaser ndërkohë ka mbajtur veshur fanellën e Barcelonës, që e bleu nga Valencia për 30 milionë euro.