Arkmortet me trupat e pajetë të Diogo Jotës dhe Andre Silvës u futën në kishën e ‘Ngjalljes’ në Gondomar në orën 11:07 të kësaj të shtune, në qytezën e tyre të lindjes në afërsi të Portos.
Të udhëhequr nga prifti katolik i Dioqezës dhe mijëra të pranishëm, miqtë dhe të afërmit shoqëruan për herë të fundit dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht dy ditë më parë.
Futbollistët e Liverpool, Portugalisë dhe Penafiel ishin të pranishëm në ceremoni. Të shumtë ishin personalitetet e futbollit ndërkombëtar, gazetarë dhe drejtues klubesh e institucionesh që zhvilluan homazhe për futbollistët.
Me lule në duar, lot në sy dhe kambanat me tingullin funebër, dy vëllezërit u përcollën për në banesën e fundit me duartrokitjet e fansave.