Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Lexo edhe:

Të paktën 35 palestinezë humbën jetën të premten, 4 korrik, në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve ajrore izraelite dhe të shtënave pranë zonave të shpërndarjes së ndihmave, kanë raportuar burime spitalore lokale.

Sipas morgut të spitalit Nasser, 15 persona, mes tyre tetë gra dhe një fëmijë , u vranë në sulme ajrore të kryera herët në mëngjes. Ndërkohë, 20 të tjerë u qëlluan për vdekje ndërsa prisnin për ndihma humanitare. Dy prej tyre humbën jetën afër pikave të shpërndarjes në Rafah, ndërsa të tjerët po prisnin kamionët me ndihma në pjesën jugore të Gazës.

Kryqi i Kuq njoftoi gjithashtu se një punonjës i një spitali fushor në Rafah u plagos nga një plumb qorr, ndërsa dy anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze u lënduan më herët gjatë ditës teksa po kryenin detyrat e tyre në të njëjtën zonë.

“Kjo ngjarje është e papranueshme dhe përforcon rrezikun me të cilin përballen çdo ditë civilët, stafi mjekësor dhe pacientët në Gaza,” tha organizata në një deklaratë.

Ushtria izraelite njoftoi gjatë mesditës së së premtes se do të zhvillonte sulme në lagje të caktuara të qytetit Khan Yunis në jug të Gazës dhe paralajmëroi banorët të zhvendosen drejt perëndimit.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha të premten se kishte dokumentuar të paktën 613 vrasje në afërsi të pikave të ndihmave ose pranë karvanëve humanitarë. Zëdhënësja e OHCHR, Ravina Shamdasani, deklaroi se këto të dhëna janë të vlefshme deri më 27 qershor dhe se janë shënuar edhe incidente të tjera që prej asaj date.

Sipas të dhënave të OKB-së, 509 nga viktimat janë vrarë në afërsi të pikave të ndihmave të drejtuara nga Gaza Humanitarian Foundation (GHF), një organizatë e mbështetur nga SHBA. Megjithatë, GHF ka mohuar saktësinë e këtyre shifrave, duke i cilësuar si të bazuara në burime nga “ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi” dhe i ka cilësuar si një përpjekje për ta diskredituar atë.

GHF thotë se ka shpërndarë mbi 60 milionë vakte ushqimore gjatë pesë javëve të fundit “në mënyrë të sigurt dhe pa ndërhyrje”, ndërsa sipas saj, organizata të tjera humanitare janë përballur me grabitje dhe ndërprerje të ndihmave.

Ndërkohë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka konfirmuar se janë shënuar edhe raste dhune ndaj drejtuesve të kamionëve me ndihma dhe episode plaçkitjeje të dhunshme, të cilat i ka cilësuar të papranueshme.

Lajme të lidhura

Para