• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare

15:44 : 03/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Fierit akuzon drejtuesit dhe ish-drejtuesit e Bankers se i kanë shkaktuar Shqipërisë humbje në miliona euro dhe kanë përdorur mashtrimin me TVSH-në. Kompania premtoi bashkëpunim për hetimin, por pretendoi se Tatimet i kishin borxh 36 milionë dollarë në rimbursim TVSH-je.

Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten se kishte lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe disa personave me pozicione drejtuese në këtë kompani, që janë sipas prokurorisë të dyshuar për shmangie tatimore dhe vepra të tjera penale gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo u arrestuan të mërkurën, ndërkohë janë ekzekutuar edhe 7 masa të tjera sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Fierit. Prokuroria bëri me dije se pesë persona, kryesisht me shtetësi të huaj, janë shpallur në kërkim.

Prokuroria tha se të arrestuarit dhe shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal”.

Në një reagim publik pas arrestimeve, Bankers deklaroi se po bashkëpunonte me autoritetet për të bërë transparencë, por tha se ishin Tatimet që i detyroheshin asaj rimbursim TVSH-je në vlerë 36 milionë dollarë.

Lexo edhe:

VIDEO drithëruese/ Pamjet apokaliptike në Delvinë, rrezikohen puset e “Delvina Gas”, zero reagim nga shteti

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

“Në përgjigje të hetimeve të fundit rregullatore, BPAL dhe kompania jonë mëmë, BPL, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet shqiptare”, thuhet në njoftimin e ndarë nga kompania. Kompania bëri me dije se do të emëronte një përfaqësues të lartë për të garantuar bashkëpunim të plotë dhe transparencë.

Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania Bankers Petroleum dhe drejtuesit e saj ishin përgjegjës për shmangie të detyrimeve në “miliona euro”. “Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas akuzës, kompania kishte eksportuar dhe shitur 532 miliardë lekë naftë apo rreth 5 miliardë euro, por kishte deklaruar humbje në shumën 11 miliardë lekë apo rreth 110 milionë euro përgjatë gjithë periudhës. Prokuroria e mori indicien nga një hetim i Drejtorisë së Hetimit Tatimor, sipas së cilës kjo humbje vjen për shkak se kompania ka “rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese”.

Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit dhe prokurori i çështjes, Elion Mustafaj i tha BIRN se hetimet ishin në vijim. Ai tha se pavarësisht kohës së kaluar, veprat penale në hetim nuk ishin parashkruar. “Po hetojmë ato vepra që nuk janë parashkruar”, tha Mustafaj.

Bankers nuk iu është përgjigjur drejtpërdrejt pretendimeve të prokurorisë, por në njoftimin për media kompania tha se prej 2016, kur pronësia ndërroi duar, kishte implementuar ndershmëri dhe transparencë.

Kompania pretendoi gjithashtu se Shqipëria kishte përfituar nga puna e saj.

“Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare; kemi siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto; dhe kemi mbështetur më shumë se 1,500 familje lokale përmes punësimit cilësor. Jemi krenarë në mënyrë të përulur që kemi kontribuar me 730 milionë dollarë në rentën minerare”, tha kompania. Sipas saj, po ashtu ishin dhënë 40 milionë dollarë për mbrojtjen e mjedisit dhe 10 milionë dollarë për forcimin e komuniteteve.

Kompania këmbënguli se do mbështeste hetimet. “Respektojmë dhe mbështesim të gjitha masat ligjore për të ruajtur standardet rregullatore dhe të integritetit në Shqipëri”, thuhet në komunikatë.

Bankers Petroleum është themeluar në vitin 2004 si një kompani e vogël e regjistruar në bursë, ndërsa ajo u fuqizua me shpejtësi përgjatë viteve në vijim pasi mori me koncesion shfrytëzimin e burimeve të naftës në Patos – Marinzë, e cila është burimi më i madh i prodhimit të naftës në Shqipëri.

Kompania nënshkroi një kontratë hidrokarbure me qeverinë shqiptare në vitin 2004, në bazë të së cilës, fitonte të drejtën për të shfrytëzuar burimin e naftës Patos-Marinzë. Kontrata parashikonte që Bankers duhej të investonte për të rritur prodhimin e naftës dhe duhej t’i paguante qeverisë shqiptare 50 për qind normë fitimi pasi të shlyente investimet fillestare. Në vitin 2016 aksionet e kompanisë u shitën te një grup i ri investitorësh.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e vendit hetojnë kompaninë Bankers Petroleum, të cilën e kanë akuzuar për mospagim të plotë të detyrimeve ndaj shtetit. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore akuzoi Bankers në vitin 2012 për shmangie të pagesave ndaj shtetit përmes nënkontraktimeve të shtrenjta. Çështja u dërgua në arbitrazh dhe në verën e vitit që shkoi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës njoftoi se shteti shqiptar kishte fituar padinë në arbitrazh.

/BIRN

Etiketa: aksioniBankersBankers PetroleumnafteshfrytëzimiSkeme mashtrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO drithëruese/ Pamjet apokaliptike në Delvinë, rrezikohen puset e “Delvina Gas”, zero reagim nga shteti

22:32 : 12/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

15:43 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Miliona euro dëm shtetit/ Apeli lë në burg ish-administratorin dhe CEO-n e “Bankers Petroleum”

10:29 : 06/08/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Gjykata e Apelit vendos sot për masat e sigurisë

09:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Apeli shtyn për nesër dhënien e vendimit për masat e sigurisë

18:17 : 05/08/2025
Para

E mori te Liverpool, Klopp refuzon të pranojë vdekjen e Jotës: M'u thye zemra!

TË GJITHA

Vlorë/ Dy vatra të mëdha zjarri përfshijnë fshatin Kuç

21:37 : 13/08/2025

Vatër zjarri në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi 

21:13 : 13/08/2025

Çelhaka paralajmëron Egnatian: Olimpija Ljubljana vjen në Rrogozhinë vetëm për fitore!

21:07 : 13/08/2025

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025

Romë, shqiptari kapet duke vjedhur restorantin me karrocë verash

20:28 : 13/08/2025

Superkupa e Evropës/ PSG dhe Tottenham publikojnë formacionet zyrtare

20:23 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com