• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Del VIDEO e arratisjes së Joni Sadikajt, “Audi” theu traun e parkingut të qendrës tregtare

18:05 : 03/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së regjistruara ditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut, ku forcat “Shqiponja” të Policisë së Shtetit u vunë në ndjekje të automjetit “Audi Q8” me të cilin udhëtonin Joni Sadikaj dhe Skerdi Sina.

Pamjet i ngjajnë një skene filmi. Në videon e publikuar nga News 24 shihet momenti kur dy motora me 4 efektivë të “Shqiponjave” i afrohen automjetit ku ndodheshin Joni Sadikaj dhe Skerdi Sina në parkingun e një qendre tregtare, pas dyshimeve se ishin të armatosur, ndërkohë që ata rezultonin dhe në kërkim.

Pas disa sekondash komunikime mes efektivëve dhe të rinjëve, Joni Sadikaj dhe Skerdi Sina nuk iu binden urdhrit të “Shqiponjave” për kontroll dhe janë arratisur me shpejtësi, madje duke thyer me automjet edhe traun e parkingut.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ “Audi” nxjerr jashtë rruge furgonin, një person i plagosur

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

Më pas, efektivët e “Shqiponjave” u vunë në ndjekje të dy të rinjëve, ku gjatë ndjekjes në zonën e “Vasil Shantos”, në ish-Bllok dhe “Myslym Shyri”, automjeti “Audi Q8” ka përplasur tre makina të tjerë.

Më pas, dy të rinjtë kanë hedhur armën e zjarrit pistoletë në rrugë dhe janë arratisur. Pasagjeri, Skerdi Sina, 29 vjeç, nuk ia doli dot, pasi u arrestua nga Policia, ndërsa drejtuesi i mjetit, Joni Sadikaj, 26 vjeç është shpallur në kërkim. Gjithashtu, uniformat blu sekuestruan edhe armën e zjarrit pistoletë.

Të përfshirë në ngjarjen e Astirit

Joni Sadikaj dhe Skerdi Sina rezultojnë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në “Astir” më 9 Janar, ku së bashku me 3 shokë të tjerë dyshohet se mbajtën të mbyllur në një apartament me qira ditor në Astir vajzën 21-vjeçare Sajma Q.

Veç Skerdi Sinës dhe Joni Sadikajt, në atë kohë u shpallën në kërkim edhe shtetasit: Anduen Alia, 36 vjeç, Ogert Alia, 31 vjeç, dhe Arnold Jaho, 40 vjeç. Mbi 5 të rinjtë rënduan akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Atë ditë, Policia e Tiranës u alarmua nga telefonata e 21-vjeçares, e cila kërkoi ndihmë me pretendimin se po mbahej me forcë nga disa persona në një apartament në Astir. Kur policia mbërriti në vendngjarje, vajza refuzoi të bashkëpunonte. U desh ndërhyrja e forcave speciale Renea për të shpëtuar të renë ku më pas u zbulua se më shumë se sa një pengmarrje kishte të bënte me një festë mes të rinjsh ku nuk mungonte droga, alkoli dhe armët.

Vajzat me të cilat djemtë kaluan mbrëmjen e 8 janarit i thanë Policisë se kishin qenë në festë me dëshirën e tyre në dy shtëpitë e marra me qira nga djemtë, por hetimet zbuluan se më shumë se sa një festë e çmendur mes miqsh, personat e përfshirë rezultonin jo vetëm me precedentë penal por të gjendur fajtor edhe nga gjykata për trafikimin e sasive të mëdha lëndëve narkotike.

Joni Sadikaj i dënuar për trafik të lëndëve narkotike

Në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut të vitit 2017, rreth orës 02:20, në fshatin Bogë, në Kavajë, patrulla e zakonshme e policisë tentoi të ndalonte dy automjete.

Megjithëse patrulla u ka bërë shenjë për të ndaluar shoferët kanë shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë autorët kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet. Por, disa prej tyre u arrestuan më vonë.

Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

“Grupi hetimor sekuestroi edhe dy automjete të tjera, njëra veturë Toyota dhe tjetra kamionçinë, si edhe shumë pranë bregut të detit, një skaf me dy motorë, i lidhur me një zetor që shërbente për tërheqjen e tij. Pra, në total, deri në këtë fazë hetimore, janë sekuestruar 7 mjete lëvizëse, nga të cilat dy vetura, një fuoristradë, një furgon, një kamionçinë, një zetor dhe një skaf. Me zbulimin e skafit, grupi hetimor krijoi dyshimet se lënda narkotike ishte për qëllim trafikimi në Itali” – njoftoi prokuroria.

Si person i përfshirë në këtë ngjarje rezultonte Joni Sadikaj i cili dhe pretendoi pafajësinë dhe u shpall fajtor nga gjykata.

Prokuroria i faktoi gjykatës prezencën e Sadikajt në këtë tentativë trafikimit me prova të gjetura në terren, por dhe nëpërmjet përgjimeve ambientale brenda ambienteve të komisariatit të Kavajës.

Më 6 dhjetor 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi deklarimin fajtor të Joni Sadikajt me 12 vite burgim për trafikim narkotikësh. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite.

I riu e apeloi çështjen dhe përfundimisht me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 7 vite burgim.

Megjithëse i gjendur fajtor për një vepër të rëndë penale Sadikaj rifitoi lirinë pas 4 vitesh e 7 muajsh. Kjo për shkak se Sadikaj ka përfituar 11 muaj e 11 ditë paraburgim, 3 muaj i është ulur dënimi me vendim gjykate, ndërkohë që është liruar me kusht më 1 mars 2022.

Etiketa: arratisjaaudijoni sadikajpoliciaSkerdi Sina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ “Audi” nxjerr jashtë rruge furgonin, një person i plagosur

16:36 : 14/08/2025
AKTUALITET

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

12:29 : 14/08/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I riu godet me grusht 37-vjeçaren, arrestohet nga policia! Vëllai i së dhunuarës qëllon policin

11:15 : 14/08/2025
AKTUALITET

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025
AKTUALITET

Kishte fshehur kokainë në çorape, arrestohet i riu shqiptar në Itali

15:54 : 13/08/2025
AKTUALITET

Vendosi zjarrin që dogji pyllin dhe 3 banesa, arrestohet 62-vjeçari (EMRI)

13:17 : 13/08/2025
Para

Nvidia arrin vlerën e 3.92 trilion dollarëve, bëhet kompania më e vlefshme në histori

TË GJITHA

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

22:21 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com