• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?

20:28 : 02/07/2025
në BOTA

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më tani dimë vetëm që Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim 60-ditor për shkak të politikave të tij të brendshme, por nuk është e qartë se cilat propozime do duhet të pranojë Hamasi dhe çfarë pritet prej tyre në këmbim.

Për popullin e Gazës, për pengjet izraelite dhe familjet e tyre, ky mund të jetë momenti kur lufta mbaron. Por edhe më parë kemi qenë në një situatë të ngjashme, shumë herë. Por konflikti ka vazhduar. Pyetja kryesore është kjo: “A do ta pranojë Hamasi atë për të cilën ka rënë dakord Izraeli, një armëpushim 60-ditor?”

Korrespondenti i “Sky News” Mark Stone shkruan: “Në fundjavë, një burim në zemër të negociatave më tha: Si Hamasi ashtu edhe Izraeli po refuzojnë të lëvizin nga qëndrimet e tyre. Hamasi dëshiron që armëpushimi të zgjasë derisa të arrihet një marrëveshje e përhershme. Izraeli është kundër kësaj. Në këtë pikë, vetëm Presidenti Trump mund ta thyejë këtë ngërç.”

Ai shton se i njëjti burim është shprehur se nëse Trump nuk do të këmbëngulë në arritjen e armëpushimit, atëherë “do të mbetemi në një ngërç”.

Problemi është se njoftimi i bërë publik deri më tani nga Donald Trumpi është vetëm një version i përmbledhur i tij në mediat sociale i asaj që Izraeli mund të ketë rënë dakord, dhe ne nuk i dimë detajet dhe kushtet që i janë bashkëngjitur propozimeve të Izraelit.

Lexo edhe:

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

A do të tërhiqen trupat izraelite nga Gaza? Plotësisht? Apo pjesërisht? Sa të burgosur palestinezë do të pranonin që t’i lironin nga burgjet e Izraelit? Dhe pse vetëm 60 ditë? Pse jo një armëpushim total? Çfarë po kërkojnë ata nga Hamasi në këmbim?

Ne thjesht nuk i dimë përgjigjet për asnjërën prej këtyre pyetjeve, përveç njërës.

Pse Izraeli dëshiron vetëm një armëpushim 60-ditor?

Ne e dimë pse Izraeli dëshiron një armëpushim 60-ditor, jo një të përhershëm. Gjithçka ka të bëjë me politikën e brendshme. Nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të binte dakord tani për një armëpushim të përhershëm, të djathtët ekstremë në koalicionin e tij do ta rrëzonin qeverinë e tij.

Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, të dy kanë qenë të qartë në lidhje me dëshirën e tyre që lufta të vazhdojë. Ata mbajnë ekuilibrin e pushtetit në koalicionin e Netanyahut.

Nëse Netanyahu pranon vetëm 60 ditë armëpushim, të cilat brenda vendit ai mund t’i shesë vetëm si një pauzë, atëherë kjo mund t’i qetësojë të djathtët ekstremë për disa javë derisa parlamenti izraelit, Knesseti, të tërhiqet për pushimet e verës.

Gjithashtu, nuk është rastësi që presidenti amerikan ka bërë thirrje që gjyqi ndaj kryeministrit Netanyahu për korrupsion të anulohet. Pa perspektivën e burgut, Netanyahu mund të jetë më i gatshëm të heqë dorë nga lufta, i sigurt se fokusi nuk do të zhvendoset menjëherë në cenueshmërinë e tij politike dhe ligjore.

Etiketa: 60 ditorarmepushimBenjamin NetanyahuGazaIraniIzraelijo i perhershem

Lajme të lidhura

BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
BOTA

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

13:35 : 11/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
BOTA

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025
BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
Para

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

TË GJITHA

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025

Mjekët: Skleroza multipe në rritje, sëmundja prek moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç

19:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

19:35 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com