• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte ndaj popullatës civile, Apeli në Kosovë vendos për Bajroviç

21:57 : 02/07/2025
në RAJONI

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem Bajroviçin, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatra të Istogut gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-‘99.

Apeli njoftoi se e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së Bajroviëit, duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga viti i kaluar.

Themelorja e shpalli fajtor Bajroviçin në korrik 2024 për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Staradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshatrat tjera përreth të Komunës së Istogut në fillim të vitit 1999.

Ai gjatë luftës kishte qenë polic i Serbisë në stacionin policor të Gurrakocit.

Apeli tha seka shqyrtuar ankesën e mbrojtjes së Bajroviëit dhe ka ardhur në përfundim se nuk ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në aktgjykimin e Themelores për të pandehurin.

Lexo edhe:

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

Kosovë/ Ambasada gjermane: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve

“Dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm, ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për faktet vendimtare, andaj aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat do ta kushtëzonin anulimin e detyrueshëm të tij e as që është shkelur ligji penal në dëm të akuzuarit siç pretendon mbrojtja në ankesë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Në lidhje me ankesën e mbrojtjes se kishte “vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike”, Apeli tha se kolegji gjykues ka vlerësuar se gjendja faktike është vërtetuar “në mënyrë të plotë dhe të drejtë”.

“Të gjitha faktet, rrethanat e rëndësishme dhe vendimtare në këtë çështje penale janë vërtetuar në përputhje me provat e administrua nga gjykata e shkallës së parë gjatë shqyrtimit gjyqësor, nga të cilat është vërtetuar se i akuzuari E.B. në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, e ka kryer veprën penale të lartcekur për të cilën është shpallur fajtor”, thuhet në njoftim.

Apeli e cilësoi dënimin e Bajroviëit nga Gjykatës së shkallës së parë si të “drejtë dhe të ligjshëm”.

Për çfarë krimesh u dënua Bajroviçi?

Sipas aktgjykimit, më 7 dhe 8 maj të vitit 1999, gjatë një aksioni të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat e Istogut, civilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe u urdhëruan të niseshin drejt Shqipërisë.

I akuzuari, sipas Gjykatës, ndau burrat dhe gratë nga kolona e nisur drejt Shqipërisë, duke i plaçkitur dhe më pas forcat serbe i dërguan ata në një shtëpi në Staradran, duke i “pushkatuar të paktën 16 civilë të kombësisë shqiptare”.

Po ashtu, sipas gjykatës, më 7 maj të 1999, Bajroviç kishte marrë pjesë në “arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve të kombësisë shqiptare, ashtu që fillimisht të dëmtuarit [burrat] i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc në lokalin e Sh.S, ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore”.

Ndërsa më 8 maj 1999, sipas njoftimit, të ndaluarit i kishin dërguar në stacionin policor në Gurrakoc, “ku kolonës i printe i akuzuari E.B”.

Bajroviçit, në kuadër të dënimit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, pra nga 19 tetori i vitit 2022.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 njerëz janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./ REL

Etiketa: apeliEkrem Bajroviçkosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ambasada gjermane: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve

11:03 : 12/08/2025
RAJONI

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

09:28 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
SHOW BIZ

E rrahën dasmorët në dasmë/ Shpat Kasapi publikon foton: Jam si molla!

21:48 : 11/08/2025
RAJONI

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

12:04 : 11/08/2025
Para
Pasojat e sulmit të kryer në qytetin Poltava të Ukrainës, më 1 shkurt

SHBA ndalon furnizimet ushtarake për Ukrainën, në rrezik mburoja ajrore kundër raketave ruse

TË GJITHA

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

09:50 : 14/08/2025

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

09:37 : 14/08/2025

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

09:29 : 14/08/2025

Zjarri në Gërmenjës të Korçës, flakët përhapen drejt Greqisë nga era e fortë

09:26 : 14/08/2025

Zjarret/ Tre vatra aktive në qarkun e Beratit, më problematikja në Poliçan

09:12 : 14/08/2025

Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

08:59 : 14/08/2025

Takimi Trump-Putin, DW: Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

08:49 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com