• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përplasje dhe arrestime në Turqi për një karikature të dyshuar për profetin Muhamed

11:06 : 01/07/2025
në BOTA

Në Stamboll ka pasur përleshje dhe policia që ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të zemëruar, pas pretendimeve se një revistë satirike kishte publikuar një karikaturë të profetit Muhamed.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, pasi kryeprokurori i Stambollit urdhëroi arrestimin e redaktorëve të revistës LeMan, me arsyetimin se ata kishin publikuar një karikaturë “që ofendoi publikisht vlerat fetare”.

“Zyra e kryeprokurorit publik ka nisur një hetim lidhur me publikimin e një karikature në numrin e publikuar më 26 qershor 2025 të revistës LeMan që publikisht ka fyer vlerat fetare dhe fletarrestimet janë lëshuar për personat e përfshirë”, tha kjo zyrë.

Një kopje e imazhit bardhë e zi, e publikuar në rrjetet sociale, shfaq dy personazhe që fluturojnë mbi qiellin e një qyteti nën bombardime.

“Salam aleiku, unë jam Muhamedi”, thotë njëri nga personazhet teksa përshëndet personazhin tjetër i cili përgjigjet, “Aleikum salam, unë jam Musa”.

Lexo edhe:

50-vjeçarja italiane humb jetën pas operacionit për heqjen e peshës në Turqi

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

Por, kryeredaktori i revistës, Tuncay Akgun, tha për AFP-në se imazhi ishte keqinterpretuar dhe “nuk është karikatura e profetit Muhamed”.

“Në këtë punim, për emrin e një myslimani që u vra në bombardimet e Izraelit është përdorur emri Muhamed. Më shumë se 200 milionë njerëz në botën islame quhen Muhamed”, tha ai, duke shtuar se karikatura “nuk ka asnjë lidhje me profetin Muhamed”.

“Ne kurrë nuk do të rrezikonin” me një gjë të tillë, shtoi ai.

Pasi doli lajmi për fletarrestimet, dhjetëra protestues të zemëruar sulmuan një kafene që shpesh frekuentohet nga punëtorët e revistës LeMan në qendër të Stambollit, duke nxitur një përleshje me policinë.

Në këtë përleshje u përfshin 250 deri në 300 persona, tha një korrespondent i agjencisë AFP. Përmes disa postimeve në X, ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se policia ka arrestuar karikaturistin përgjegjës për këtë “vizatim të neveritshëm”, dizajnerin grafik të revistës dhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit.

Policia gjithashtu ka marrë nën kontroll zyrat e revistës në rrugën Istiklal, dhe janë lëshuar fletarrestime për disa udhëheqës të tjerë të revistës, tha zëdhënësi i Presidencës turke, Fahrettin Altin, përmes një postimi në X.

Po në këtë platformë, revista LeMan mbrojti karikaturën dhe tha se ajo u keqkuptua qëllimshëm për të shkaktuar provokim.

“Karikaturisti dëshironte të portretizonte drejtësi për popullin e shtypur mysliman duke paraqitur një mysliman të vrarë nga Izraeli. Ai asnjëherë nuk kishte për qëllim të përbuzte vlerat fetare”, u tha në deklaratë.

Akgun tha se fletarrestimet të lëshuara për anëtarët e revistës, që është një bastion satirik i opozitës i themeluar më 1991, ishte “tronditës, por jo shumë befasues”.

“Ky është një akt për shkatërrimin tonë. Ministrat janë të përfshirë në gjithë këtë çështje, kjo karikaturë po keqinterpretohet. Të bësh krahasime me Charlie Hebdo është dashakeqësi dhe është shumë shqetësuese”, tha ai, duke iu referuar revistës satirike franceze, zyrat e të cilës u sulmuan më 2015 nga islamistë të armatosu

Gjatë sulmit në zyrat e revistës Charlie Hebdo ishin vrarë 12 persona dhe sulmi u krye pasi revista publikoi një karikaturë tallëse të profetit Muhamed./ REL

Etiketa: karikatureprofeti MuhamedstambollTurqi

Lajme të lidhura

BOTA

50-vjeçarja italiane humb jetën pas operacionit për heqjen e peshës në Turqi

15:31 : 21/10/2025
BOTA

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

16:51 : 10/10/2025
BOTA

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

12:52 : 07/10/2025
BOTA

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

09:14 : 05/10/2025
BOTA

Tërmet i fortë në Turqi

15:25 : 02/10/2025
BOTA

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

13:07 : 28/09/2025
Para

Aksident në Vlorë, ‘Golf-i’ godet këmbësoren dhe përplaset me një ‘Audi’

TË GJITHA

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Krujë

08:14 : 24/10/2025

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:11 : 24/10/2025

Vranësira, por priten edhe reshje shiu! Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

07:58 : 24/10/2025

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com