• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

Me një nxënëse të vetme në shkollë, pa mjekë dhe me probleme të mbartura të infrastrukturës dhe pronësisë, fshati idilik i Lëpushës po braktiset vit pas viti nga banorët pavarësisht numrit në rritje të turistëve.

13:32 : 01/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama e ka zakon që të postojë dy apo tre herë në vit për Lëpushën, fshatin mes Alpeve në skajin më verior të Shqipërisë. “Lëpusha si zemër”, shkroi Rama në janar të këtij viti në Facebook, në krye të një postimi me foto fëmijësh që luajnë në dëborë.

Pamjet, kartolina të zgjedhura me kujdes, paraqesin një atmosferë idilike. Por përtej tyre,  Lëpusha, njësoj si shumë fshatrat të ngjashëm në të gjithë vendin, po braktiset çdo vit.

Pavarësisht numrit në rritje të turistëve, numri i banorëve që zgjedhin të jetojnë në Lëpushë është gjithmonë e më i vogël. Ndërkohë, ata që qëndrojnë aty përballen me probleme sistemike të pazgjidhura prej dekadash.

“Këtu ka 500 problematika, nuk ka drita, nuk ka ujë të qëndrueshëm, njerëzit kanë ik masivisht,” thotë Tonin Shkoza, 55 vjeç. “S’ka rrugë, s’ka qendër shëndetësore, nuk ka asgjë,” shton ai.

Lexo edhe:

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

Pjesëmarrja në tre zgjedhjet e fundit tregon se si fshati po braktiset gradualisht. Në vitin 2021 në Lëpushë votuan 141 veta, në vitin 2023 votuan 122 dhe në zgjedhjet e majit të këtij viti kishte vetëm 100 votues. Edhe më treguese është mungesa e fëmijëve në shkollë.

“Në fshatin Lepushë funksionon një shkollë 9-vjeçare, në të cilën aktualisht është i regjistruar 1 nxënës”, i tha BIRN në një përgjigje me shkrim bashkia e Malësisë së Madhe.

Banorët thonë se pse turistët janë në rritje, infrastruktura është e lënë pas dore, shërbimi shëndetësor mungon dhe izolimi në dimër i lë ata të pashpresë.

Pa nxënës dhe mjekë

Xhemina Torozi, infermierja që mbulon e vetme tre fshatra të zonës. Foto: Françeska Ndoja.

Suela, 10 vjeçe, është e vetmja nxënëse e mbetur në shkollën 9-vjeçare të Lëpushës. Ajo jeton në një botë që nuk e ndan me askënd tjetër të moshës së saj dhe është çdo ditë e vetme në klasë. Vajza thotë se bën tri orë mësim çdo ditë, pa asnjë shok apo shoqe.

Rrugën për në shkollë e bën në këmbë dhe në dimër, kjo është shumë e vështirë.

“Ka borë deri në gju, vonohem dy orë vetëm për të shkuar e ardhur,” thotë nxënësja, e cila ëndërron të bëhet mjeke për të ndihmuar banorët e zonës.

Në fakt, fshati nuk ka mjek.

Mjeku i vetëm është në Tamarë, rreth 24 kilometra larg apo rreth 36 minuta me makinë nëse rruga është e lirë nga bllokimet prej dëborës apo gurëve që ishin të pranishëm, kur ne e vizituam zonën.

Xhemina Torozi, infermierja e vetme që mbulon tri zona, Lepushën, Budacin dhe Gropat e Selcës, thotë se përballet e vetme me sfida që shkojnë përtej detyrës së saj. Torozi thotë se në pjesën më të madhe ofron shërbim në shtëpi dhe në mungesë të ambulancës, urgjencat i transporton me makinën e saj.

“Qendra shëndetësore funksionon, por pa kushte: mungojnë dritat dhe uji. Kam pajisje shumë të kufizuara. Në raste emergjente, i marr në makinën time pacientët dhe i çoj në Tamarë sepse nuk kemi ambulancë”, thotë ajo.

Infermierja thotë se në zonë mungojnë edhe medikamentet thelbësore për ndërhyrje urgjente. “Mungojnë ilaçet bazë: antibiotikë, shurupe, gjilpëra kundër helmimit. I blejnë turistët ose unë vetë që t’i kem në gatishmëri”, thotë ajo.

Torozi thotë se shumica e banorëve të mbetur në zonë janë mbi 60-vjeç dhe kanë probleme me tensionin dhe zemrën. Kjo e komplikon punën e saj.

Sfidat e turizmit

Leonard Çekaj, pronar i një bujtine në Lëpushë. Foto: Françeska Ndoja.

Ndryshe nga banorët e zonës, bashkia e Malësisë së Madhe pretendon se njerëzit nuk po largohen, por po rikthehen në Lëpushë. Bashkia lavdëron për këtë të ashtuquajturën “Paketa e maleve”, një iniciativë të diskutueshme që u bë ligj vetëm në fillim të majit.

“Kjo lëvizje është frymëzuar kryesisht nga “paketa e maleve” , iniciativë  zhvillimore që stimulon banorët të rikthehen në zonë përmes përfitimeve ekonomike”,  tha Bashkia e Malësisë së Madhe në një përgjigje me shkrim.

Siç e ka prezantuar qeveria, paketa synon të stimulojë rikthimin e banorëve për të investuar në tokat e të parëve edhe nëse nuk kanë dokumente pronësie, por janë vetëm posedues të saj.

Megjithatë, banorët e Lëpushës thonë se premtimet nga Tirana nuk mbajnë shumë ujë.

Numri i turistëve në rritje dhe biznesi i bujtinave që mban në këmbë ekonominë e vogël të Lëpushës nuk ngjall optimizëm. Bujtinat e ngritura vite më parë, nëntë të tilla ndodhen në Lëpushë, tani kanë vështirësi të gjejnë punonjës.

“Në 12-13 vitet e fundit fshati është zbrazur, sepse nuk ka perspektivë, nuk ka mbështetje”, thotë Leonard Çekaj, 28-vjeç, i cili është një nga të paktët të rinj që jeton me agroturizmin në zonë. Çekaj thotë se prindërit dhe vëllezërit e të tjerë që ndihmonin në biznesin familjar, prej kohësh janë larguar për në Amerikë.

Për paradoks, bujtina e Çekajt ka punësuar këtë sezon një çift nga Argjentina, i cili punojnë 3-5 orë në ditë për të pasur një dhomë, ushqim mes Alpeve dhe kohë për të shëtitur zonën.

“Punojmë 3 deri në 5 orë në ditë,” thotë Aylen Zamora, e cila po qëndron në Lëpushë me bashkëshortin. “Pastrojmë dhomat e turistëve, ndihmojmë në kuzhinë. Por nuk lodhemi përkundrazi, kënaqemi. Pjesën tjetër të ditës e kalojmë duke shëtitur dhe eksploruar këtë vend të bukur”, thotë ajo.

Por çifti është këtu vetëm përkohësisht dhe gjasat që punonjës të tillë të gjenden janë rastësore.

Tonin Shkoza ankohet se shteti nuk i lejon të ndërtojnë dhe të zhvillohen.

“Ne paguajmë taksa, por nuk na japin mundësinë të zhvillohemi. Ose të na lejojnë të ndërtojmë siç duhet, ose të vijnë e të na mbyllin gjithçka. Sepse na mbyten në gjoba. Mos të na mbajnë në këtë mes, as andej, as këtej”, thotë ai.

Edhe Çekaj thotë se ndërsa pronësia mes banorëve është e zgjidhur, prona atyre nuk u njihet dhe ndërtimet janë ende të palegalizuara.

“Unë jam interesuar shumë, por përgjigjja që kam marr është që t’i nuk ke pronësi toke. Kjo na penalizon shumë që nuk kemi pronësinë e vendit tonë,” thotë i riu.

Ai shpjegon se edhe pse u është premtuar prej vitesh, aty nuk janë bërë as legalizime dhe as përpjekje për t’ua njohur tokën si pronë. “Ne nuk kemi problem tokën, sepse toka është e jona dhe nuk kemi konflikte me banorët e tjerë, ne duam të na njihet që të mund të zhvillojmë zonën. Kjo na penalizon shumë”, thotë ai.

E megjithatë, Çekaj këmbëngul se do të qëndrojë.

“Nuk dua të iki. Kam punuar që ta mbaj këtë vend në lëvizje, me njerëz,” përfundon ai.

Turistë të huaj në Lëpushë. Foto: Françeska Ndoja.
Etiketa: Edi Ramalepusheturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

09:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

19:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Ujësjellësi dëmton rrjetin, mbetet në errësirë një pjesë e Tiranës

15:28 : 30/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Piramidë mashtrimi”/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Drejtësia armë politike

11:42 : 30/06/2025
Para

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

TË GJITHA

Detajet/ Mirlind Daku mbetet te Rubin Kazan, rinovon kontratën

19:56 : 01/07/2025

Çunat e Belës nuk heqin dorë nga vesi, Ceno Klosi i vjedh votat Klevisit të Ujësjellësit

19:40 : 01/07/2025

Burimi: Rama ja kalon Vuçiçit për diktator

19:40 : 01/07/2025

Videot e Real Madrid kundër gjyqtarëve, gjykata urdhëron masa disiplinore

19:38 : 01/07/2025

Teuta u jep fund pushimeve, durrsakët nisin përgatitjet për sezonin e ri

19:27 : 01/07/2025

VIDEO/ Dy vite pa fluturime, aeroporti i Kukësit kthehet në pistë garash për makinat luksoze

19:18 : 01/07/2025

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

19:15 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com