Dy aksidente të njëpasnjëshme në Korçë, 4 të plagosur

Lexo edhe:

Dy aksidente janë regjistruar njëri pas tjetrit në juglindje të vendit.

Në hyrje të Bilishtit, në afërsi të fshatit Bitinckë janë përplasur dy mjete, ku sipas informacioneve kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti tjetër është shënuar në afërsi të fshatit Plasë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën e kanë përfunduar në barrierat anësore, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme të shumta materiale.

Lajme të lidhura

Para