• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

19:15 : 01/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Vajza e kryedemokratit Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar ashpër ndaj analistit Baton Haxhiu, pasi ky i fundit tha ditën e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit”, se nuk besonte se ish-kryeministri ishte i korruptuar, por dy fëmijët e tij kishin bërë ‘namin’.

Argita Malltezi përmes një deklarate për mediat, shkruan se do të padisë Baton Haxhiun për shpifje dhe se e fton atë që mbledhë ‘provat’.

“I them z. Haxhiu të vijojë bisedat e tij me zogjtë dhe të mbledhë prova për t’i paraqitur në gjykatë ku do të ftohet të provojë deklaratat e tij, sa senile po aq edhe të pabaza.

Haxhiu nuk përmendi asnjë rast për korrupsionin, që shqiptarët të dinin për çfarë e kishte fjalën, sepse edhe ai e di që deklaratat e tij janë fund e krye gënjeshtra.”,- shprehet Malltezi.

Më tej Malltezi hedh akuza ndaj Haxhiut se është një person që ka përfuituar para nga Inceneratorët dhe se paguhet nga Edi Rama.

Lexo edhe:

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

Deklarata e plotë e Malltezit:

Dje, Baton Haxhiu, mjelësi i parave të shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve dhe parave të korrupsionit të Edi Ramës, njësoj si Adriatik Doçi e Karlo Bollino, kreu shërbimin e radhës ndaj Ramës duke më akuzuar mua për korrupsion, për të cilin, në mungesë të provave, iu drejtua bisedave të tij me zogjtë në pemë.

I them z. Haxhiu të vijojë bisedat e tij me zogjtë dhe të mbledhë prova për t’i paraqitur në gjykatë ku do të ftohet të provojë deklaratat e tij, sa senile po aq edhe të pabaza.

Haxhiu nuk përmendi asnjë rast për korrupsionin, që shqiptarët të dinin për çfarë e kishte fjalën, sepse edhe ai e di që deklaratat e tij janë fund e krye gënjeshtra.

Por kur paratë e inceneratorëve dhe pagesat e Ramës të zënë sytë dhe veshët, si dhe kur erzi njerëzor të ka humbur që prej kur në Hagë u prezantove si aset i UDB-së, nuk të intereson më ç’të nxjerr goja, e shfaqjen e senilitetit e ha me bukë.

Në fakt, jo ushtar Haxhiu, por fenomeni i gjobëvënies Haxhiu, Doçi, Bollino e kompani, janë shoqëruesit simbiotikë të narkoshtetit të Ramaduros, që ditën fryhen me para publike dhe natën mashtrojnë për llogari të pagatorit të tyre dhe për të kamufluar krimet e këtij të fundit”, thotë Argita Malltezi në reagimin e saj.

Çfarë deklaroi Haxhiu në ‘TPZ’?

Analisti Baton Haxhiu, deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kur liderët që pengojnë demokracinë nuk largohen, atëherë proceset gjyqësore ndaj tyre janë të zakonshme.

Analisti tha se nuk e përcakton Berishën si të korruptuar apo jo, por shtoi se “djali dhe vajza e tij kanë bërë namin”, duke funksionuar si një strukturë e organizuar.

“Një lider duhet të largohet me votë. Kur bëhet pengesë për demokracinë dhe nuk largohet me votë, krijimi i atmosferës për procese gjyqësore është i gatshëm, sepse liderët gjatë mandateve të tyre bëjnë shkarje të qëllimshme ose të paqëllimshme. Ky është rrëfimi për këtë që po flasim. E para, duhet të nisem nga një proces. Berisha e ka patur një takim, marrëveshje, që do apo jo të largohet nga politika, do të mos jetë pengesë e demokracisë, apo do që të ballafaqohet me proceset apo gabimet e tij gjatë pushtetit të tetë viteve të fundit. Ai ka zgjedhur të bëjë betejë dhe beteja e tij ka qenë non-grata dhe procesi gjyqësor. Kjo është fabula jashtë procesit gjyqësor. Atëherë, kur e kemi këtë fabul, fabula tjetër është rikthimi në politikë. Mundohesh të zhvlerësosh procesin gjyqësor duke e bërë politik. Mobilizon njerëz, militantë dhe bën betejë politike me gjyqësinë. Kjo betejë politike, mund të bëhet duke u viktimizuar, për shkak të mungesës së ideve, duke e bërë betejën me një sistem gjyqësor që kontrollohet nga pushteti, apo betejë me ata që kanë krijuar SPAK.

Pse ka qenë e rëndësishme ky gjykim për Berishën? Për shkak se ka qenë një personalitet i fortë politik, me beteja të forta, shumë herë të padrejta. SPAK dhe ngritja e tij, ka mundur të bëhet vetëm duke ngritur akt akuzë ndaj një njeriu të tillë.

Këto janë gabimet e liderëve që i kanë bërë brutalisht dhe Berisha është njëri prej tyre. Nuk po them sa i korruptuar është Berisha, por që vajza dhe djali i tij kanë bërë namin, këtë e dinë edhe zogjtë në degë… Po flasim për një strukturë të organizuar që ka ndërtuar fuqinë përmes një njeriu që ka qenë në pushtet. Nuk mund të mohojmë këtë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shkëlzen Berisha dhe Argita. Argita ka patur numrin aq të madh të firmave që pagunian fee (tarifë) për tu mbrojtur nga ajo dhe ku, si u bë dikush që sapo kishte formuar firmën e drejtësisë në vitin 2005, të kishte kaq biznese për ti mbrojtur? Si është e mundur kjo?

Sistemi i drejtësisë sot është krijuar prej Berishës, ose sistemit të Berishës. Fakulteti i Drejtësisë, sistemi i drejtësisë, Prokuroria, e të tjera, nuk ka mundur askush të kalojë pa nënshkrimin e Argitës. Ka qenë proces korruptiv serioz, i pavërejtshëm sepse ka të bëjë me ekselencën akademike dhe gjysmë politike. Sistemi i drejtësisë që është prodhuar nga Fakulteti i Drejtësisë, ka qenë i kontrolluar krejtësisht nga familja Berisha. Nuk mund ti harrojmë këto referenca. Që nga viti 2004 deri në vitin 2013 ose edhe më vonë në 2015 që ka vazhduar, që sistemit i drejtësisë ka qenë krejtësisht i kontrolluar, proceset gjyqësore që kanë qenë në këtë sistem gjatë kohës së Berishës, nuk kanë mundur të kalojnë pa një pullë ku njerëzit e familjes Berisha kanë thënë se si duhet të kalojë procesi, ata kanë vendosur. Kurrë sistemi i drejtësisë nuk ka qenë më korruptiv se në këtë periudhën, 2005-2015. Madje edhe sot ne kemi pasojat e saj. Kemi miliona referenca“, tha ndër të tjera Haxhiu.

 

Etiketa: Argita Malltezibaton haxhiukorrupsionpadishpifje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

13:48 : 13/10/2025
AKTUALITET

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
SHOW BIZ

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

22:42 : 30/09/2025
AKTUALITET

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

SPAK: I pandehur edhe ndërtuesi Rrok Gegaj, bashkë me ish-kryebashkiaken e Tropojës (AKUZAT)

16:34 : 30/09/2025
Para

VIDEO/ Dy vite pa fluturime, aeroporti i Kukësit kthehet në pistë garash për makinat luksoze

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com