• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

13:46 : 28/06/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Qytetarja shqiptare F.V (identiteti publikohet vetëm me iniciale në respekt të të dhënave personale) fitoi në mënyrë spektakolare gjyqin me Raiffeisen Bank Albania pas një kalvari të gjatë në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Me vendim të formës së prerë dhe përfundimtar, gjykatat i kanë dhënë të drejtë qytetares, duke “dënuar” bankën Raiffeisen me detyrimin për ti kthyer qytetares 100,000 lekë të përfituara padrejtësisht prej saj dhe të shkaktuara në formën e dëmit.

Cfarë ka ndodhur konkretisht

Më datë 11.02.2009, midis Shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA në cilësinë e kredidhënësit, z.F. B Person Fizik, në cilësinë e kredimarrësit dhe znj.F.B, në cilësinë e bashkëkredimarrësit, është lidhur një kontratë kredie bankare nëpërmjet së cilës kredidhënësi ka rënë dakord t’i akordojë kredimarrësve shumën prej 550,000 lekë (kontrata e kredisë bankare datë 11.02.2009).

Shkeljet nisin nga ky moment, pasi qytetarja që paditi bankën, është pranuar si bashkëkredimarrëse në një kredi të kërkuar nga ish bashkëshorti i saj edhe pse ishte divorcuar me të me vendim gjykate.

Lexo edhe:

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

Konkretisht, me vendimin nr. 871, datë 07.04.2008 (një vit para kredisë), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur të zgjidhë martesën e tyre, vendim, i cili ka marrë formë të prerë.

Por Raiffeisen Bank nuk mjaftohet me kaq. Edhe në këtë rast të qytetares që ka fituar gjyqin pas sorollatjeve disa vjecare nëpër gjykata, kjo bankë kredinë e dhënë qytetarit ia kaloi një prej atyre shoqërive famëkeqe të menaxhimit të rkedive të këqija.

Konkretisht, më datë 27.06.2013, midis shoqërisë “Raiffeisen Bank” SHA, në cilësinë e kaluesit të kredisë dhe  shoqërisë “Tranzit” SHPK, në cilësinë e pranuesit të kredisë, është lidhur kontrata për kalimin e kredisë të sipërpërmendur (kontrata e kalimit të kredisë nr. 12343 prot, datë 28.06.2013)

Në këtë kontratë shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA, në cilësinë e kaluesit të kredive ka kryer transferimin e një portofoli tek shoqërisë “Tranzit” SHPK. Një ndër kreditë që iu kaluan kreditorit të ri me kontratën e mësipërme të datës 26.07.2013 ishte dhe kredia e debitorit F. B.

Shoqëria “Tranzit” SHPK ka nisur menjëherë procedurat për ekzekutimin e kredisë së marroë nga ish bashkëshorti i qytetares që fitoi gjyqin me bankën.

Shtetasi F.B, dhe bashkëkredimarrësja F (V) B janë njoftuar nga shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA për kalimin e kredisë te shoqëria “Tranzit” SHPK nëpërmjet shkresës nr. 110 prot, datë 05.07.2013 “Njoftim për kalimin e kredisë tek një Kreditor tjetër (Transit shpk)”.

U përndoq nga banka për kredinë e ish-burrit me letra false,

Në vijim, me shkresën nr. 6322 prot, datë 21.04.2016 me lëndë “Lajmërim për ekzekutim vullnetar”, paditësja është vënë në dijeni për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit nr. 11832, datë 18.12.2012, për titullin ekzekutiv kontratë e kredisë bankare datë 11.02.2009, duke u lajmëruar njëkohësisht për ekzekutimin vullnetar të detyrimit.

Sapo është vënë në dijeni të njoftimit në fjalë qytetarja ka kuptuar falsifikimin e kryer me nënshkrimin e saj pasi ajo, nuk kishte firmosur kërkesë për kredinë e marrë nga ish bashkëshorti i saj edhe spe Raiffeisen Bank e kishte përfshirë emrin e saj në këtë cështje.

Në këto kushte, paditësja, duke pretenduar se titulli ekzekutiv, kontratë e kredisë bankare datë 11.02.2009, nuk është nënshkruar prej saj, i është drejtuar gjykatës me pad duke kërkuar: “Pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, kontratë kredie bankare e datës 11.02.2009, për pjesën ku paditësja është përfshirë si bashkëkredimarrëse dhe për pasojë anulimin e veprimit përmbarimor të sekuestros së vënë në pagën time.

Qytetarja e fitoi pjesërisht cështjen në gjykatën e Vlorës, ndërkohë që kredia e marrë prej ish bashkëshortit të saj tek Raiffeisen Bank kishte nisur tashmë ta përndiqte dhe ti shkaktonte dëme në jetën e saj.

Shoqëria “Tranzit” SHPK pasi ka marrë dosjen e kredisë nga Raiffeisen Bank, ka vënë në lëvizje shoqërinë përmbarimore “AA Bailiff” SHPK për ekzekutimin e titullit ekzekutiv, duke i mbajtur paditëses F. V pagën që kjo e fundit merrte pranë shoqërisë “…. Bank” SHA, për disa muaj, në shumën e përgjithshme 82,726 lekë, kjo e provuar me anë të shkresës së shoqërisë “….Bank” SHA për lëvizjet e llogarisë bankare të paditëses F. V.

Nga kjo provë shkresore, rezulton e provuar se shuma e transferuar nga llogaria e paditëses në llogari të shoqërisë përmbarimore “AA Bailiff” SHPK është 82, 726 (tetëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë) lekë.

Pra për kredinë 550,000 lekë të marë nga ish bashkëshorti i saj tek Raiffeisen Bank, pa dijeninë dhe pa nënshkrimin e saj, qytetares i janë mbajtur 82,726 lekë nga të ardhurat e saj në një bankë tjetër ku i kalonte paga. Sikur të mos mjaftonte kjo, “Raiffeisen Bank” SHA “hedh gurin dhe fsheh dorën” duke pretenduar para gjykatave se nga momenti  i kalimit të kredisë shoqërisë “Tranzit” SHPK, ka pushuar së qeni kreditor dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim përmbarimor për ekzekutimin e detyrimit ndaj z.F.B, apo ndaj vetë paditëses znj.F. V.

Sa më sipër, pra fakti se qytetarja nuk kishte pasur dijeni dhe nuk kishte kërkuar fare kredi në Raiffeisen, provohete dhe nga konstatimet e gjykatës se:

Mbasi është vënë në dijeni të gjithë kësaj procedure, paditësja që duke mos patur asnjë dijeni, për këtë kontratë të lidhur në ambientet e palës së paditur shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA, dhe për rrjedhojë, duke mos qenë dakord me të, i është drejtuar Gjykates së Rrethit Gjyqësore Vlorë me padinë objekt:“Pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, kontratë kredie bankare e datës 11.02.2009, për pjesën ku paditësja është përfshirë si bashkëkredimarrëse”.

Në kërkesë padi, qytetarja kërkoi nga Gjykatës nxjerrjen e urdhërit për të detyruar palën e paditur Raiffeisen Bank, të kthejë shumën 82,726 lekë që është mbajtur nga llogaria e paditëses për ekzekutimin e titullit ekzekutiv “Kontratën e kredisë bankare të datës 11.02.2009”, kontratë e cila për pjesën e paditëses F. V është deklaruar e pavlefshme, si dhe me shpërblimin e dëmit jo pasuror (dëmi moral) ndaj paditëses.

Përvec sersë së shkeljeve e parregullsive të mësipërme, interesant është qëndrimi i Raiffeisen Bank në gjykatë. Ndërkohë që vetë ajo i kishte kaluar dosjen shoqërisë “Tranzit” SHPK dhe qytetares i janë mbajtur paratë për kredinë e marre nga ish burri në Raiffeisen Bank, kjo e fundit theksonte në gjykatë se “Shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA në asnjë moment nuk e ka dërguar për ekzekutim këtë titull ekzekutiv dhe si rrjedhojë nuk ka marrë asnjë të ardhur/vjelje detyrimi.!!!!”

Megjithë këtë qëndrim “dhelpërak” në gjykatë, edhe vetë banka, ka pranuars e përfshirja e qytetares në kredinë e marrë nga ish burri i saj është bërë në mënyrë të parregullt, por në këtë rast, banka që përndjek qytetaren për vite me radhë, ka pasur mirëbesim ndaj ish bashkëshortit të saj!!!

Në vendimin e gjykatës thuhet shprehimisht se: Është e vërtetë që shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA ka kryer një financim të kredimarrësit, z.F.B dhe ka patur kontratë në cilësinë e bashkëkredimarrëses paditësen znj.F. V, por siç kemi provuar dhe në gjykimin e sipërcituar, si pjesë të dokumentacionit për aplikimin për kredi z.F. B ka paraqitur një certifikatë personale me fotografi të znj.F. V. (B) të datës 20.01.2009 të lëshuar nga Gjendja Civile e Bashkisë Orikum dhe është pikërisht mbi këtë dokument identifikimi, që banka ka kryer veprimet. Pra Banka, në kushtet e mirëbesimit të plotë mbi dokumentin zyrtar të paraqitur, ka kryer dhe identifikimin e bashkëkredimarrëses dhe në asnjë moment nuk ka patur dijeni se kredimarrësi z.F.B ka paraqitur një certifikatë personale të falsifikuar.!!!!

Rezulton edhe nga provat e sjella nga pala paditëse, procedura përmbarimore për debitorët F. B. dhe F. V (B) ka filluar në datën 20.04.2016 dhe shumat e mbajtura në vlerën 82,726 lekë janë mbajtur nga llogaria e pagës së paditëses, me qëllim shlyerjen e detyrimit.

Pasi gjykata e Vlorë, me vendimin nr. 1076, datë 25.06.2019, vendosi “Rrëzimin e padisë së paditëses F V, ajo e dërgoi cështjen në gjykatën e Apelit.

Në gjykatën e Apelit, paditësja F.V ka pohuar se zgjidhur martesën me ish-bashkëshortin e saj F. B., në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë në vitin 2008, ky vendim ka marrë formën e prerë në vitin 2009. Gjatë gjykimit, u provua se i padituri shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA ka lidhur kontratë kredie bankare me shtetasin F. B, i cili ka paraqitur dokumente të falsifikuara në emër të Flutura Blushaj, duke e bërë edhe këtë të fundit bashkëkredimarrëse.

Shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA pretendon se nuk ka “përgjegjësi” që kredimarrësi F. B paraqiti para saj dokumente të falsifikuara, në emër të F V (B), duke e bërë këtë të fundit bashkëkredimarrëse në kontratën e kredisë bankare të datës 11.02.2009. Banka pretendon se nuk ka përgjegjësi as për njoftimet që i dërgonte paditëses F. Vi, 4 vjet pasi kjo kishte zgjidhur martesën dhe ishte larguar nga banesa e kredimarrësit F. B. tek adresa e këtij të fundit. Në këto kushte lind pyetja, i kujt është faji? I paditëses që nuk kishte dijeni fare për kontratën e kredisë bankare?-thuhet në vendim.

Mbi ankimin e bërë nga qytetarja e dëmtuar, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 112, datë 01.04.2021, ka vendosur: “Prishjen e vendimit gjyqësor nr. 1076, datë 25.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e akteve për rigjykim pranë asaj gjykate, por me tjetër trup gjykues.”.

Por ndërkohë që me këtë vendim të Apelit nis dhënia e drejtësisë për qytetaren, Raiffeisen Bank nuk është dakord dhe kundërshton vendimin në fjalë. Konkretisht dokumentet tregojnë se kundër këtij vendimi, me datë 17.05.2021, pala e paditur Shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA, ka ushtruar rekurs, në Gjykatën e Lartë. Në vendimin e saj, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë (në vijim Kolegji) vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA nuk përmban asnjërin nga rastet e parashikuara në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet.

U përndoq nga banka për kredinë e ish-burrit me letra false,

Ky vendim i jep goditjen përfundimtare qëndrimit të Raiffeisen Bank e cila jo vetëm që e ka përfshirë qytetaren në kredimarrjen e ish bashkëshortit pa dijeninë e saj dhe mbi një dokument të falsifikuar por kredinë në fjalë ia ka shitur një shoqërie tjetër e cila i mban paratë nga banka tjetër qytetares, aty ku i kalonte paga, për dicka që ajo nuk ka asnjë dijeni.

Përvec qëndrimit dinak të mbajtur në gjykatë gjatë gjithë procesit, “duke hedhur gurin e fshehur dorën”, Raiffeisen Bank merr në këtë mënyrë një goditje juridike e ligjore pasi gjykata evidenton se rekursi i paraqitur prej saj kundër qytetares nuk ka asnjë bazë ligjore dhe nuk pranohet.

Por me vlerë për shpjegimin e rastit është parashtrimi në një pjesë të dosjes, ku argumentohet qartë kundërshtimi ndaj “dinakerisë” së Raiffeisen Bank e cila i shiti kredinë shoqërisë “Final” SHA dhe gjatë gjithë kohës pretendonte më pas se nuk kishte lidhje me cështjen.

“Referuar provave të marra në gjykim mbi bazën e kërkesës së kërkuesit shoqërisë “Raiffeisen Bank” SHA në cilësinë e kreditorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për Kontratën e Kredisë Bankare të datës 11.02.2009, kërkesë që është pranuar nga Gjykata e Tiranës. A ka vjelë detyrime i padituri shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA?  Referuar provave të marra në gjykim, i padituri në bazë të kontratës për shitjen e kredisë së datës 27.06.2013, e ka shitur këtë kredi tek kreditori shoqëria “Tranzit” SHPK kundrejt një çmimi, pra rezulton që i padituri shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA e ka shitur kredinë tek kreditori i ri shoqëria “Tranzit” SHPK duke e mbledhur “kredinë” që i detyrohej paditësja F.V. Në këto kushte, paditësja nuk mund ta kërkonte shumën e lekëve që asaj i është mbajtur padrejtësisht tek kreditori i ri shoqëria “Tranzit” SHPK, por me të drejtë do ta kërkonte tek i padituri shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Episodi i paraqitur në këtë artikull fatkeqësisht nuk është i vetmi. Shoqeria FINAL SH.A të cilës Raiffeisen Bank i kaloi kredinë e qytetares, është pjesë e skandalit të madh të mikro kredive, një dosje ende në hetim në SPAK.

Raiffeisen Bank dhe skandali i Mikro Kredive

Nga ana tjetër, shoqeria të cilës Raiffeisen Bank i shiti kredinë e qytetares së dëmtuar, në datën 23.05.2024 humbi licencën me vendim të Bankës së Shqipërisë, pikërisht për skandalin e mikro kredive i cili ende nuk po merr përgjigjen e duhur nga organet e drejtësisë.

Asokohe, Banka e Shqipërisë lajmëroi se më datë 23.5.2024, ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën nr. 11, datë 20.2.2009 të shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe licencën nr. 38 datë 9.5.2016 të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k., tashmë e pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024.

U përndoq nga banka për kredinë e ish-burrit me letra false,

Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.

Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Banka e Shqipërisë do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve.

Rasti i qytetares nga Vlora e cila më në fund fitoi gjyqin me Raiffeisen Bank pavarësisht një kalvari gjyqësor disa vjecar hedh poshtë edhe pretendimin e rremë të bankës së paditur në këtë rast se nuk ka pasur lidhje me skandalin e mikro kredive. Ky skandal u krijua pikërisht me mekanizmin e ndjekur në këtë rast ku bankat u shitën shoqerive jo banka, porttofolet e kredive që u kishin dhënë qytetarëve “për të larë duart” pavarësisht se kjo solli më pas vite përndjekje për qytetarët dhe përvetësimin prej tyre të shumave disa fish më të mëdha se kreditë që kishin marrë./Lajmifundit.al

Etiketa: mikro krediRaiffeisenvlore“AA Bailiff” SHPK“Tranzit” SHPK

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

21:45 : 27/06/2025
AKTUALITET

Roja gjendet i varur në pallatin ku punonte

12:40 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kolegji rrëzon ankimimin e PD, certifikohen zgjedhjet edhe në Vlorë

18:01 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Plas grushti mes 3 vajzave në Vlorë, kapen për flokësh për një vend parkimi

16:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier–Vlorë, plagosen shoferi dhe dy turistë britanikë

16:13 : 26/06/2025
Para

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

TË GJITHA

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe

18:30 : 28/06/2025

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025

“Babë! Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

17:17 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com