Një zjarr masiv ka rënë pasditen e të enjtes në periferi të Ksamilit. Flakët kanë përfshirë kodrën pranë resortit turistik “Arameras”, duke rrezikuar edhe zonat e banuara.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, zjarrfikësit dhe banorë të zonës janë duke “luftuar” me flakët për t’i vënë ato nën kontroll, por duket thuajse e pamundur për shkak se zjarri ka qenë masiv.
Në terren kanë qenë dhjetëra forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji. Errësira dhe terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, teksa flakët po përparonin drejt zonave të banuara.
Zjarri masiv ka shkaktuar panik edhe tek turistët, ku ka patur edhe nga ata që janë larguar nga resorti.