• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investigimi/ Ja bizneset shqiptare që trafikojnë kokainë nga Ekuadori, kryeson “Bana King” e Trifon Muratajt

16:25 : 27/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane të studimeve të mbrojtjes C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), hedh dritë mbi një rrjet të gjerë kompanish shqiptare që, nën petkun e tregtisë së bananeve, kanë trafikuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës, përfshirë Shqipërinë.

Sipas raportit, që përfshin raste që nga viti 2014, gjashtë kompani shqiptare janë përfshirë në sekuestrime të dërgesave me kokainë. Modelet janë të ngjashme: pas një sekuestrimi apo hetimi, kompanitë ndryshojnë administratorët apo aksionarët përkohësisht, por vijojnë aktivitetin me të njëjtin itinerar dhe strukturë logjistike.

Kompanitë e përmendura dhe “riciklimi” i administratorëve

Një nga rastet më të përfolura është ai i kompanisë “Masabi Fruit”, e cila në prill 2021 u përfshi në një ngarkesë bananesh të kontaminuar me kokainë. Edhe pse Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau u arrestuan dhe u hoqën nga drejtimi i kompanisë, ajo nuk ndërpreu aktivitetin. U regjistrua me një administrator të ri, Shyqyri Xibrau, duke e ruajtur strukturën thelbësore të funksionimit.

Lexo edhe:

Dy tërmete “shkundin” Shqipërinë brenda pak minutash, sa ishin magnitudat

Rritet përdorimi i drogës në vend, mjekët: Më shumë raste gjatë verës dhe fundjavave

Një tjetër kompani, “Zico Sha”, e njohur edhe si “Bana King LLC”, u përfshi në një sekuestrim droge në nëntor 2022. Aksioneri i saj, Trifon Murataj, u largua përkohësisht nga regjistrat zyrtarë për shkak të hetimeve, por u rikthye disa muaj më vonë. Ndërkohë, kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe zgjeroi aktivitetin me mish të ngrirë nga Brazili.

Sipas raportit të C4ADS, përveç një përjashtimi të vetëm, të gjitha kompanitë shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori janë lidhur me dërgesa të kapura me kokainë që nga viti 2022. Një praktikë e përsëritur është “pastrimi i figurave”: administratorët largohen përkohësisht pas hetimeve apo ndalimeve dhe më pas rikthehen në skenë, shpesh në rolin e të tretëve ose përmes strukturave të reja ligjore.

Trifon Murataj është një nga figurat më domethënëse në këtë skemë. Sipas burimeve zyrtare, ai ka qenë subjekt i një urdhër-arresti në Shqipëri pas kapjes së një kontejneri me kokainë në Puerto Bolívar, por pavarësisht kësaj, rezulton se në gusht 2023 ai u shfaq sërish në regjistrat e kompanisë. Dyshohet gjithashtu se vazhdon të veprojë nga New Jersey, SHBA, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë “Vision 22 LLC”.

Rrjetet shqiptare në Ekuador: Nga burgu drejt tregtisë globale

Përtej bizneseve formale, raporti përmend edhe figura kriminale të mirëorganizuara. Një prej tyre është Dritan Rexhepi, i cili njihet si një nga baronët shqiptarë më të fuqishëm të trafikut të kokainës. I arratisur disa herë nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë, Rexhepi u vendos në Ekuador në vitin 2012 dhe u arrestua në 2014 për trafik droge.

Pavarësisht ndalimit, ai arriti të ndërtonte lidhje me kartelin ekuadorian “Los Choneros”, dhe drejtonte rrjetin e trafikut nga burgu Latacunga. Në vitin 2021, ai përfitoi masën e arrestit shtëpiak, nga i cili më pas u arratis, duke përdorur nënshkrime të falsifikuara. Mediat lokale zbuluan më vonë se autoritetet ekuadoriane ishin mashtruar për vendndodhjen e tij.

Rasti i tij u denoncua publikisht në prill 2023 nga ish-deputeti dhe kandidati presidencial i vrarë më vonë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion zyrtar dhe publikoi një investigim të detajuar për veprimtarinë e Rexhepit. Ky veprim çoi në shpalljen e tij si i arratisur nga autoritetet ekuadoriane dhe më pas në arrestimin e tij në Turqi në fund të vitit 2023.

Dritan Gjika dhe katër tonë kokainë në muaj

Një tjetër emër i rëndësishëm është Dritan Gjika, për të cilin organizata ndërkombëtare GI-TOC (Global Initiative Against Transnational Organized Crime) raporton se drejtonte një strukturë që sillte deri në 4 tonë kokainë në muaj nga Kolumbia, përmes Ekuadorit, drejt Europës.

Ai operonte nën mbulesën e dymbëdhjetë kompanive të regjistruara ligjërisht, kryesisht në fushën e pasurive të paluajtshme dhe tregtisë së frutave, në bashkëpunim me biznesmenin ekuadorian Rubén Cherres, i cili u vra në rrethana të paqarta në vitin 2023.

 

 

Etiketa: "Zico Sha"Bana KingC4ADSdritan gjikaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy tërmete “shkundin” Shqipërinë brenda pak minutash, sa ishin magnitudat

09:04 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rritet përdorimi i drogës në vend, mjekët: Më shumë raste gjatë verës dhe fundjavave

20:11 : 26/06/2025
AKTUALITET

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

08:56 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama: Samiti i NATO-s do të mbahet në vitin 2027 në Tiranë

21:10 : 25/06/2025
AKTUALITET

Shfryhet ‘fluska’ e turizmit/ Hyrjet e të huajve nga jashtë në stanjacion të plotë

12:58 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ulja e numrit të lopëve, ironia e Dervishit: Bagëti e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e Naimit

11:24 : 24/06/2025
Para

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

TË GJITHA

Jashari dëshiron Milanin, mesfushori ka kërkuar largimin nga Club Brugge

22:10 : 27/06/2025

Trump sulmon sërish gazetarët e CNN dhe New York Times

22:00 : 27/06/2025

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025

SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

21:51 : 27/06/2025

“Ç’kontratë e noter, jam i zoti i punës”/ Ndërtuesi kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

21:45 : 27/06/2025

CIES publikon listën e mbrojtësve më të vlefshëm në botë, asnjë nuk luan në Itali

21:36 : 27/06/2025

Zjarr në Fier, digjet një stallë dhe dengje bari

21:29 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com