• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës

08:59 : 26/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në një vend si Shqipëria, për vite me radhë drejtësia ka jetuar dhe është ndikuar nga presionit politik dhe i krimi i organizuar. 

Rezultati i gjithë këtij zhvillimi është korrupsioni galopant, pandëshkueshmëria dhe pastrimi i parave duke i kthyer këto fenomene në një sistem. Një sistem i cili ka sjellë si pasojë minimin shtetit ligjor dhe besimit të qytetarëve tek drejtësia. 

Në vitin 2016, Shqipëria miratoi reformën në drejtësi një hap që synonte të ndërpriste lidhjet e politikës dhe krimit të organizuar me sistemin gjyqësor. 

Një sërë institucionesh të reja u ngritën kryesori Prokuroria e Posaçme. Por për ta bërë SPAK më të fortë u vendos që të ngrihej edhe Byroja Kombëtare e Hetimit e cila do të funksiononte si një polici gjyqësore në shërbim të SPAK, por me kompetenca me të gjëra. 

Byroja Kombëtare e Hetimit një trupë hetimore oficerësh, u frymëzua nga modeli i FBI-së amerikane, me qëllimin e vetëm të hetojë më të fuqishmit, pa frikë dhe pa kompromis.

Lexo edhe:

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

Por a arriti Byroja këtë gjë gjatë 5 viteve të para të funksionimit të saj dhe a ishte ndihmë për prokurorinë e posaçme apo u kthye në një problem, ku drejtuesit e dy institucioneve përplaseshin shpesh?

Aida Hajna është drejtoresha e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, detyrë të cilën e mori në 1 shtator të vitit 2020, me një mandat 5 vjeçar. 

Periudhë jo e lehtë në drejtimin e kësaj strukture për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, por edhe se është një institucion i ri dhe shpesh nuk dihet se ku i fillojnë dhe mbarojnë kompetencat. 

Pavarësisht se në publik drejtoresha e BKH-së Aida Hajnaj dhe Arben Kraja, ish drejtues i SPAK u munduan të na jepnin idenë se çdo gjë mes tyre funksiononte shumë mirë , shpesh ata kishin përplasje mes tyre dhe nuk kanë pasur një marrëdhënie të qetë.

Me ardhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme vazhdoi e njëjta marrëdhënie me drejtuesen e BKH-së, duke ngritur disa pikëpyetje se ku qëndronte ngërçi. Problemi ishte Aida Hajnaj, apo Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e cila me kompetenca e saj ka më shumë rol në hetim?

Aida Hajnaj erdhi në krye të BKH-së nga një karrierë e gjatë në Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme dhe dukshëm që nuk ka qenë një lobim i prokurorëve të SPAK për të marrë këtë detyre. Marrëdhëniet e tendosura më të drejtuesit e SPAK e tregojnë këtë gjë.

BKH thotë ligji nuk është një trupë autonome hetimi, por vepron nën drejtimin e prokurorëve të SPAK. Drejtori i BKH-së raporton tek drejtuesi i SPAK, por ka autoritet të plotë në drejtimin e personelit dhe të hetimeve në aspektin logjistik, teknik dhe organizativ. Palët e interpretojnë në mënyra ndryshme ligjin ku drejtuesja e BKH shikon me shumë kompetenca dhe drejtuesit e SPAK e shohin si institucion varësie.

Në të tilla zhvillime në këtë 5 vjeçar të turbulluar marrëdhëniesh sërish Aida Hajnaj kishte dëshirë për të drejtuar sërish byronë, me një mandat të dytë. Ajo kërkonte riemërimin siç është shkruar në ligj pa kaluar sërish në procesin e përzgjedhjes për të kaluar disa filtra që i parashikon ligji. Ajo u mundua të vinte në lëvizje edhe Këshillit e Lartë të Prokurorisë, por që nuk ndodhi, duke bërë që i gjithë procesi të kalonte nga Altin Dumani. 

Për SPAK, procesi i riemërimit është i njëjtë me procesin e përzgjedhjes nga e para, dhe përfshin disa faza të detyrueshme, në të cilat duhet të kalonte edhe drejtorja aktuale e BKH. 

Ato janë verifikimi i dokumentacionit, test arsyetimi logjik, kontroll mjekësor dhe fizik, ese me shkrim, intervistë përpara Komisionit të Përzgjedhjes, vetëdeklarim të pasurisë dhe testim me poligraf. 

Por në komisionin e përzgjedhjes këtë radhe bëjnë pjesë Arben Kraja ish drejtues i SPAK, Altin Dumani, drejtuesi aktual i SPAK dhe Behar Dibra prokuror. Duke patur parasysh marrëdhëniet më dy personat që kanë drejtuar Prokurorinë Posaçme, Aida Hajnaj vendos që të mos marrë pjesë në garë. Ajo nuk dorëzoi Brenda afatit ligjor dokumentacionin duke i dhënë fund kohës së saj në drejtimin e BKH-. 

Aida Hajnaj gjatë mandatit të saj 5 vjeçar si drejtuese e BKH-së nuk e fitoi asnjëherë besimin e Prokurorisë së Posaçme dhe dy drejtuesve të saj. Ardhja e saj nga një karriere e gjate në policinë e shtetit dhe ministrinë e brendshme u pa nga trupa e prokurorëve të SPAK si “mish i huaj”. 

Ajo është drejtoresha e parë e BKH-së dhe emërimi i saj erdhi në një kohë kur SPAK sapo ishte ngritur dhe shumë dhe ende nuk dihej mirë se si funksiononte mekanizmi i drejtësisë së re. 

Pas refuzimit të Aida Hajnajt për të mos hyrë në garën për drejtuesin e ri të BKH-së dhe krijimit të kushteve ligjore nga ana e komisionit të përzgjedhjes për ta bërë këtë, u hap gara për të zgjedhur drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni përbëhet nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, të cilët do të përzgjedhin kandidatin më të mirë sipas tyre dhe këtë ia propozojnë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 

KLP nga ana e saj ka vetëm të drejtë ta emërojë duke noterizuar vendimin e prokurorisë së posacme. Më pas të gjitha të drejtat për të kërkuar masa disiplinore për drejtorin e BKH-së kur ka shkelje të ligjit janë vetëm të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

13 kandidatë listoi Prokuroria e Posaçme si emra potencial për të zëvendësuar Aida Hajnajn në krye të FBI-së shqiptare, gjatë një procesi verifikimi paraprak. Por sërish edhe në këtë rast ky proces do të sillte surpriza dhe do të nxirrte në pah një konflikt brenda Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka zbuluar jo vetëm një garë të ashpër ndërmjet 13 kandidatëve, por edhe një prapaskenë tensioni brenda vetë strukturave të drejtësisë së re. Në qendër të këtij tensioni ndodhen dy figura kyçe të SPAK-ut, Altin Dumani, aktualisht drejtues i institucionit, dhe Arben Kraja, ish-drejtues.

Shkak sipas burimeve për këtë përplasje është bërë mungesa e dokumentacionit për pjesën më të madhe të kandidatëve të cilët u kualifikuan për të vazhduar garën për drejtuesin e ri të BKH.

Verifikimi i dokumetacionin ka qenë kompetencë e prokurorit Arben Kraja, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të kandidatëve edhe pse ishin të paplotësuara. Kryesisht kandidatët të cilët vijnë nga jashtë strukturës së byrosë kanë pasur këtë problematikë duke detyruar më pas Altin Dumanin tu japë disa ditë kohë kandidatëve për të plotësuar mungesën.

Por këto zhvillime ngrenë pikëpyetje të madhe mbi mënyrën se si është menaxhuar ky proces nga komisioni i përzgjedhjes i përbërë nga tre prokurorët dhe a është ai transparent? 

Gjithashtu një pikëpyetje tjetër është se si kandidatë të cilët kanë më shumë se 20 vite që shërbejnë në polici dhe organe të tjera hetimore nuk kanë plotësuar siç duhet dokumentet që kërkohen në një proces të tillë apo mes anëtarëve të komisionin dhe konkretisht Altin Dumanit dhe Arben Krajës ka një ngërç i cili nuk po kalohet? 

Ajo që nuk i thuhet publikut në një konflikt të tillë është nëse problem mes të dyve është realisht administrativ apo lidhet me influenca ku secili kërkon të vendosë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, njeriun që i përshtatet me shumë.

Por një gjë është e sigurt nga e gjithë kjo që po ndodhe se gara për drejtuesin e ri të BKH-së, është më shumë se një çështje e menaxhimit të një institucioni. Ajo duhet të jetë një test për pavarësinë reale të SPAK, për integritetin e prokurorëve që e udhëheqin dhe për aftësinë e sistemit të drejtësisë për të prodhuar vendimmarrje të bazuara në meritë dhe jo në interesa.

Megjithatë pavarësisht këtyre situatave u prodhua një listë kandidatësh për të marrë në dorë drejtimin e BKH-së , secili me provojë disa vjeçare ne fushën e hetimit, si në radhët e Policisë së Shtetit, prokurori dhe Policinë Gjyqësore. 

Me përfundimin e mandatit të parë të Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, gara për drejtimin e këtij institucioni ka nxjerrë në pah 13 kandidatë, nga drejtues policie, hetues financiarë, prokurorë, deri te specialistë në institucione kontrolli dhe trajnimi.

Kjo listë pasqyron një përplasje të interesave midis institucioneve që e kanë ushqyer dhe kontrolluar sistemin penal shqiptar, Policia e Shtetit, Prokuroria, BKH-ja vetë dhe strukturat e mbikëqyrjes ligjore.

Në listë bien në dy emri i Gledis Nanos ish drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit. Një oficer karriere i cili ka qenë në krye edhe të antiterrorit në Policinë e Shtetit. Kandidimi i tij shihet nga si një përpjekje për rikthim në nivelet e larta të sigurisë pas largimit nga policia. 

Ai u shkarkua nga detyra e drejtorit të përgjithshëm nga qeveria në gushtin e 2022. Ai nisi një betejë ligjore për ta goditur ligjërisht këtë vendim dhe në gjykatën e shkallës së parë ai e ka fituar procesin. Ai mund të sjellë përvojë menaxhimi të krimeve të organizuara, por rruga për të marrë drejtimin e BKH-së nga Nano duket e vështirë. 

Haki Çako është kandidati tjetër që kërkon të drejtojë BKH-në. Një tjetër ish-drejtor i policisë, që përfaqëson strukturat klasike të zbatimit të ligjit. Ai ka eksperiencë administrative, por shihet si një përfaqësues i brezit të vjetër në polici. Interesi i tij në këtë garë mund të lidhet me përpjekjet për të rivendosur ndikimin e Policisë së Shtetit në një institucion që u ndërtua si alternativë e pavarur prej saj. Por eksperienca e tij edhe në detyra të tjera administrative si ajo e drejtorit të emergjencave e ka ngarkuar politikisht figurën e tij.

Joni Keta është kandidat tjetër dhe ndoshta figura më “e brendshme” e saj. Aktualisht ai mban detyrën e zëvendës drejtorit të BKH-së dhe dukshëm është kandidati që përfaqëson vazhdimësinë institucionale. I përfshirë në funksionimin e përditshëm të BKH-së, ai shihet si kandidaturë teknike, e balancuar dhe e njohur nga brenda sistemit. 

Mund të përfaqësojë interesat e atyre që duan një drejtim të qëndrueshëm, pa rikthim të ndikimeve nga jashtë. Prej vitesh ai është pjesë e policisë gjyqësore dhe ka një eksperiencë të mirë edhe te ish Prokuroria për Krimet e Rënda.

Elton Kërluku është tjetër kandidat potencial për të marrë drejtimin e Byrosë. Ashtu si Joni Keta ai vjen nga radhët e hetuesve aktualë të BKH-së. 

Përfaqëson ambicien e atyre që duan rritje nga brenda dhe që besojnë në forcimin e institucionit me profesionalizëm e meritokraci. Një profil teknik me orientim të qartë drejt hetimeve të specializuara kryesisht në fushën e korrupsionit. Gjithashtu ka eksperiencë në hetimin financiar pasi ky është 

Gentian Ndoi, një tjetër kandidat që vjen nga radhët e Policisë së Shtetit dhe është ekspert i krimeve financiare. Ai vjen me një profil që është në linjë me nevojat e hetimeve kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. 

Artur Beu rikthehet sërish në garën për të marrë drejtimin e byrosë, pasi e humbi atë të para 5 viteve kundër Aida Hajnaj. Ai ka vite që punon në policinë e shtetit dhe kryesisht në sektorin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Sigurisht që eksperienca që ka pasur më ndërkombëtarët e bën një kandidat të fortë por vështirë që ai të zgjidhet në krye të kësaj strukture. 

Në listë që ka kaluar verifikimin paraprak është edhe Astrit Halili, ish prokuror në Shkodër dhe i shkarkuar nga vetingu. Gjithashtu dëshirën për tu marrë këtë detyrë e kanë dhe Gentjan Shehaj, Marinela Pilinçi, Maoricio Sheldija, Nevrus Ndregjoni, Miklovan Kanani, Andi Pogaçe.

Kjo garë nuk është thjesht për një pozicion drejtues, është një test për atë se çfarë drejtimi do të marrë BKH pas një mandati të parë që konsolidoi strukturën e institucionit. Nga njëra anë qëndrojnë kandidatë që përfaqësojnë Policinë e Shtetit dhe strukturat tradicionale të sigurisë, nga ana tjetër janë kandidatë të BKH-së vetë dhe figura nga brenda sistemit të drejtësisë që kërkojnë vazhdimësi institucionale dhe pavarësi.

Interesat e ndryshme mes strukturave ekzekutive, kontrolluese dhe hetuese e bëjnë këtë proces vendimtar për integritetin dhe drejtimin afatgjatë të një institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në çdo vend të botës, drejtësia fillon me njerëzit që e përfaqësojnë atë. Dhe për këtë arsye, gara për drejtuesin e BKH-së nuk duhet të shihet një procedurë teknike. 

Kjo garë është një test për transparencën, një provë për pavarësinë dhe pasqyrë për të parë nëse sistemi ynë i ri i drejtësisë ka mësuar nga gabimet e së shkuarës.

Procesi është garancia e vetme që vendimet nuk merren në prapaskenë. Sepse kur një drejtor i tillë në një institucion kaq të rëndësishëm siç është BKH-ja, nuk do të vlente. Ne pamë çfarë ndodhi kur procesi dështo gjatë këtyre 30 viteve, korrupsioni u kthye në sistem dhe drejtësia ishte pjesë e tij duke e kthyer atë në një mjet në dorë të pushtetit.

Drejtori i BKH-së është njeriu që do të ketë në dorë hetimet më të ndjeshme të vendit nga zyrtarët e lartë e deri te rrjetet e krimit të organizuar dhe Shqipëria nuk ka luksin të dështojë me këtë institucion.

Çdo proces i manipuluar, çdo kandidaturë e nxitur nga interesa dhe grupe lobimi do të ishte një goditje për drejtësinë e re dhe vetë qytetarin i cili e ka kthyer Prokurorinë e Posaçme në institucionin më të besuar. 

Me modelin e frymëzuar nga FBI-ja amerikane, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk u krijua për të qenë një zyrë tjetër që shërben për të stivosur dosje të krimit të organizuar dhe korrupsioni. Ajo ngrit për të qenë një trupë e pavarur hetimore, e pajisur me kompetenca të plota teknike, mbështetje ndërkombëtare dhe një vizion të qartë, të shkojë tek shkelësi i ligjit , sado i pushtetshëm të jetë.

Prandaj dhe lufta e ftohtë që po zhvillohet këto ditë në Prokurorinë e Posaçme, duke e mbajtur larg syrit të publikut nuk i sjellë asnjë të mirë luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në të tilla raste transparenca vlen më shumë se çdo gjë. 

/Emisioni “Kronos”

Etiketa: ALTIN DUMANIArben Krajabyroja kombetare e hetimitElton KërlukuJoni Ketaperplasjaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

10:43 : 26/06/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Kallëzimet e partive ishin të pasakta, sekuestruam dokumente të rëndësishme

10:25 : 26/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

09:24 : 26/06/2025
AKTUALITET

Përfaqësuesi i SPAK në KPA: Të shkarkohet prokurori Genci Mane, u favorizua nga KPK

18:14 : 24/06/2025
Para

Panik në ajër, avionit i merr flakë një prej motorëve

TË GJITHA

Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës

12:59 : 26/06/2025

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025

Zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u vra nga biznesmeni italian! Trupin e fshehu në një fuçi vere

12:57 : 26/06/2025

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve, braktiset salla

12:38 : 26/06/2025

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

12:31 : 26/06/2025

Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

12:30 : 26/06/2025

Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri

12:14 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com