• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë pa Ermir Dedja para ekzekutimit? Kishte informacione rreth disa ngjarjeve kriminale

20:38 : 24/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Klodiana Lala 

Një nga pistat e hetimit të grupit hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes së Ermir Dedjas, është dhe makina që dyshohet se u përdor nga autorët, e gjetur e djegur në Gërdec.

Detaje nga dosja hetimore ku pikërisht makina tip Seat është pikasur nga kamerat e sigurisë në disa prej akseve të qytetit të Durrësit, dhe që fill pas krimit u gjet pothuaj i shkrumbuar nga grupi hetues, ku në brendësi u gjet edhe një armë zjarri.

Kjo tregon se autorët duhet të kenë lëvizur nëpërmjet fshatrave të Durrësit, duke shmangur kështu autostradën apo akset kryesore, me qëllim për t’i shpëtuar kontrolleve të patrullave të policisë, që në këtë kohë ishin ngritur në këmbë. Dhe për të përfunduar në zonën e Gërdecit, aty ku kanë menduar të humbin gjurmët e tyre.

“Menjëherë pas krimit të ndodhur, policia mori njoftim se në zonën e njohur si Gërdec në Vorë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Seat, me targë AB 815 AC, me ngjyrë të bardhë. Ku nga verifikimet paraprake, u arrit të dalloheshin targat e automjetit, si edhe numri i shasisë.Ku në sediljen e pasme të makinës u gjet një armë zjarri model 56”, thuhet në dosjen hetimore.

Lexo edhe:

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

“E tradhtoje me një të afërme”, vëllai i Liridona Ademajt përballet me Naim Murselin – VIDEO

Për grupin hetues ishte e qartë bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara jo shumë larg vendit ku u ekzekutua Ermir Dedja, se makina e djegur në zonën e Gërdecit në Tiranë ishte e njëjta, ose përkonte në karakteristikat e saj me atë që u pa të lëvizte para dhe pas krimit në qytetin e Durrësit.

Do të ishte pikërisht gjetja e automjetit dhe pamjet filmike që do të fillonin për grupin hetues, sagën për gjetjen se kujt i përkiste kjo makinë.
Si kishte hyrë ajo në Shqipëri dhe kush ishin poseduesit e saj të fundit.

A ishte kjo një makinë e modifikuar, në servisët e krimit, ashtu siç kishte ndodhur në raste të ngjashme?

Automjete që në historikun e tyre të ngushtë kanë të njëjtin manual përdorimi.
Ku krimi ka investuar shumë si në infrastrukturë ashtu edhe në logjistikë?

Ku shpesh serviset kanë shërbyer si për të fshehur makinat e vjedhura që më pas përdoren në krime të ndryshme, por edhe për modifikimin apo shkatërrimin e tyre gjë që e ka bërë shumë të vështirë punën e grupit hetues, për të shkuar sa më shpejt të autorët e krimit apo porositësit e tyre.

Por a është ky rasti i ngjashëm, ku autorët ia dolën të mbetën anonimë dhe nëse jo çfarë duket se i tradhtoi ata? Një automjet ku secila prej pjesëve identifikuese ishte modifikuar apo vjedhur një tjetër automjeti.

Ku edhe në këtë rast, automjeti del se është grabitur jo më larg se 6 muaj nga koha e kryerjes së krimit. Po kush janë dy personat e arrestuar deri më sot nga policia dhe a janë ata personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Dhe pse ky krim deri më tani ka mbetur i tillë deri të dy emrat e dyshuar që kanë qenë poseduesit e fundit të njohur të automjetit që u përdor në vrasjen e Ermir Dedjas. A është kjo një provë e mjaftueshme për t’i implikuar ata në krim, apo edhe kjo vrasje do të mbetet pa autor, edhe për disa kohë.

Çfarë e bën të vështirë zbardhjen e vrasjes së një profili të tillë, që nga sa kuptohet lëvizte pa masa të shtuara sigurie. Çfarë dinte apo kishte parë Ermir Dedja, që çoi në prerjen e mandatës së tij të vdekjes?

Dhe pse ishte e rëndësishme për urdhëruesit e ekzekutimit të tij, një mesazh i tillë mafioz. Referuar plumbave që mori pas shpine, por edhe imvestimit për të paguar apo përdorur një automjet që më pas do të duhet ta digjnin. Ashtu sikur në fakt kishin vepruar edhe me personazhe më të rëndësishëm të krimit.

A erdhi kjo vrasje pikërisht në kohën kur hetimet dhe rrethi i lakut të krimit po ngushtohet gjithmonë e më shumë, dhe Ermir Dedja mund të përbënte rrezik me informacionin që mund të kishte rreth disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në Durrës.

Në kohën kur SPAK, po afron gjithmonë e më shumë pranë vetes informatorë dhe po rekruton bashkëpunëtorë të drejtësisë, të cilët për të shpëtuar veten, po groposin ata që ishin shefat e tyre. A është ky rasti i Ermir Dedjas?

Që ndoshta nuk i kishte nuhatur intrigat që po luheshin pas krahëve të tij, apo që për të kishte një plan për ta hequr qafe.

  • Çfarë treguan pamjet filmike në vendin e ngjarjes dhe si lëvizi makina e krimit?

Sipas burimeve të emisionit ‘Në Shënjestër’, ajo që së pari e bëri të vështirë krehjen e zonës ku ndodhi krimi, ishte fakti se në vendin e ngjarjes nuk kishte kamera sigurie gjë që me siguri duhet ta kenë ditur edhe atentatorët të cilët zgjodhën pikërisht këtë zonë të pastër nga kamerat e sigurisë për të mos pasur asnjë dëshmi filmike të lëvizjeve të tyre të fundit.

Një mungesë e çuditshme kamerash, që ndodh në një zonë shumë të rrahur të qytetit të Durrësit me biznese dhe institucione publike.

Por ndërsa qitësit kanë menduar se kishin kryer një vrasje të pastër, pa asnjë dëshmitar okular përreth, apo sytë e kamerave që mund t’i shqetësonin, duket se ato që i kanë tradhtuar kanë qenë disa kamera të tjera, të vendosur jo shumë larg perimetrit të krimit.

Pikërisht ato të një farmacie që regjistroi një automjet të çuditshëm që lëvizte vazhdimisht në këtë orë të natës në zonën përreth.

Makië e cila më pas rezultoi se ishte pikërisht ajo që u përdor në vrasjen e 29 vjeçarit, Ermir Dedja.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore “nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, ajo që konstatohet është se në zonën e rrethuar të krimit, nuk ka kamera sigurie.

Por pas krehjes që iu bë një një kamere në fund të rrugës, u pa të lëvizte një automjet ngjyrë e bardhë.

Makinë e cila lëviz në sensin e kundërt, që pasi shkon në fund të rrugës, kthehet dhe futet sërish aty. Automjet që më tej vihet re, të lëvizë në disa akse të qytetit të Durrësit.

Autorët e kishin pritur me orë të tëra në dalje të rrugës “Doktor Paskal Prodani”, në lagjen nr 18 në Durrës, deri sa gjetën momentin e përshtatshëm kur ai ishte i vetëm dhe po ngjitej në automjetin e tij tip BMË ngjyrë e zezë.

Plumba të derdhur pas trupit të tij që tejshpuan edhe fasadën e qendrës shëndetësore

Që po të mos ishte për orën e vonë kur ndodhi krimi, mund të kishin rezultuar fatal edhe për mjekët e kësaj qendre shëndetësore, dhoma e të cilëve ndodhej pikërisht përballë trotuarit ku u qëllua 29-vjeçari.

Aty ku edhe u gjet i pajetë trupi i tij, i mbuluar nga gjaku, dhe një paketë cigaresh Malboro, e fundit që e kishte shoqëruar mesa duket në këtë jetë.

Ajo që dukej qartë në këtë sulm me armë, është se viktima Ermir Dedja, ishte plotësisht i papërgatitur për t’u mbrojtur ndaj një agresioni të tillë.

Gjë që u pa edhe te sendet personale që iu gjetën me vete, gjatë kontrollit të ushtruar nga ekspertët e kriminalistikës.

Ku ai mesa duket më shumë ishte kujdesur të merrte gjërat e tij të përditshme, sesa të krijonte një siguri për veten.

Siç ishte edhe një qese me kanabis sativa, që iu gjet me vete në xhep, por jo një armë që mund ta mbronte nga bëmat që kishte krijuar në përditshmërinë e tij, nëse do të kishte të tilla.

Çka tregonte se viktima nuk ishte edhe aq i shqetësuar për hijet që i vinin pas.

Sipas të dosjes hetimore “pasi grupi hetues shkoi në vendngjarje, fillimisht konstatoi aty një automjet tip BMW, që i përkiste viktimës, Ermir Dedja, të cilit në trup në anën e kurrizit, iu gjetën dy vrima tejshpuese plumbash.

Njëra prej të cilave pa vrimë dalje. Kontroll i cili vazhdoi më tej edhe gjatë autopsisë. Nga ku rezultoi se gjatë kontrollit fizik të bërë në rrobat e viktimës u gjet edhe një qese brenda së cilës ndodhej një lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike e llojit Canabis sattiva, e cila pas peshimit rezultoi 1.5 gram”

Po kush ishte Ermir Dedja dhe cilët ishin precedentët e tij kriminalë? Kush ishin personat që e ndiqnin për ta vrarë?

Bazuar në kartelën e tij penale, Ermir Dedja rezulton se ishte një personazh me rekorde të shumta kriminale, sidomos në fushën e narkotikëve gjë për të cilën ai edhe ishte arrestuar në vitin 2015.

Një ushtar me profil të padukshëm por që mund të ketë shërbyer për shumë punë, për llogari të këtyre organizatave kriminale.

Ai ishte një personazh në hije dhe nuk bënte pjesë në rangjet e njohura të organizatave kriminale çka e bënte profilin e tij penal më të tërhequr në raport me shumë viktima të ngjashme, të ekzekutuar më herët.

Edhe pse nuk ishte i njohur në raportimet mediatike për aktivitetin e tij, kërkimet rreth emrit të tij të çojnë në një ngjarje të ndodhur në zonën e Shijakut në vitin 2017 ku bashkë me mikun e tij ai ra në pranga, për një plagosje të ndodhur në këtë zonë.

Ngjarje për të cilën ai akuzohej si përkrahës i autorit. Shijaku dhe vetë Durrësi të cilat mesa duket ishin edhe zonat që ai frekuentonte më së shumti në punët e tij në botën e krimit.

Aty ku prej dekadash kanë të shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe disa nga bandat më të rrezikshme dhe të fuqishme në Shqipëri të cilat operojnë pas vetes me ushtarë të shumtë siç mund të ketë qenë edhe vetë viktima, Ermir Dedja./ Emisioni “Në Shënjestër” 

Etiketa: ermir dedjaHetimetkrimNë Shënjestërvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15:58 : 15/07/2025
AKTUALITET

“E tradhtoje me një të afërme”, vëllai i Liridona Ademajt përballet me Naim Murselin – VIDEO

12:59 : 14/07/2025
KRONIKE

“Babi e mbajti për dore, ndërsa hajduti ia bëri mamit bam”, vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me nipërit

11:51 : 14/07/2025
RAJONI

Vrasja e Liridonës/ Dëshmon në gjyq i vëllai: Si e gjeta Naimin pas krimit në hotel

11:28 : 14/07/2025
BOTA

Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet

17:46 : 13/07/2025
BOTA

Gaza/ Izraeli vret 24 palestinezë pranë një pike ndihmash

11:41 : 13/07/2025
Para

Morata u kërcënua me jetë pas humbjes së penalltisë, bie në pranga një 19-vjeçar

TË GJITHA

Pasuria e dhëndrit të Orban nxit debat në Hungari/ Biznes apo nepotizëm?

21:51 : 15/07/2025

Egnatia shpërfytyrohet në Islandë, ekipi vendas i shënon 4 gola në pjesën e parë

21:50 : 15/07/2025

EMRI/ Dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

21:39 : 15/07/2025

BE-ja dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

21:35 : 15/07/2025

Katastrofë për Egnatian, rrogozhinasit pësojnë edhe golin e tretë në Islandë (Video)

21:34 : 15/07/2025

Karamuço: Nga zbërthimi i “Matrix” do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

21:26 : 15/07/2025

Champions League/ E pëson Egnatia, ekipi islandez në avantazh (Video)

21:19 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com