Kjo verë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Ernest Muçit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, drejtuesit e Besiktas kanë planifikuar shitjen e futbollistit, nëse në drejtim të klubit do vijë një ofertë që shkon diku tek 10 milionë euro.
Interesimi për Muçin nuk ka munguar, edhe pse për momentin nuk ka patur ndonjë propozim zyrtar.