• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Të gjitha hetimet dhe fletarrestimet ndaj Radoiçiç në Kosovë

15:26 : 20/06/2025
në RAJONI

Nga akuzat për frikësim dëshmitarësh, deri te ato për krime lufte dhe sulm të armatosur. Pse nuk arrestohet dot Millan Radoiçiç, pavarësisht pesë fletarrestimeve në Kosovë? Si është e mundur që ai ende lëviz i lirë, dhe çfarë roli luan Serbia në këtë histori të ndërlikuar?

Kosova lëshoi edhe një urdhër arrestimi, të pestin me radhë, kundër Millan Radoiçiçit – këtë herë për shkak të vendosjes së barrikadave në katër komunat me shumicë serbe në veri, në vitin 2022.

Në atë kohë, Radoiçiç ishte nënkryetar i Listës Serbe dhe, sipas kësaj partie, ai ishte i pranishëm në barrikadat në fund të korrikut 2022, pavarësisht se kishte urdhër për arrestimin e tij, të lëshuar në shkurt të atij viti, për shkak të frikësimit të dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me korrupsion dhe ndërtime të paligjshme.

Ndërkohë, në dhjetor të vitit 2023, u lëshua edhe një urdhër për arrestimin e Radoiçiçit, për sulmin e armatosur vdekjeprurës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, përgjegjësinë për të cilin e mori vetë ai.

Në Kosovë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor për sulmin në Banjskë, por vetëm për tre të arrestuar, pasi rreth 40 të tjerë të akuzuar, përfshirë Radoiçiçin, janë në arrati. Besohet se të gjithë ata janë të lirë në Serbi.

Lexo edhe:

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

Në prill të 2025-tës u lëshua edhe një urdhër për arrestimin e Radoiçiçit, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në rajonin e Gjakovës.

Ndërsa, urdhri i parë për arrestimin e tij u lëshua në vitin 2019, nën dyshimet se kishte lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Ky urdhër, megjithatë, u tërhoq në mars të vitit 2021, pa ndonjë shpjegim zyrtar.

A kanë kuptim këta urdhra pa bashkëpunim me Serbinë?

“Njoftimi i kuq” i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (Interpol) për një person nuk është e njëjta gjë me një urdhër arrestimi – vendet anëtare i zbatojnë ligjet e tyre dhe vendosin nëse do ta arrestojnë atë person.

Kështu, Serbia nuk vepron mbi urdhrat ndërkombëtarë të arrestimit që i lëshon Kosova, sepse nuk e njeh pavarësinë e saj të shpallur në vitin 2008.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se Prokurori i Shtetit në Kosovë është i detyruar t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore, përfshirë edhe lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar, për t’i përmbushur obligimet ligjore dhe procedurat në procesin penal.

Megjithatë, ai thekson se, për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis Kosovës dhe Serbisë, është pothuajse e pamundur që Radoiçiç të arrestohet.

“Lëshimi i një fletarrestimi ndërkombëtar për Radoiçiçin, së paku, ia kufizon mundësinë për të udhëtuar jashtë Serbisë apo në vende që mund ta arrestojnë dhe ekstradojnë në Kosovë”, thotë Miftaraj.

Avokati nga Serbia, Bozho Prelleviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se Prokuroria e Kosovës nuk ka mundur të arrijë te Radoiçiçi as për vepra penale “shumë më të rënda dhe më të pakëndshme” dhe se “vendosja e barrikadave nuk është problemi më i madh për të”.

Për Serbinë, shton ai, ngritja e barrikadave në veri të Kosovës nuk është një akt kriminal, por, përkundrazi, një protestë.

“Serbia e sheh këtë si vendosje barrikadash brenda territorit të saj – për këtë nuk ka ngritur akuza për vepër penale ndaj askujt – dhe është vështirë të konsiderohet si vepër penale edhe sipas ligjit të Kosovës. Një zbatim i tillë i ligjit nuk e ndihmon pajtimin, sepse krijon një përjashtim shumë të qartë mbi baza etnike dhe kombëtare”, vlerëson Prelleviq.

A u përpoq Kosova ta arrestonte Radoiçiçin?

Autoritetet e Kosovës u përpoqën disa herë ta arrestonin Radoiçiçin, por pa sukses.
Në nëntor të vitit 2018, Policia e Kosovës tentoi ta arrestonte atë, nën dyshimet se ishte i lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, por ai nuk ishte në apartamentin e tij.

Kur urdhri për arrestimin e tij për këtë rast u tërhoq në vitin 2021, Radoiçiç lëvizte lirshëm në veri të Kosovës. Më 3 shkurt të vitit 2022, Radoiçiç arriti sërish t’i shpëtonte arrestimit, në bazë të fletarrestimit për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, duke ikur nga pika kufitare në Bërnjak, në veri të Kosovës.

Disa muaj më vonë, më 5 korrik të vitit 2022, Radoiçiç iu drejtua publikut përmes një videoxhirimi nga, siç tha, zona përreth Leposaviqit, në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në atë kohë se Radoiçiç nuk ishte në Kosovë, se ai kishte hyrë ilegalisht vetëm për të bërë një video dhe se më pas ishte larguar përsëri nga territori i Kosovës.

Miftaraj thotë se IKD-ja kërkon vazhdimisht nga politikanët që të heqin dorë nga komentimi i çështjeve publike që janë nën hetim ose në proces gjyqësor, për të mbrojtur dhe respektuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë./ REL

Etiketa: kosoveradoicic

Lajme të lidhura

RAJONI

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

11:56 : 25/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
RAJONI

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

11:56 : 24/07/2025
BOTA

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

10:56 : 24/07/2025
Para

Zyrtare/ U largua nga Elbasani, sulmuesi transferohet te Sherifi i Tiraspolit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com