• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelensky bën thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë

13:13 : 19/06/2025
në BOTA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet raketore ruse ndaj një ndërtese banimi në Kiev të martën ishin shenjë se duhet të ushtrohet më shumë presion ndaj Moskës, në mënyrë që ajo të pajtohet për një armëpushim.

Rusia së fundmi ka intensifikuar sulmet në luftën kundër Ukrainës, që ka nisur tre vjet më parë.

Sulmet me dronë dhe raketa në Kiev të martën më vdekjeprurëset ndaj kryeqytetit ukrainas gjatë këtij viti – lanë të vrarë 28 persona dhe plagosën 142 të tjerë.

Zelensky, së bashku me ministrin e tij të Brendshëm, Ihor Klymenko, vizituan vendin ku gjendet ndërtesa e banimit e sulmuar. Ata vendosën kurora me lule dhe nderuan kujtimin e 23 personave që humbën jetën nga sulmi ndaj kësaj ndërtese.

“Ky sulm është përkujtues për botën se Rusia refuzon armëpushimin dhe zgjedh vrasjet”, shkroi Zelensky në Telegram.

Lexo edhe:

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

Ai falënderoi partnerët e Ukrainës, të cilët, sipas Zelenskyt, janë të gatshëm të rrisin presionin ndaj Rusisë në mënyrë që Moska “të ndiejë koston e vërtetë të luftës”.

Gjatë sulmeve të së martës në Kiev dhe në pjesë të tjera të Ukrainës, sipas zyrtarëve në Kiev, Rusia përdori mbi 440 dronë dhe 32 raketa.

Javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet me armë me rreze të gjatë veprimi, duke goditur zona të banuara. Megjithatë, një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, mohoi se shteti i tij sulmon civilët, duke thënë se sulmet “janë kundër industrisë ushtarake, e jo ndaj ndërtesave të banimit”.

Ai tha se është i hapur për të negociuar me Zelenskyn, por përsëriti qëndrimin e tij se udhëheqësi ukrainas nuk ka legjitimitet, pasi i ka përfunduar mandati pesëvjeçar si president – pretendim që vazhdimisht është hedhur poshtë nga Kievi./REL

Etiketa: RusiaUkraineVolodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

Pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

09:29 : 24/10/2025
Para

Psikologia shpjegon çfarë ndodh në trurin e një personi që mendon vetëvrasjen

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com