• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Merz: “Irani është një regjim terrori”

"Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve": Kancelari Merz thekson në intervistë për kanalin e medias publike gjermane ARD të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur. Pjesë nga intervista.

09:04 : 18/06/2025
në BOTA

I pyetur nga ARD: Të premten e kaluar një shtet sovran – Izraeli – filloi të bombardojë një tjetër shtet sovran, Iranin. A është kjo një luftë sulmuese?

Friedrich Merz: Ne gjatë gjithë fundjavës jemi konsultuar intensivisht për këtë temë, edhe në samitin e G7 në Kanada kjo ishte një nga temat më të rëndësishme. E pikërisht një ditë më parë miratuam një deklaratë të përbashkët. Në të theksohet edhe njëherë e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje dhe përshkruhet karakteri i regjimit të Teheranit, si një regjim, që është në masë të gjerë përgjegjës për terrorin në botë. Nga pikëpamja jonë është e papranueshme që Irani është duke konstruktuar armë atomike. Në këtë kontekst Izraeli po vë në veprim të drejtën e vet për vetëmbrojtje duke e marrë vet këtë përgjegjësi.

ARD: Izraeli argumenton me një goditje preventive. Një kusht i rëndësisihëm për këtë është, që një sulm i pritshëm së shpejti. A keni telefonuar natën e sulmit me Benjamin Netanjahun. Ka ndarë ai argumenta, se një sulm nga Irani pritet së shpejti?

Friedrich Merz: Këto argumenta janë dhënë qysh një ditë përpara. Nga Autoriteti Ndërkombëtar për Energjinë Bërthamore pati një deklaratë, që Irani sërish nuk e respektoi, për të garantuar aksesin në të gjitha impiantet e pasurimit të uraniumit, të cilat janë të shpërndara në mbarë vendin. Irani menjëherë pas kësaj deklaroi, se do ta vazhdojë edhe më intensivisht procesin e pasurimit të uraniumit.

Lexo edhe:

Jasir Asani pranë transferimit në Iran

Aleatët europianë shtyjnë sanksionet ndaj Iranit për të ringjallur bisedimet bërthamore me SHBA-të

ARD: Por a është kjo një arësye për luftë. Për në fundjavë ishin planifikuar bisedime me SHBA-në?

Friedrich Merz: Ky është një vendim i qeverisë izraelite, vendim që ajo e ka marrë brenda kompetencave të veta dhe me përgjëgjësinë e vet. Por me sa duket Izraeli kërcënimin e ka marrë aq seriozisht, sa kjo e ka shtyrë të vendosë për këtë përgjigje ushtarake. Ky vend ka të drejtën të vetëmbrohet. Nëse qeveria izraelite e konsideroi se kishte ardhur momenti, atëherë nuk kam përse ta kundërshtoj këtë.

…

ARD: Sepse ka shumë vende, që ndihen të kërcënuar nga një vend tjetër: A ju preokupon fakti, që e drejta ndërkombëtare po shkelet përmes së drejtës së më të fortit?

Friedrich Merz: Kjo është një stiuatë e veçantë, që po e shohim prej vitesh në Lindjen e Mesme. Izraeli është i rrethuar nga vende, shumica e të cilëve e vlerësojnë si doktrinë shtetërore asgjësimin e shtetit të Izraelit. Vendi që prej dekadash e ka nxjerrë më së shumti në pah këtë, është Irani dhe regjimi i mullahëve. Izraeli ka qenë i kërcënuar dhe nga programi për armët bërthamore është ndierë dyfish i kërcënuar. Ne bashkarisht një ditë më parë përcaktuam, se Irani nuk duhet të posedojë armë atomike dhe këtë e kemi vendosur në një kontekst me të drejtën për vetëmbrojtje të shtetit të Izraelit.

…

ARD: Në ç`mënyrë mund t’i jepet fund programit për armët bërthamore: ushtarakisht apo përmes bisedimeve?

Friedrich Merz: Gjendja katër ditët e fundit ka ndryshuar dukshëm. Tani është dhënë një përgjigje ushtarake, pasi përpjekjet diplomatike prej dekadash kanë dështuar. SHBA para disa vitesh u tërhoqën nga bisedimet, ndërsa europianët vazhduan, me shpresën që ndoshta do të ketë lëvizje për më mirë. Kjo shpresë herën e fundit u zhgënjye rëndë.

…

ARD: Kryeministri izraelit Netanjahu tha: Kjo krizë mund të marrë fund, duke vrarë Ajatollah Ali Chamenei. A bashkoheni me këtë vlerësim?

Frieedrich Merz: Ky është një vlerësim i kryeministrit izraelit, ashtu sikurse e ka deklaruar. Ndoshta ka pasur një shkas, që e ka bërë publike këtë. Sidoqoftë do të ishte mirë, nëse ky regjim në Iran të mos ketë më influencë në të ardhmen në vend, pasi atje ka një numër të madh njerëzish, që prej kohësh duan të çlirohen nga zgjedha e këtij regjimi. Ne kemi të bëjmë me një regjim terrori – nga brenda dhe jashtë vendit. Do të ishte mire, që këtij regjimi t’i vijë fundi./DW

Etiketa: Friedrich MerzIrani

Lajme të lidhura

SPORT

Jasir Asani pranë transferimit në Iran

08:04 : 26/07/2025
BOTA

Aleatët europianë shtyjnë sanksionet ndaj Iranit për të ringjallur bisedimet bërthamore me SHBA-të

11:55 : 25/07/2025
BOTA

Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

20:02 : 23/07/2025
BOTA

A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

08:28 : 23/07/2025
AKTUALITET

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025
BOTA

Irani: Nuk ka bisedime bërthamore, nëse SHBA kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit

21:03 : 14/07/2025
Para

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

TË GJITHA

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

18:15 : 30/07/2025

Përdhoset shtatorja e Skënderbeut në Prizren

18:10 : 30/07/2025

Leao vlerëson Allegrin: Gjithçka ka ndryshuar me të, ndjehemi se jemi një ekip!

18:05 : 30/07/2025

Banorët përplasen me Policinë/ PS-PD bëhen bashkë në Sarandë, 60 ha tokë i jepen Xhindolit e Buzit

17:57 : 30/07/2025

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

17:47 : 30/07/2025

Las Vegas-i pret shortin e Kupës së Botës 2026

17:39 : 30/07/2025

Not, Leon Marchand vendos rekord të ri botëror në 200 metra

17:28 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com