• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

09:07 : 18/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA

Nga Genc Pollo

Në debatin shqiptar mbi konfliktin e armatosur midis Izraelit e Iranit ka qenë i pranishëm koncepti se Izraeli është një demokraci, ku pushteti kufizohet e është llogaridhënës para popullit e të zgjedhurve të tij, ndërsa Irani është një teokraci ku lideri suprem dhe kasta rreth tij sundon plotësisht mbi shtetasit dhe sistematikisht i keqtrajton ata; për këtë arsye Shqipëria duhet të jetë në krahun e.

Vërtet Shqipëria u pozicionua në favor të Izraelit duke përsëritur formulën e BE të ditës së sulmit izraelit (e premte, 13/06) se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe se preferohet një zgjidhje përmes diplomacisë. Por u vu re se ky prononcim i përfaqësuesve qeveritarë erdhi me shumë vonesë: ditën e katërt nga fillimit i konfliktit dhe mbasi u prononcua opozita, si dhe qeveritë në rajon si psh., Prishtina e Shkupi.

Por të kthehemi te motivet pse përkrahet Izraeli: është thënë e përsëritur se Europa (dhe Perëndimi) janë tok me Izraelin në një komunitet vlerash si demokracia, shteti ligjor e respekti për liritë e të drejtat e njeriut (në zhargonin e BE njihen si Kriteret e Kopenhagenit). Këto ngjashmëri përcaktojnë edhe solidaritetin e përkrahjen për Izraelin në këtë moment kritik. Në pjesën tjetër të botës, shumica e demokracive janë në krahun e Izraelit, por ka edhe përjashtime. Po kështu, regjimet autoritare e satrapike janë në përgjithësi me Iranin, por jo pa përjashtime.

Për të venë gjerat në perspektivë lipset të konsiderojmë edhe kriterin e interesit shtetëror dhe atë të ligjit ndërkombëtar.

Lexo edhe:

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gaza

Plani për Gazën, ushtarët arabë në territor “të nxehtë”

Interesi shtetëror në këtë çështje është në radhë të parë ai i sigurisë (interesi ekonomik meriton një shqyrtim veças). Që me ardhjen në fuqi të Ajatollah Komenit pra 46 vjetësh, Irani deklaron gati përditë se synon të asgjësojë Izraelin. Pasi të mbarojë punë me Shejtanin e Vogël, siç e quajnë Izraelin udhëheqësit e ajatullahëve, thonë se do të merren me Shejtanin e Madh, ose Amerikën. Për Europën nuk flasin hapur me këtë gjuhë, por kuptohet se e konsiderojnë një shejtan të mesëm. Për shqiptarët, lideri suprem Khamenei tha para 5 vitesh se janë një popull i mbrapshtë.

Ky regjim prej 30 vitesh synon të prodhojë bombën bërthamore. Kë do të asgjësojë me bombë bërthamore? Kuptohet, të parin shejtanin e vogël, Izraelin; pastaj si t’i volisë: Europën, Amerikën, rivalët arabë si Saudia, Irakun, apo edhe Turqinë.Nëse nuk i asgjëson, atëherë i kërcënon e shantazhon. Për këtë i nevojitet bomba bërthamore. Prej njëzet vjetësh bashkësia ndërkombëtare, të tërë pa përjashtim, Europa, Amerika, madje edhe Rusia e Kina në këtë rast, tentojnë që ta pengojnë armatosjen bërthamore të Iranit. Herë me sanksione, herë me marrëveshje e kontrolle, e herë duke e ryshfetuar me miliarda dollarë. Dhe kanë dështuar gjithmonë. Amerika, Europa, Izraeli dhe së fundmi Agjencia Atomike e OKB thonë se Teherani është çerek hapi larg prodhimit të bombës. Maksimumi dy javë i duhen. Raketat për ta lëshuar bombën atomike drejt Tel-Avivit apo Europës i ka bë gati me kohë. Sulmi parandalues i Izraelit synon të asgjësojë këtë kërcënim kapital.

Duke eliminuar përveç komandantëve të gardës së ajatollahëve, edhe teknikët bërthamorë terroristë, si dhe centrifugat ku prodhohet bomba atomike. Izraeli po heq këtë sëpatë varur mbi kokën e popullit izraelit në radhë të parë. Por edhe të popujve në Lindjen e Mesme dhe Europë. Siç u shpreh sot kancelari gjerman: “Izraeli po bën ‘punën e pisët’ për të mirën tonë kolektive”.

Ky sulm ka edhe risqe. Ajatullahët mund të mbyllin Ngushticën e Hormuzit e të bllokojnë 25% të furnizimit botëror me naftë; apo të nxisin terrorizmin në Europë. Çfarëdo që të tentojnë ata, alternativa ndaj mosveprimit është Teherani me pultin e bombës atomike në dorë. Nuk është thjesht alternativa më e keqe, por një makth ekzistencial.

Respekti për ligjin ndërkombëtar është një tjetër kriter për të gjetur se në cilin krah qëndron e drejta në këtë konflikt. Irani ka shkelur vazhdimisht Traktatin e Mospërhapjes së armëve bërthamore, ku është palë që nga viti 1970. Së fundmi, ishte Agjencia Atomike e OKB (IAEA) që konkludoi se programi bërthamor iranian nuk është për qëllime civile.

Gjithashtu Irani ka instaluar, armatosur e trajnuar milici në rajon (Irak, Jemen, Siri, Liban, Gaza) për të kërcënuar e sulmuar çdo shtet rival në Lindjen e Mesme, madje përmes Huthëve në Jemen për disa muaj bllokoi korridorin detar të Detit të Kuq, që është arterie vitale për ekonominë europiane (40% e mallrave). Këto e të tjera e bëjnë Iranin shkelës sistemik e të rrezikshëm të ligjit ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, ka zëra në Europë që edhe pse e shohin sulmin izraelit të 13 qershorit si në thelb të justifikuar, insistojnë se duke goditur i pari, Izraeli shkeli ligjin ndërkombëtar. Në fakt, agresioni ndërshtetëror apo edhe kërcënimi me të është ndaluar nga konventat e OKB mbas L2B. Shkelëse të kësaj norme në Europë janë Rusia me agresionin ndaj Ukrainës, apo Serbia e Vuçiçit me kërcënimin e përsëritur ushtarak ndaj Kosovës. Por, në rastin e Izraelit, kemi një goditje parandaluese të një agresioni madhor, në këtë rast atomik. Është “rregulli Caroline” i formuluar në shekullin e 19 dhe i riafirmuar mbas L2B, që lejon të godasësh fort i pari kur je dukshëm i kërcënuar.

Skenari ideal në Iran do të ishte përmbysja e regjimit të ajatollahëve dhe vendosja e një sistemi demokratik e miqësor me fqinjët. Ky është një komb me kulturë të lashtë e të pasur që ne e njohim nga Omar Kajami, Firdusi e të tjerë. Iranianët meritojnë çlirimin nga një regjim gjakatar, që vret e burgos gratë vetëm për shaminë e kokës. Skenari pozitiv do të ishte eliminimi tërësor i potencialit bërthamor në Iranin e ajatullahëve me hir apo me pahir. Dhe me verifikim ndërkombëtar në terren. Ndoshta liria e demokracia do të duhet të presin ende, por të paktën të kemi paqe pa një Hiroshima në shekullin 21.

Etiketa: armatimebotagenc polloitaniIzraelikonfliktilufteraketa

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gaza

18:20 : 18/10/2025
BOTA

Plani për Gazën, ushtarët arabë në territor “të nxehtë”

12:03 : 18/10/2025
AKTUALITET

Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth

11:52 : 18/10/2025
BOTA

Analiza: Vendet e BE-së kanë 5 vite kohë për t’u përgatitur për luftë me Rusinë, çfarë parashikon plani

15:36 : 16/10/2025
BOTA

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

22:08 : 15/10/2025
BOTA

Izraeli pritet të rihapë pikën kufitare të Rafahut

18:39 : 15/10/2025
Para

Mbyllet përkohësisht ambasada e SHBA në Jerusalem

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com