• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon

13:21 : 18/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit vendos të shtyjë seancën për Vangjush Dakon.

Kjo për shkak se Adrian Bulku, njeri nga të pandehurit, kishte njoftuar gjykatës se sot ishte në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe kërkonte të caktohej një datë tjetër pasi dëshironte që të ishte i pranishëm. Seanca e radhës në datën 1 korrik ora 10:30.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor që u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi deklarimin fajtor të Vangjush Dakos për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim për faktin penal të ndërtimit të pallatit të ndërtuar nga shoqëria “Fakle” sh.p.k. dhe dënimin e tij me 2 vite e 9 muaj burgim.

Për të njëjtën vepër penale u dënua me 2 vjet e 4 muaj burgim për projekt zbatimin e promenadës bregdetare dhe në bashkim të dënimeve u dha masa 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, u caktua dhe dënimi plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve.

Lexo edhe:

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

Berisha zbulon prapaskenat: Vangjush Dako është arratisur nga vendi! Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

Dako ka bërë rreth 8 muaj paraburgim që konvertohet në rreth 1 vit burg. Pra nga dënimi 2 vjet e 8 muaj burg nëse mbetet në fuqi ky vendim edhe nga Apeli, atëherë kryebashkiaku socialist ia “hedh” pasi atij i mbetet të kryejë rreth 1 vit e 8 muaj burg.

Vangjush Dako ishte kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019. Ai është akuzuar nga opozita dhe ka rezultuar në përgjime me elementë të krimit të organizuar, të cilët veç narkotrafikut, dyshohet se ndikuan në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës në vitin 2017.

  • Vangjush Dako akuzohet se ka shkaktuar një dëm prej qindra mijëra euro

Rasti i parë ka lidhje me abuzimin e kryer me lejen për ndërtimin e një pallati në Durrës, ku janë përfshirë dokumente të falsifikuara dhe zbardhja e lejes është bërë pasi kishte përfunduar ndërtimi i godinës që ishte i ndryshëm në kate nga sa ishte planifikuar në fillim.

Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me studimin e kryer nga bashkia e Durrësit në lidhje me shëtitoren në qytetin bregdetar ku për shkak të keqllogaritjes në buxhetin e shtetit është shkaktuar një dëm prej qindra mijëra euro. Edhe pse ishte evidentuar më herët nga KLSH, Bashkia e Durrësit nuk kishte marrë masa.

Etiketa: apeliGJKKOVangjush Dakovendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Berisha zbulon prapaskenat: Vangjush Dako është arratisur nga vendi! Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

13:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin

16:40 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

12:28 : 17/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Apelit shqyrton ankimin e Metës për arrestin me burg, mbrojtja kërkon zbutjen e masës

11:20 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:51 : 16/10/2025
Para

Sherr në Vlorë, 41-vjeçari godet me armë në fytyrë një person, shpallet në kërkim

TË GJITHA

Përgënjeshtrime dhe kërcënime, si u përpoq Aurel Hoxha të manipulojë hetimin e vrasjes së Klevis Lleshajt

21:55 : 21/10/2025

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

21:44 : 21/10/2025

“Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”/ Ish prokurori Beçi: Motorin e ka ekzekutivi

21:38 : 21/10/2025

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

21:19 : 21/10/2025

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

21:11 : 21/10/2025

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:02 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com