• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Mitrovica provon një fillim të ri, por a do të funksionojë?

14:34 : 17/06/2025
në RAJONI

Mitrovica po bën një hap të ri drejt bashkëpunimit: për herë të parë është formuar Bordi i Përbashkët mes jugut dhe veriut të qytetit. Qëllimi? Projekte të përbashkëta që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër. Por, a do të funksionojë ky mekanizëm në një realitet të ndërlikuar politik?

Mitrovica – qyteti i ndarjes më të theksuar etnike në Kosovë – ka themeluar Bordin e Përbashkët mes komunës jugore me shumicë shqiptare dhe asaj veriore me shumicë serbe.

Ky hap është përshëndetur nga Qeveria në detyrë e vendit, ashtu si edhe nga dy komunat, të cilat e kanë cilësuar si mundësi për të sjellë projekte të përbashkëta, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër.

Bazuar në Ligjin për kufijtë administrativë të komunave, Bordi, i krijuar zyrtarisht javën e kaluar, përbëhet nga dhjetë anëtarë – nga pesë për secilën komunë.

Lexo edhe:

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani vijon takimet me udhëheqësit e partive

Kryesues i tij është emëruar Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Qëllimi është përafrimi i qytetarëve, krijimi i kushteve më të mira dhe bashkëpunimi ndërmjet komunave për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarin”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Krasniqi, së bashku me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të parë të Bordit të Përbashkët.
Krasniqi, së bashku me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të parë të Bordit të Përbashkët.

Ky bord nuk është një ide e re. Fillimisht është paraparë me Pakon e Ahtisaarit, në bazë të së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008, dhe ku është parashikuar edhe themelimi i dy komunave të ndara.

Më pas është përfshirë në Ligjin për kufijtë administrativë komunalë të vitit 2008, por nuk është realizuar kurrë, për shkak të refuzimit të vazhdueshëm nga ana e udhëheqjes së Mitrovicës së Veriut, e cila, deri në vitin 2023, ka qenë nën kontrollin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Prandaj edhe janë frenuar fondet ndërkombëtare”, thotë Katarina Agjançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Mitrovica do të ishte shumë më e zhvilluar dhe do të krahasohej me qytetet tjera të zhvilluara në Kosovë. Por, kemi stagnuar”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Mitrovica e Veriut, ashtu si edhe tri komunat tjera me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi – janë udhëhequr me vite nga Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, dhe vështirë u janë bindur vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Dy vjet më parë, pasi qytetarët serbë i kanë bojkotuar zgjedhjet lokale në këto komuna, me kërkesë të kësaj partie, pushtetin e kanë marrë kryetarë shqiptarë.

Cili është roli i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës?

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thotë se Bordi i Përbashkët synon të lehtësojë koordinimin ndërmjet dy komunave të Mitrovicës.

“Është mundësi e mirë për bashkëpunimin e dy komunave”, thotë ai, duke shtuar se Qeveria në detyrë është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë të përbashkët, me synimin që projektet të realizohen dhe qytetarët të përfitojnë një jetë më të mirë.

Ura mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.
Ura mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut.

Javën e kaluar, në një takim me gazetarët, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u pyet nëse krijimi i Bordit nënkupton një hap drejt bashkimit të qytetit në një komunë të vetme.

Ai e mohoi këtë në mënyrë kategorike.

“Jo. Si parakusht, në Bord duhet të hysh si komunë dhe jo si diçka tjetër, si për shembull zyrë administrative apo çfarëdo entiteti tjetër”, tha Atiq.

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se ky mekanizëm mund të ketë jetë të gjatë.

Në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale thonë se formimi i Bordit është hap pozitiv, por nuk duhet parë si zgjidhje përfundimtare.

Sadri Rrmoku nga ky institut thotë për Radion Evropa e Lirë se ky organ ka rol konsultativ, jo vendimmarrës, dhe synon të nxisë koordinimin për çështje praktike mes dy komunave.

Por, shton ai, funksionimi i tij mund të sfidohet nëse pas zgjedhjeve lokale në tetor, Mitrovicën e Veriut e udhëheq një parti serbe që nuk ka vullnet për të marrë pjesë në Bord.

“Konsideroj se ky mund të jetë një hap, të paktën, i rëndësishëm për politikën ditore. Por, mendoj se, në momentin që ndryshon prapë situata politike në vend, funksionalizimi i tij do të jetë i vështirë”, thekson Rrmoku.

Çka ndodh nëse Bordi bojkotohet nga njëra komunë?

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i pyetur nga Radio Evropa e Lirë për këtë mundësi, thotë se nuk dëshiron të spekulojë për situata hipotetike.

“Fokusi im si kryesues dhe pajtimi nga të gjithë anëtarët është që ta shfrytëzojmë këtë kohë, në mënyrë që të punojmë dhe të krijojmë kushte më të mira për jetën e qytetarëve”, thotë Krasniqi.

Qëndrim të ngjashëm ndan edhe nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Katarina Agjançiq.

Ajo e sheh Bordin si një mjet në shërbim të qytetarëve, jo si instrument politik.

“Se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve (lokale) të tetorit, vërtet nuk e di”, thotë Agjançiq.

Sipas Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, Bordi duhet të konstituohet brenda një afati të caktuar kohor, pas konstituimit të kuvendeve komunale të komunave përkatëse, si dhe të zhvillojë bashkëpunim funksional në bazë të marrëveshjes mes komunave.

Paragrafi 2 i nenit 8 të këtij ligji përcakton se, nëse Bordi nuk konstituohet në kohën e paraparë, kryesuesi i tij merr përsipër funksionet e përcaktuara në paragrafin 2 të nenit 7, deri në formimin e plotë të Bordit.

Ky paragraf thekson se Bordi synon zhvillimin e bashkëpunimit funksional në fushat që hyjnë në kompetencat vetanake të komunave, siç janë: zhvillimi ekonomik lokal, shëndetësia publike, planifikimi urban dhe rural, e të tjera.

Por, Rrmoku thekson se kryetari i Bordit nuk ka kompetenca ekzekutive për të ushtruar kompetencat vetanake, të cilat hyjnë në sferën e kompetencave të komunave.

“Mendoj që neni 8 (paragrafi 2) është problem të funksionalizohet, edhe në rast se njëra komunë refuzon (Bordin). Nuk e ka këtë kompetencë Bordi, në rast se njëra prej komunave nuk do që të diskutojë zbatimin e këtyre kompetencave vetanake me një komunë tjetër. Në atë rast, konsideroj se Bordi është jofunksional”, thekson Rrmoku.

Që prej marrjes së pushtetit në vitin 2021, Qeveria e kryeministrit Albin Kurti – tashmë në largim – ka shtuar përpjekjet për shtrirjen e autoritetit shtetëror në veri të Kosovës.

Mes tjerash, ajo ka mbyllur dhjetëra institucione që funksiononin nën sistemin e Serbisë, me arsyetimin se veprimtaria e tyre ishte e paligjshme.

Edhe krijimi i Bordit të Përbashkët të Mitrovicës mund të shihet tani si pjesë e këtij kursi për konsolidimin e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës./REL

Etiketa: albin kurtimitrovice

Lajme të lidhura

RAJONI

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani vijon takimet me udhëheqësit e partive

10:41 : 03/07/2025
RAJONI

Kurti: Do të bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit

13:09 : 02/07/2025
RAJONI

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Osmani do të ftojë në takim krerët e partive politike

14:19 : 30/06/2025
RAJONI

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

21:29 : 28/06/2025
RAJONI

Kurti takon krerët e partive politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

16:23 : 28/06/2025
Para

Zjarr në godinat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Elbasan

TË GJITHA

“IMT dhe policia bashkiake pjesë e problemit”/ Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit

11:50 : 09/07/2025

Raporti: Bashkitë neglizhojnë sigurinë e digave, 115 pre tyre jashtë funksioni në 2024

11:45 : 09/07/2025

VIDEO/ Babë e bir arrestohen në Shkodër si autorë të kultivimit të 114 bimëve kanabisi

11:40 : 09/07/2025

Dështon edhe përpjekja e 44-t për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri

11:36 : 09/07/2025

Lirimi i hapësirave publike, tregtarët e Laçit në protestë: Nuk kemi përkrahje

11:26 : 09/07/2025

Rikonfirmohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

11:24 : 09/07/2025

“Mln euro”/ Numri 2 i KPP, Kreshnik Tërnova, betejë për bllokimin e skemës abuzive Jonaid Myzyri-Alko Impeks

11:17 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com