• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

21:10 : 17/06/2025
në AKTUALITET

Një zonjë nga Peshkopia është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi në datën 5 qershor, siç ajo tregon, është dhunuar bashkë me bashkëshortin nga komshiu Ekrem Fida.

Sipas denoncueses, ky qytetar është kunati i vëllait i cili qëndron në ndërtesën që e ka vëllai i saj. Ajo thotë se është bërë e disata herë që sulmohet dhe shahet nga komshiu dhe në datën 5 arriti kulmin, pasi fqinji dhunoi bashkëshortin derisa ra pa ndjenja dhe më pas atë vetë duke e nxirë në trup.

“Stop” kërkoi të bisedonte me Ekrem Fidën, por bashkëshortja e tij tha se nuk ndihej mirë e nuk donte të fliste.

Biseda:

Gazetarja: Si kaluat? Ndjesë për shqetësimin! Zotin Ekrem doja! S’ndodhet këtu?

Lexo edhe:

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

Bashkëshortja: Jo! Pse?

Gazetarja: Doja ta takoja pak!

Bashkëshortja: Ai nuk do ta bëjë publike. Nuk ndihet fort mirë tani. Kur të ngrihet, merre në telefon!

Ekremi nuk përgjigjet në telefon dhe pak më vonë, “Stop” rikthehet në shtëpinë e tij. Bashkëshortja thotë se ka dalë.

Gazetarja: Erdhi zotëria? Domethënë, është mirë tani?

Bashkëshortja: Ka dalë. Ka ikur.

Gazetarja: Po pse s’më njoftove, për ta takuar pak?

Bashkëshortja: Nuk donte…Tha, nëse duan të marrin informacion, krejt informacionet, i ka policia.

Por gruaja e të akuzuarit për agresion tregon se ka qenë qytetarja denoncuese që hidhte inertet e bashkisë pranë banesës që ata kanë me qira. Ajo pranon se bashkëshorti i saj e ka goditur me shpullë burrin e zonjës së drejtuar në “Stop”. Por nga ana tjetër, zonja pretendon se denoncuesja dhe i shoqi i kanë dhunuar burrin. Sipas saj, gjithë konflikti ka ndodhur nga xhelozia që i vëllai ua ka lënë atyre banesën dhe jo të motrës.

Gazetarja: Pala tjetër pretendon, se është dhunuar nga zotëria.

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Jo, nuk është dhunuar pala tjetër. Bashkëshorti është me shenja dhune, e ka në polici të shkruar.

Gazetarja: Për çfarë ka nisur konflikti?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Konflikti nga xhelozia se ka dashur personi në fjalë ka dashur ta marrë(ndërtesën). Zotëria që e ka këtë, nuk ia jep motrës, ia ka dhënë vëllait të gruas. (Ekrem Fidës) Llomët, (inertet) që vijnë nga lart, zonja m’i bie përherë këtu mua. Mua më zdripin njerëzit e llixhave, ato duhen pastruar. Sot i vënë ato, nesër i bien më këtej se janë njerëz të atillë. Ajo, personi, i ka hyrë me tullë nga trupi, ka shenja dhune.

Gazetarja: Ka goditur bashkëshortin tënd?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Po, është krejt i nirë burri.

Gazetarja: Ke ndonjë foto që t’i shoh?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: I ke krejt në polici. Është grua e dhunshme. Prej kur kemi ardhur, gruaja nuk na lë rehat. Burri im i ka hyrë me shpulla, se kam qenë prezent unë, burrit të asaj. Kjo i ka hyrë, ka kapur këto dhe i ka hyrë nga shpina dhe i ka hyrë këtu, ka çarje.

Gazetarja: Zonjën e ka goditur?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Nuk e ka prekur gruan.

Gazetarja: Se ajo kishte të nxira këtu, kishte të nxira këtu.

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Është rrëzuar, duke i rënë burrit tim me tulla se kam qenë prezent unë.

Gazetarja: Por pikënisja ka qenë që zotëria ka goditur zotërinë, bashkëshortin e zonjës apo jo?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: E ka goditur se bënte dërr-dërr-dërr, duke u kapur për fjalësh. I ka ra në shpullë po, në shpullë i ka ra, po me beton nuk i ka ra.

Gazetarja: Ndodhi konflikti, po të paktën mos të agravojë më tej, duhet t’i shmangni!

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Jo, nuk shmanget.

Gazetarja: E mira është që të shmangen, mos të agravojnë, se ti ke dy fëmijë të vegjël dhe ata kanë fëmijë. Pse duhet të shkojnë gjërat të agravojnë më tej, më kupton?

Bashkëshortja e Ekrem Fidës: Tamam e ke ti!

Për këtë situatë “Stop” i drejtohet policisë, ku mësohet se palët janë konfliktuar për inertet dhe materialet, janë referuar në prokurori në ngarkim të Ekrem Fidës për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”./tvklan.al

Etiketa: dhunefqinjigrua

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

21:44 : 21/10/2025
AKTUALITET

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

20:58 : 16/10/2025
AKTUALITET

Mori me forcë në makinë ish-partneren dhe e dhunoi, arrestohet 58-vjeçari në Korçë

11:32 : 15/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë: Na trajtuan si kriminelë, vetëm pse kërkuam të drejtat tona

12:44 : 14/10/2025
AKTUALITET

Goditi me grusht rojën e sigurisë, arrestohet avokati i Monika Kryemadhit

16:11 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pas sherrit të avokatit të Kryemadhit, plas grushti në Gjykatën e Vlorës, arrestohet një person/ Detaje

14:27 : 10/10/2025
Para

Zyrtare/ U largua nga Laçi, mesfushori 25-vjeçar prezantohet në Kosovë

TË GJITHA

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com