Katër ditë më parë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vendosi pezullimin nga detyra të tre efektivëve të forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit të drejtuar nga Alban Laçi, pasi dhunuan një qytetar gjatë momentit të shoqërimit në komisariatin nr.2 të kryeqytetit, duke e bërë për spital.
Më konkretisht, bëhet fjalë për efektivët:
- Inspektor Egzon Toskaj, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
- Inspektor Denis Gërdeci, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
- Inspektor Elis Noto, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
Ata akuzohen për kryerjen e vepres penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim. Boldnews.al ka siguruar vendimin e gjyqtarit Taulant Banushi, i cili vendosi pezullimin e tyre nga detyra, teksa rezulton se qytetari i dhunuar është shtetasi Rigert Zagorçani.
Ky i fundit ka përfunduar në spitalin e Traumës për mjekim, pasi kishte shenja dhune në kokë, fytyrë dhe trup nga dhunimi i efektivëve të “Shqiponjave”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes së 8 Majit, rreth orës 19:30, tek “Rruga e Kosovarëve”, ku Rigert Zagorçani ndodhej me automjetin e tij, Mercedes Benz, ngjyrë e bardhë, së bashku me vjerrën e tij, Brunilda Balliu, e cila po ashtu ka bërë kallëzim për dhunën e ushtruar ndaj dhënderit të saj, por edhe ndaj saj nga punonjësit e Policisë.
DËSHMITË E DY KALLËZUESVE
Sipas dëshmive të dy kallëzuesve, 4 efektivë të “Shqiponja” me motora u kanë bllokuar rrugën, teksa ata po dilnin nga një karburant.
Fillimisht Rigert Zagorçani ka ikur, ndërkohë efektivët më pas i kanë bërë me shenjë për të ndaluar dhe sipas Brunilda Balliut, i kanë kërkuar “llogari” se pse u kishte reaguar me arrogancë. Më pas ata i kanë kërkuar për t’i ushtruar kontroll me pretendimin se ai është përdorues i lëndëve narkotike, ndërkohë që Rigert Zagorçani ka kërkuar që kontrrollin t’ia bënin në komisariat.
Brunilda Balliu ka deklaruar se gjatë shoqërimit në komisariat, dhëndrin e saj e kanë goditur vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit duke i nxirë syrin, teksa shton se punonjësi i policisë që ishte ulur mbrapa e ka goditur edhe atë në shpatulën e majtë. Pasi ajo ka bërtitur, e kanë nxjerrë nga automjeti.
“Shtetasja Brunilda Balliu,në ka lëzimin e saj ka sqaruar se më datë 08.05.2025 rreth orës 19:30 minuta ka qenë duke udhëtuar së bashku me dhëndrin e saj Rigert Zagorçani, me mjetin e tij tip Mercedes Benz ngjyrë e bardhë me targa “AA086HP” dhe kanë ndaluar tek karburant “Kastrati” pranë rrugës së “Kosovarëve”, në atë moment kanë ardhur dy motomjete me katër punonjës policie me uniformë me ngjyrë të kuqe duke i ndaluar motorat pranë automjetit dhe duke bllokuar rrugën. Ajo sqaron se kur Rigerti i ka bërë me dorë që të largohen pak pasi mjeti nuk mund të kalonte, njëri nga punonjësit e policisë i ka bërë me dorë që të ndalonte dhe se Rigerti ka kaluar karburantin dhe ka ndaluar 10 metra më poshtë. Njëri nga punonjësit e policisë është afruar dhe i ka thënë Rigertit, “pse na flet keq dhe me atë lëvizjen me dorë, me atë arrogancë”, Rigerti ka thënë që kishe bllokuar rrugën dhe të thashë vetëm shtyu pak. Ajo sqaron se punonjësit e policisë i kanë kërkuar dokumentat e mjetit duke i thënë se “ngaqë ti je përdorues i lëndëve narkotike pasi të kemi kapur edhe herë tjetër, do të bëjmë kontroll”.
Kur Rigerti u ka thënë që mos i bëjnë kontroll në rrugë por në Komisariatin e Policisë, ata e kanë kapur dhe e kanë mbështetuar pas makinës për ti bërë kontrollin. Shtetasja sqaron se ata e kanë futur Rigertin, në sedilen e pasme nga ana e shoferit ndërsa shtetasen nuk e kanë lejuar të shkonte me ta në Komisariat duke e zbritur nga automjeti dhe kur janë nisur pas rreth 20 metra ata kanë përplasur mjetin e Rigertit me një mjet tjetër, dhe në atë kohë shtetasja tregon që ka vajtur dhe është futur në sediljen e parë të mjetit sepse ka dëgjuar Rigertin që bërtise pasi punonjësit e policisë po e godisnin, dhe ai u kërkonte që ta çonin në Komisariat me mjet policie.
Shtetasja në kallëzimin e saj është shprehur se gjatë rrugës për në Komisariatin e Policisë, që të dy punonjësit e policisë që ishin shoferi dhe ai që ishte ulur mbrapa me Rigertin, e kanë goditur vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit duke i nxirë syrin, ajo sqaron se punonjësi i policisë që ishte ulur mbrapa ka goditur edhe shtetasen në shpatulën e majtë. Në një moment ajo ka bërtitur shumë dhe në një bllokim rruge i është afruar tek xhami një person me këmishë të bardhë, ai është prezantuar si punonjës policie duke i nxjerrrë dokumentin dhe e ka zbritur atë nga mjeti ku ndodhej dhe ka njoftuar një patrulë policie e cila e ka shoqëruar më pas shtetasen në Komisariatin e policisë.” – thuhet në vendimin e Gjykatës referuar, kallëzimit të Brunilda Balliut.
Ndërkohë, oficerët e AMP-së i kanë marrë një dëshmi në spitalin e Traumës edhe të dhunuarit Rigert Zagorçani, i cili ka treguar versionin e tij të ngjarjes.
Ai thotë se gjatë kontrollit fizik, e kanë kontrolluar edhe në pjesët intime, teksa u ka kërkuar që ta shoqëronin në komisariat për të kryer kontrollin, por jo me mjetin e tij, por me një automjet të Policisë dhe makinën e tij ta sillnin me karrotrec. Gjithsesi, kjo kërkesë e tij nuk është plotësuar dhe se e kanë futur në pjesën e pasme të automjetit të tij, “Mercedes Benz”, ku personi që ka filluar ta godasë i pari ka qenë efektivi i “Shqiponjave” Egzon Toskaj.
Më pas e ka dhunuar edhe efektivi tjetër, i cili ndodhej në pjesën e pasme të automjetit, duke e goditur pa pushim në kokë, në fytyrë dhe në trup. Rigert Zagorçani thotë se edhe efektivi që ishte në drejtimin e automjetit, kthehej mbrapa dhe e godiste me një hekur gjithmonë që ndalonte në trafik.
Po ashtu, i dhunuari pretendon se ia kanë përplasur disa herë edhe automjetin, teksa dhunimi i tij ka ndodhur në prani të vjehrrës, të cilët e kanë zbritur më pas. Rigert Zagorçani thotë se efektivët që e kanë dhunuar kanë qenë të njëjtët që e kanë arrestuar edhe dy muaj më parë.
“Shtetasi Rigert Zagorçani, ka ka lëzuar se: Më datë 08.05.2025, rreth orës 19:30, ka qenë tek karburant “Kastrati”, në rrugën “Marko Boçari”, duke furnizuar automjetin e tij me targë AB086PH, mercedes ngjyrë e bardhë, në momentin që ai është nisur për tu larguar, kanë ndaluar pranë tij dy motorra të policisë me nga dy punonjës policie sipër të veshur me jelekë të kuq të cilët kanë ndaluar motorrët duke b lokuar rrugën e klimit të mjetit të shtetasit. Ai sqaron se i ka thënë vjerrës së tij shtetases Brunilda Ba liu, e cila udhëtonte së bashku me të në sedilen e parë që: “Shiko si i lënë motorrat këta”, dhe ka vazhduar rrugën ku ka ndaluar pas disa metrash tek supermarket “Big Market”, për të blerë paketë cigare. Ai sqaron se kur ka zbritur nga mjeti i tij ka parë punonjësit e policisë që po shkonin drejt tij, dhe në atë moment ai u ka thënë se “nuk kam punë me ju, boll më keni rënë në qafë”, por njëri nga punonjësit e policisë i ka thënë shtetasit “prit prit dhe mbështetu tek makina se do të bëjmë kontroll”, dhe i është drejtuar kolegëve të tij duke i thënë se “Ky është ai që kemi kapur para disa kohësh”. Më pas ata i kanë kërkuar të vendosë duart nga pas dhe të kthehet nga mjeti i tij dhe kanë nisur ti bëjnë kontrll duke e kontrolluar edhe në vende intime. Shtetasi sqaron se u ka kërkuar atyre që ta dërgonin në Komisariatin e policisë për kontroll mos ma bënin aty në mes të rrugës, në vijim ata i kanë thënë se do ta shoqërojnë në komisariat dhe e kanë hipur në derën e pasme të mjetit të tij. Ai u ka kërkuar atyre që të njoftojnë një mjet policie për të bërë shoqërimin dhe të mos e merrnin ata mjetin e tij, por atë të vinte dhe ta merrte një karroatrec për ta dërguar në Komisariat.
Në vijim të kallëzimit të tij shtetasi Rigert Zagonçari është shprehur se në sediljen e pasme të mjetit së bashku me shtetasin, ka hipur edhe një punonjës policie që kolegët e thërrisnin Egzon, i cili e ka kapur shtetasin nga qafa dhe ka nisur ta godasë, dhe në kohën kur shtetasi (pranon), se i ka sharë ai dhe kolegu i tij që ishte ulur në sedilen e shoferit po e godisnin të dy papushim, në pjesë të fytyrës kokës dhe trupit. Në vijim shtetasi ka sqaruar se pasi janë nisur punonjësi i policisë i cili kishte marrë drejtimin e mjetit është përplasur më një automjet tjetër, duke dëmtuar mjetin e shtetasit, dhe në kohën kur ai ka reaguar dhe i ka tëhnë “ndaloni mjetin tim mos i jepni ju”, ata kanë vazhduar ta godisnin përsëri, veprime për të cilat ai shprehet se kanë ndodhur në prezencë të vjerrës së tij të cilët më pas punonjësit e policisë e kjanë zbritur nga mjeti. Shtetasi Rigert Zagorçani, në kallëzimin e tij ka sqaruar se këta punonjës police kanë qenë të njëjtët që e kanë ndaluar dhe arrestuar atë përpara dy muajsh. Ai shprehet se ai që ndodhej në sediljen e parë kthehej dhe e godiste atë me një send hekuri, veprim për të cilin e bënte vazhdimisht sa herë që ndalonte në trafik dhe deri në komisariatin e kanë goditur që të dy punonjësit.” – thuhet në vendimin e Gjykatës referuar dëshmisë së Rigert Zagorçanit.
ÇFARË U KONSTATUA NË TRUPIN E TË DHUNUARIT
Në vendim theksohet se nga kqyrja e jashtme, Rigert Zagorçani ka patur në pjesën rreth syri të djathtë një mavijosje të theksuar më tepër në pjeë e poshtëme të tij, si dhe vihet re skuqje e pjesës së brendshme të syrit. Po ashtu, edhë në anën e djathtë të syrit në pjesën e qafës është vënë re një mavijosje, e cila fillonte nga pjesa pas veshit deri lart në pjesën e ballit.
Në pjesën e poshtëme të veshit të djathtë gjithashtu janë vënë re njolla të kuqe si ato të gjakut, si dhe poshtë saj një mavijosje e stërgjatur në formën Z. Në kyçin e dorës së majtë ka patur një gërvishtje me gjatësi rreth 2 cm, ndërsa në pjesën e e majtë të qafës një skuqje të lehtë. Ndërsa në pjesën e shpinës janë vënë re gërvishtje të përmasave dhe formave të ndryshme.
Ndërkohë, nga akti i ekspertimit mjeko ligjor për të përcaktuar dëmtimet në trupin e Rigert Zagorcanit ka rezultuar se:
- Bazuar në ekzaminimin fizik të shtetasit Rigert Zagorcani si edhe në shqyrtimin e dokumentacionit mjekësor, i konstatua shembje e indeve të buta të kokës, fytyrës dhe trupit, dërmishje, ekimoza, hematoma si dhe grumbullim gjaku i lirë në sklerën e syrit të djathtë, të gjitha sa u përmendën me lokalizim dhe karakteristikat e përshkruara më lart.
- Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës.
- Dëmtimet e mësipërme nuk kanë dhënë rrezikshmëri reale për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbje aftësisë së përkohshme për punë në masën mbi nëntë ditë.
KQYRJA E PAMJEVE TË KAMERVA ETË SIGURISË
Grupi i hetimit ka administruar edhe pamjet filmike të përftuara nga kamerat e sigurisë të instaluara në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kqyrja e tyre ka rezultuar se efektivët e “Shqiponjave” e kanë futur me forcë në automjet, teksa edhe vjerrës së tij, Brunilda Balliut kanë tentuar t’i marrin telefonin me të cilin po filmonte.
“Në orën 19:53:23 në rrugë ndalon një automjet ngjyrë e bardhë, i markës Mercedes Benz, ku nga dera e përparme e anës së majtë del një shtetas, i veshur me bluzë të zezë, (i identifikuar më pas me gjeneralitetet Rigert Zagorçani). Pas disa sekondash afrohen tre shtetas të veshur me uniformë të kuqe si ato të policisë së shtetit në pamje vërehet se ka komunikime mes tyre dhe shtetasit që zbriti nga automjeti. Pas disa çastesh dy shtetasit e veshur me uniformë si ato të policisë së shtetit, me flokë të shkurtra kapin nga krahu shtetasin Rigert Zagorçani dhe tentojnë ta fusin në makinë. Ky veprim nuk kryhet në këtë moment dhe mes tyre vazhdon të ketë komunikime. Më pas drejtuesi i mjetit hipën vetë në automjet, ndërkohë në këtë moment afrohet një shtetas tjetër me uniformë si ato të policisë së shtetit, ndërsa nga dera e përparme e anës së djathë ka dalë një shtetase e veshur me rroba me ngjyrë të zezë. Në këtë kohë shtetasi Rigert Zagorçani del pësëri nga automjeti dhe drejtohet së bashku me punonjësit e policisë në anën e trotuarit, ndërkohë shtetasja që ishte pasagjere evidentohet me telefon në dorë të cilin tenton tja heqë nga dora një punonjës tjetër policie, por ky veprim refuzohet nga shtetasja. Në vijim një punonjës policie hap bagazhin e mjetit ngjyrë të bardhë dhe pasi e mbylin përsëri pas disa sekondash, ata tentojnë të neutralizojnë shtetasin Rigert Zagorçani, ku evidentohen duart e tij që mbahen në pjesën e pasme nga efektivët e policisë dhe tre prej tyre tentojnë ta fusin me forcë në derën e pasme të anës së majtë. Pasi e fusin, nga dera e pasme e anës së djathë futet një punonjës policie. Më pas një punonjës policie hyn në anën e shoferit ndërkohë shtetasja që ndodhej në automjet me Rigert Zagorçanin tenton të hipë në vendin e pare të pasagjerit por nuk lejohet nga efektivët. Më pas automjeti filon lëvizjen dhe në një moment vërehet që shtetasja e cila u la jashtë mjetit të lëviz me nxitim në drejtim të automjetit, i cili qëndron në rrugë në kthesën e anës së djathtë dhe pasi ka qëndruar për disa çaste mjeti vazhdon lëvizjen dhe largohet.” – thuhet në vendimin e Gjykatës referuar administrimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.
Gjithsesi, edhe pse tre efektivë Policie kanë dhunuar brutalisht një qytetar, AMP dhe Gjykata janë mjaftuar vetëm me pezullimin e tyre nga detyra dhe asnjë tjetër masë sigurie.
Forcat “Shqiponja” të Policisë së Shtetit të drejtuar nga Alban Laçi njihet si një sektor problematik në radhët e uniformave blu, ku jo pak herë kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.
/Boldnews.al