• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet

16:48 : 17/06/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Eksportet e kompanive shqiptare drejt botës mbetën në stanjacion, ndërsa tani ekonomia po shfaq dhe një problem tjetër; atë të uljes së importeve.

Instituti i Statistikave raportoi se për pesë muajt e parë të vitit, Shqipëria eksportoi rreth 168 miliardë lekë mallra në tregjet ndërkombëtare, me një rritje prej më pak 2.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përveçse një rritje e papërfillshme, ajo vjen mbi një bazë të ulët. Kjo pasi viti i kaluar ishte shënoi nivelin më të ulët të eksporteve që nga pandemia. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 eksportet totale të mallrave nga Shqipëria rezultuan 373 miliardë lekë ose 114 miliardë lekë më pak se sa në vitin 2022.

Eksportet e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare u goditën fort nga kursi i këmbimit, por edhe rritja e kostove për prodhuesit vendas duke rënë për dy vjet rresht 2023-2024. Pas kësaj rënie të fortë, eksportet duket se janë stabilizuar në gropën e krizës, pa fuqi për t’u rimëkëmbur sërish.

Lexo edhe:

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

Por përtej rënies dramatike të eksporteve, ekonomia shqiptare po përballet tani më një problem të ri. Kjo është rënia e importit, veçanërisht në produktet më kritike për zhvillimin ekonomik.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se për pesë muajt e parë të vitit, importet totale u ulën me gati 10 miliardë lekë ose 100 milionë euro dhe e gjithë rënia erdhi nga importi i makineri-pajisjeve.

Pra, bizneset shqiptare po blejnë më pak makineri, pajisje dhe teknologji nga jashtë, produkte këto të lidhura direkt me ecurinë e investimeve në ekonominë kombëtare. Mbetet për t’u parë nëse kjo rënie e importeve të makinerive është e lidhur me periudhën zgjedhore, gjatë së cilës, bizneset përgjithësisht rrijnë pasiv dhe shtyjnë planet e investimeve.

Megjithatë përtej investimeve, ecuria e importeve këtë vit edhe në zërat e tjerë të produkteve sinjalizon një prirje shqetësuese. Atë të ngadalësimit të konsumit ose stanjacionit të tij, në kushtet kur ulja e importeve nuk është shoqëruar nga prodhimi vendas, i cili në segmente të tëra të ekonomisë si bujqësia dhe industria vazhdon të tkurret me ritme të ndjeshme./ Kapitali.al

Etiketa: bisneseeksporteinvestimeShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
Para

A u thirr për çështjen e Veliajt? Plarent Ndreca flet pas daljes nga SPAK

TË GJITHA

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com