Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Australi. Viktima është shtetasi Mario Bacaj, 28 vjeç, i cili dyshohet se është hedhur nga një ndërtesë pranë një bari të njohur në qendrën tregtare të Adelaide-s.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën pranë Bar & Restorantit 2KW, i vendosur në katin e tetë të ndërtesës. Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke dërguar në vendngjarje katër njësi të Shërbimit të Zjarrfikësve, dy ambulanca dhe tre automjete policie.
Dyshohet se i riu shqiptar e ka ndërmarrë aktin ekstrem si pasojë e shëndetin mendor për shkak të depresionit, por hetimet vijojnë ende.
Shokët dhe kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet më të thella pas këtij humbjeje të parakohshme dhe në vendin e ngjarjes ata kanë vendosur buqeta me lule dhe dedikime.
28-vjeçari shqiptar ishte baba i një djali të vogël dhe ish-futbollist i ekipit “West Adelaide Raptors Soccer”. Në një postim në rrjetet sociale, ekipi i ka shprehur ngushëllimet familjes së Marios duke e përshkruar atë si një lojtar të shkëlqyet dhe një mik që u desh dhe u respektua nga të gjithë.
Mesazhi i ekipit:
“Klubi është i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë, Mario Bacaj. Mario ishte më shumë se një lojtar i shkëlqyer, ai ishte një mik që u desh dhe u respektua nga të gjithë në klub. Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për Kristjianin dhe gjithë familjen në këtë kohë shumë të vështirë. Do të mbetesh gjithmonë në mendjet tona, shoku. U prehsh në paqe.”


