• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i SEECP/ Rrugët që bllokohen sot

08:19 : 16/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një pjesë e rrugëve të Tiranës do të bllokohen ditën e sotme (e hënë), në kuadër të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Kaosi i cili shkaktohet në kryeqytet çdo ditë për shkak të trafikut të rënduar, sot do ti shkaktojë edhe më shumë ‘dhimbje koke’ qytetarëve për shkak të paralizës që po i bëhet sërish Tiranës.

Për shkak të zhvillimit të aktivitetit, të kryesuar nga Presidentët e vendeve pjesëmarrëse, më datë 16 Qershor 2025, do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, që do të hskaktojnë kolona të gjata trafiku.

Përveç kësaj, sot do të ketë edhe rrugë të bllokuara për këmbësorët, konkretisht “Ludovik Shllaku” dhe “Rruga e Dibrës” duke bërë që një pjesë e banorëve të kryeqytetit të “ngujohen” në banesat e tyre.

Lexo edhe:

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

Qytetarët këshillohen të shmangin këto akse dhe të përdorin rrugë alternative gjatë ditës së sotme.

Policia informon se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:

Në ardhje të delegacioneve: Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.

Në largim të delegacioneve: Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.

Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

Axhenda

Eventi nis në orën 11:30. Nga ora 11:30 deri më 11:40, do të bëhet fjala hapëse e Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Nga ora 11:40 deri më 13:00, do të mbahet turneu i tavolinës sipas radhës së folësve. Tema e diskutimit do të jetë “Rritja e Konkurrueshmërisë së Rajonit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse si Rrugë drejt Integrimit në BE për Pjesëmarrësit Aspirantë të SEECP-së”.

Më pas, nga ora 13:00 deri më 13:10, parashikohet të mbahet deklarata e këtij samiti. Për rreth 20 minuta, deri në orën 13:30, do bëhet dorëzimi i kryesisë së SEECP-së. Pas gjithë këtyre, do të mbahet dhe një foto familjare mes lidërve prezentë.

Presidenti Bajram Begaj do të presë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.

“Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” është tema e këtij sesioni plenar që do të hapet nga Presidenti Begaj në cilësinë e Kryetarit në detyrë të Samitit të SEECP.

Begaj në mbyllje të samitit do t’i kalojë homologut të tij bullgar, Presidentit Radev Kryesinë e radhës të SEECP-së. Veç mikpritjes së samitit, Presidenti pritet të zhvillojë takime të veçanta me homologë e liderë pjesëmarrës të procesit të SEECP-së për të thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me këto vende.

SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

Etiketa: bllokim rrugeshsamiti i SEECPTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

19:51 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë

12:16 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Me armë poshtë sediljes së makinës, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

11:26 : 18/10/2025
AKTUALITET

Pallati që po “ha” pallatin tjetër! Ndërtimi i kompanisë së preferuar të Bashkisë Kamëz rrezikon dhjetëra familjeve

21:32 : 17/10/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri një hotel në Tiranë

21:30 : 17/10/2025
Para

Irani nis sulme të reja ndaj Izraelit, 19 të vdekur që nga e premtja

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com