• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Në samitin e G7-ës pritet të dominojnë diskutimet për konfliktin Izrael-Iran

17:52 : 15/06/2025
në BOTA

Nga sot, e deri me datë 17 qershor, mbahet samiti i radhës i G7-ës, në Kananaskis, Alberta, Kanada.

Fillimisht, ka qenë e planifikuar që diskutimet e këtij samiti të kryesoheshin nga lufta në Ukrainë, e se si Rusia duhet të “ndëshkohet” përmes disa masave shtrënguese. Por, shpejt axhenda ndryshoi, pasi diskutimet do kryesohen rreth temës Izrael-Iran.

Vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin do të detyrojë G7 të shpenzojë më pak kohë për çështje të tjera dhe në vend të kësaj të diskutojnë mënyrat e menaxhimit të konfliktit aktual, siç raporton BBC.

Mbetet interesante për t’u parë përfundimi, pasi liderët pjesëmarrës në samit kanë qëndrime të ndryshme. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, apo dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë bërë thirrje për përmbajtje të shteteve dhe ulje të tensioneve. Nga ana tjetër, kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, e ka dënuar sulmin izraelit, duke e cilësuar të patolerueshëm. Por, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka “përkrahur” veprimin e bërë prej Izraelit ndaj Iranit, teksa tanimë kërkon marrëveshje midis dy shteteve.

Diskutimet për luftën në Ukrainë

Lexo edhe:

Irani premton rindërtimin e programit bërthamor

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

Pavarësisht ngjarjeve të reja në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë sërish do të ketë një fokus të veçantë.

Më herët, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, është shprehur se samiti i G7-ës, do të jetë një mundësi, ashtu sikurse një hap thelbësor, për të koordinuar presionin ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, lidhur me fuqinë e këtij të fundit ndaj Ukrainës.

Një ndër hapat që mendohet të merret është kufiri i çmimit të naftës. Sipas Costa, një gjë e tillë është e rëndësishme jo vetëm për të ushtruar presionin e nevojshëm mbi Moskën, por dhe për konkurrencën globale.

“Nëse Vladimir Putin vazhdon të mos na dëgjojë, nëse vazhdon të mos veprojë në përputhje me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sigurisht do të na duhet të miratojmë paketën e 18 të sanksioneve. Por, i uroj suksese përpjekjeve të Trump”, tha Costa.

Samiti i G7-ës

Samiti i radhës i G7-ës do të mbahet nga data 15, deri më 17 qershor 2025, në Kananaskis, Alberta, Kanada. Kjo e fundit ka mbajtur dhe 6 herë të tjera samitin e rëndësishëm, përkatësisht në vitet 1981, 1988, 1995, 2002, 2010 dhe 2018.

G7 përbëhet nga SHBA-të, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe. Të ranishme do të jenë edhe Ukraina, Meksika, Australia, Brazili, Afrika e Jugut dhe Korea e Jugut.

Temat kryesore për të cilat do diskutohen:

-Paqja dhe siguria globale

-Tregtia globale dhe tarifat

-Siguria e lëndëve kritike

-Sanksionet ndaj Rusisë

Pritet të ketë takime të shumta bilaterale mes udhëheqësve të shteteve të pranishme në samit

Etiketa: G7IranizraelkonfliktiLuftasamiti

Lajme të lidhura

BOTA

Irani premton rindërtimin e programit bërthamor

15:22 : 02/11/2025
BOTA

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025
BOTA

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025
BOTA

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025
BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025
Para

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

TË GJITHA

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com