• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plazh me fekalet në Durrës, ana tjetër e ‘mrekullisë’ turistike

10:36 : 15/06/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SHENDETI

Nga Esmeralda Topi

Një fotoreportazh nga bregdeti i Durrësit, ku pushuesit përballen me ndotje të dukshme dhe të rrezikshme ndërsa përpiqen të shijojnë verën e parakohëshme. Ujërat e zeza të patrajtuara vazhdojnë të derdhen hapur në det, në sy të pushuesve dhe autoriteteve. Ekspertë mjedisi dhe aktivistë lokalë ngrenë alarmin për një krizë të hershme që po përkeqësohet çdo vit.

Nën hijen e Portit

Qershori nisi me temperatura rekord, sikur të ishte gusht. Një verë e parakohshme e ngarkuar me plazhistë, turistë, valë të nxehti dhe… ujë të zi.

E hëna e 9 qershorit më gjeti bashkë me fotografin Atdhe Mulla në Porto Romano, një nga pikat më të ndotura të ujërave detare në Shqipëri, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Në këtë lagje port-industriale në periferi të Durrësit, ndotja është një problem i vjetër për shkak të shkarkimit të ujërave të zeza.

Lexo edhe:

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares

Në hyrje të portit, qasja është e kufizuar, por në një pikë të fshehur pas terminaleve të ngarkesave, ujërat e zeza urbane derdhen pa asnjë trajtim. Tubi i shkarkimit nuk është më i dukshëm me sy të lirë, por prania e tij ndihet me hundë. Një aromë e rëndë, përzierje plehu dhe metani ndihet menjëherë sapo i afrohesh zonës.

“Faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, të cilat shkaktojnë ndotje të këtyre ujërave”, ngre si shqetësim Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin e fundit.

Ngjitemi në një kodër të ulët, ku disa shtëpi një ose dy katëshe qëndrojnë mbi port, me oborre të heshtura dhe dritare që shikojnë nga deti.

Nga këtu, përmes lentes së aparatit arrijmë të shquajmë zonën ku derdhen ujërat e zeza. Ngjyra e ujit ndryshon. Është një dëshmi vizuale e ndotjes që nuk fshihet dot, as nga era, as nga drita e diellit.

Sipas AKM-së, situata në Porto Romano ka qenë jashtë kontrollit prej vitesh. Monitorimet e ujërave atje tregojnë se vlerat e lëndës së pezulluar, mikroorganizmat dhe ndotësit organikë kanë tejkaluar normën e lejuar.

“Faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, të cilat shkaktojnë ndotje të këtyre ujërave”, ngre si shqetësim Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin e fundit.

Ironia urbane e Vollgës turistike

Nga përiferia udhëtimin e vazhdojmë drejt zemrës turistike të Durrësit, zonës së Vollgës. Shëtitorja ‘Taulantia” është në një nga pikat më të vizituara nga pushues vendas dhe të huaj. Por, tubacioni i shkarkimit të ujrave të ndotura në këtë zonë është i ekspozuar. Ai del hapur në det, pa asnjë përpjekje për maskim.

Nga ky tubacion shkarkohen ujërat e patrajtuara të lagjes numër 1, ku ndodhen hotele, restorante dhe biznese turistike.

Rëra është e mbuluar me toptha të zinj leshterikësh, që formojnë duna të vogla, si plagë mbi vijën bregdetare. Ngjyra e ujit ndryshon dukshëm në afërsi të tubit. Megjithatë, askush nuk duket i shqetësuar.

Pak metra larg tubit, në këtë ditë të nxehtë qershori, gjejmë të moshuar që shijojnë detin. Një burrë me kapele të bardhë noton qetësisht, ndërsa një tjetër merr rreze dielli me kokën mbuluar përgjatë bregut.

Tubi shkarkues në zemër të Durrësit nuk është një rast i izoluar. Qyteti përballet me disa zona të nxehta, ku ujërat e përdorura derdhen drejtpërdrejt në det, pa asnjë trajtim paraprak.

“I gjithë rrjeti i kanalizimeve nuk ka arritur të eci në të njëjtin ritëm me zhvillimin dhe zgjerimin e qytetit. Ujësjellës kanalizimet kanë marrë financime të ndryshme ndër vite, kryesisht nga Banka Botërore por edhe partnerët europianë të cilat shkojnë mbi 100 milionë euro. Dhe pavarësisht këtij investimi, mund të themi që vetëm një pjesë e zonës së plazhit është tërësisht e lidhur me impiantin e ujërave të ndotura.

Ndërsa në pjesën e qytetit, periferisë vijojnë që kanalizimet të mos jenë tërësisht të lidhura më impiantin e ujërave të përdorura dhe si pasojë derdhen menjëherë në bregdetin e qytetit të Durrësit.”, thotë Geri Emiri, drejtues i qendrës Amfora në Durrës.

Përroi i Agait në rrjedhën e ndotjes

E mbyllim udhëtimin tonë njëditor në zonën e njohur si Përroi i Agait, tek Plepat në Durrës. Është e hënë, por bregu i detit është i mbushur me qindra pushues. Përpara tyre, një kanal i hapur, i gjerë dhe i ndotur, derdhet drejtpërdrejt në det.

“Gjithë ajo jeshilja që vesh bregun është sallata e detit ose në emrin shkencor “Ulva lactuca” dhe është treguesi më i qartë, i shpejtë edhe i saktë për ngarkesën e lartë të lëndëve organike (kryesisht nitrate e fosfate) që vijnë si pasojë e shkarkimeve të ujërave të zeza të patrajtuara”, shpjegon eksperti i mjedisit Olsi Nika nga EcoAlbania.

Uji është i errët, por kjo nuk i ndalon pushuesit të futen. Njëri prej tyre është Astrit Seferi, 64 vjeç, me origjinë nga Korça, që prej tre dekadash jeton në Durrës. E gjejmë shtrirë në një shezllon, duke dëgjuar muzikë popullore nga një boks të vogël. Në krahun e tij të djathë, pak metër më tutje, ndodhet kanali.

“E di që s’është shumë e pastër, por ku tjetër të shkoj?” – thotë me një buzëqeshje të qetë, ndërsa dielli i qershorit përvëlon mbi rërë.

Astriti është piktor. Çdo pasdite i kalon duke bërë portrete për turistët, vendas dhe të huaj.Ndaj orët e paradites I shfrytëzon të marrë rreze dhe të notojë. “Zgjedh vende të ndryshme, po sot këtu erdha pasi gjeta parkim lehtë.”, thotë ai.

Më tej, disa fëmijë hidhen nga bregu me britma gëzimi, të tjerë notojnë mbi lodra plastike që lëkunden lehtë mbi një sipërfaqe uji që s’është as blu, as i pastër.

Sipas Agjencisë së Mjedisit në plazhet e Durrësit dhe Gjirit të Lalzit 53% e stacioneve i përkasin cilësisë së keqe, pra kategorisë D dhe kërkohen masa të menjëhershme. Krahasuar me vitet e shkuara monitorimi nxjerr në pah përkeqësim të situatës në këto plazhe. Ndotja e tyre nuk është më thjesht një çështje estetike apo sezonale është një kërcënim i përhershëm për shëndetin publik, për mjedisin dhe për vetë imazhin e vendit.

“Shkarkimi i ujërave të zeza në det së pari është pridhje imazhi turistike të qytetit të Durrësit por nga ana tjetër është rrezik për përhapjen e infeksioneve pë rata pushues që duan të frekuentojnë pranë pikave”, pohon me trishtim Geri, gazetari dhe aktivisti nga Durrësi që këtë problematikë e ka ndjekur ndër vite.

Qeveria e ka shpallur turizmin si një nga prioritetet kryesore të zhvillimit ekonomik. Vitin e kaluar në Shqipëri u regjistruan mbi 11 milionë vizitorë, ndërkohë që prtishmëritë për këtë vit janë më të larta. Megjithatë, sfidat mjedisore si ndotja e ujërave bregdetare rrezikojnë të zhbëjnë këtë potencial. Ekspertët paralajmërojnë se pa ndërhyrje serioze për përmirësimin e infrastrukturës së ujërave të ndotura dhe zbatimin e standardeve të mjedisit, bukuria natyrore mund të shndërrohet në një burim zhgënjimi për turistët./ Faktoje.al

Etiketa: anijeDurresndotjeskandalturizem

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

EMRI/ I dënuar me 12 vite burg për vjedhje me dhunë, arrestohet 32-vjeçari nga Tetova

13:14 : 13/06/2025
AKTUALITET

Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares

08:41 : 12/06/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati në Durrës

22:37 : 11/06/2025
AKTUALITET

Skandal! Kompania “Driza” shkarkon mbetjet e pulave në liqenin e Shkodrës – VIDEO

20:14 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Pavlefshmëri e përsëritje në Dibër dhe Shkodër”, KAS rrëzon ankimimin e PD

19:20 : 11/06/2025
BOTA

Izraeli e dëbon Thunbergun pas konfiskimit të anijes me të cilën ajo po shkonte drejt Gazës

12:44 : 10/06/2025
Para

Komandati i ri i Gardës së Republikës, Simon Zereci i theu brinjët qytetarit 3 vjet më parë (VIDEO)

TË GJITHA

EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij

21:26 : 15/06/2025

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

21:06 : 15/06/2025

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve të tjerë, teksa luftimet vazhdojnë

20:51 : 15/06/2025

Irani nis sulm të ri me raketa drejt veriut të Izraelit dhe Tel Avivit

20:38 : 15/06/2025

Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, po udhëtonte një familje me 4 anëtarë

20:27 : 15/06/2025

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

20:12 : 15/06/2025

Del EMRI/ Ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat

19:54 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com