• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda

12:39 : 14/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës i ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda. Ai e mbante këtë post edhe pse i kishte përfunduar mandati.

Deda akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ai u denoncua nga një person me inicialet A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.

Gjithashtu Deda, në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Lexo edhe:

EMRAT/ Grushte dhe shkelma te “Urdhri i Stomatologut”, përfundon në spital një doktoreshë

Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të Presidentit të Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria shprehet se masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij u caktua për shkak se ekziston rreziku i ikjes dhe shgmangies nga përgjegjësia penale.

Më tej thuhet se pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor, Nikoll Deda ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, caktohet masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, N.D. për 3 vepra penale.

Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u ekzekutua masa “Arrest në burg” për shtetasin N.D. për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Ky shtetas u denoncua nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.

Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, në vitin 2021 e ka shtuar në vitin me 13.500.000 Lek më shumë.

Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën 125.837.000 Lek për arsye se ka blerë dhe godinë për institucionin, duke përfshirë dhe investimin që ka bërë brenda godinës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se gjithë rritja e buxhetit ka qenë me qëllim shpërdorimin e fondeve dhe përfitimeve personale për vete apo persona të tretë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se në ngarkim të të dyshuarit N.D. ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas raporti Informacioneve shtetasi N.D. është larguar dhe i është shmangur veprimeve hetimore të kryera nga policia gjyqsore duke e bërë evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shgmangies nga pergjegjesia penale.

Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Organi i Prokurorisë vlereson se është e nevojshme marrja e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Nikoll Deda, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet.

Etiketa: Nikoll Dedaurdhri i stomatologut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Grushte dhe shkelma te “Urdhri i Stomatologut”, përfundon në spital një doktoreshë

14:08 : 01/11/2024
AKTUALITET

Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të Presidentit të Urdhrit të Stomatologut

17:14 : 17/11/2023
AKTUALITET

Shkarkoi punonjësin pa të drejtë, pezullohet nga detyra Kryetari i Urdhrit të Stomatologut (EMRI)

09:36 : 04/11/2023
Para

Zyrtare/ Partizani prezanton afrimin e 3-të të merkatos, detajet e kontratës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com