• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria i fal 10 mijë m² tokë “strategjikut” Agim Zeqo në Korçë për resortin luksoz 18 mln euro

19:34 : 13/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Qeveria vazhdon të zgjerojë listën e investitorëve strategjikë me emra të tjerë biznesmenësh që pëtfitojnë tokë shtetërore “falas”.

Në mbledhjen e datës 11 Qershor, Këshilli i Ministrave ka miratuar dhënien me qira të një prone shtetërore në Korçë me tarifën simbolike 1 euro, në kuadër të mbështetjes për investimet strategjike në sektorin e turizmit.

Sipas dokumentit zyrtar, toka e përzgjedhur është e klasifikuar si “truall” dhe bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë, ku është planifikuar ndërtimi i një hoteli luksoz

Lexo edhe:

Zjarri në Gërmenjës të Korçës, flakët përhapen drejt Greqisë nga era e fortë

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

Kompania përfituese është “Investment and Development Albania”, e cila gëzon statusin e “investitorit strategjik” që më 1 Shkurt të vitit 2023 me vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike (KIS).

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave

HISTORIKU I KOMPANISË

Në kohën kur kjo kompani ka marrë statusin e “investitorit strategjik” nga KIS, zotërohej që prej themelimit nga biznesmenët Agim Zeqo, Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi. Agim Zeqo ishte aksioneri i maxhorancës me 40 % të aksioneve, ndërsa dy ortakët e tjera kishin respektivisht nga 30 % të aksioneve.

Kjo për shkak se më 3 Korrik të vitit 2023, Ilir Shtufi i shiti 30% të aksioneve të zotëruara prej tij, në favor të Agim Zeqos, me çmimin e shitjes 30 milionë lekë të reja. Po në të njëjtën datë, edhe Gerian Kuka ia ka shitur 30% të aksioneve të zotëruara prej tij Agim Zeqos me çmimin simbolik 1 lekë, si pasoje e mos derdhjes së kapitalit prej tij.

Pra, që prej 3 Korrik të vitit 2023 pronar i vetëm me 100 të aksioneve i kompanisë “Investment and Development Albania”, pas marrjes së statusit “investitor strategjik” është Agim Zeqo.

Agim Zeqo, ish presidenti i klubit të futbollit Skënderbeu, njihet ndryshe si “Gimi i Red Bullit”, një nga biznesmenët e preferuar të kryeministrit Edi Rama, jo vetëm nga përfitimet në biznes, por edhe me emërimet në poste kyçe në qeveri të njerëzve të besuar të tij, siç ishte edhe rasti i ish-zv.ministres së Financave, Albana Shkurta.

Sa i përket ish-pronarëve të kësaj kompanie, Gerian Kuka, konsulli i El Salvadorit në Shqipëri, është pjesë e dosjes së SPAK për ish-numrin dy të Qeverisë, Arben Ahmetajt, pasi rezulton i përfshirë në disa makinacione me pasuritë të identifikuara nga Prokuroria e Posaçme, që janë përfituar më pas nga ish-zv/kryeministri i shpallur në kërkim.

Ndërkohë, Ilir Shtufi njihet si oligarku i ndërtimeve masive, teksa më së shumti për publikun u bë i njohur për projektin gjigand “Mali i Tiranës” një gratacelë me 65 kate, që po ndërtohet në kryeqytet.

PROJEKTI I RESORTIT LUKSOZ 18 MILIONË EURO NË KORÇË

Ashtu siç e theksuam edhe më lart, 10 mijë metra katrorë truall në Korçë i janë falur kompanisë “Investment and Development Albania” të Agim Zeqos për të ndërtuar një resort luksoz, në një zonë pranë stadiumit dhe pranë parkut kryesore të qytetit.

Në foto: Projekti i resortit

Në vendimin e miratuar nga KIS thuhet se kompania “Investment and Development Albania” do të investojë mbi 18 milionë euro për ndërtimin e një strukture turistike elitare të quajtur “Green House Korça Resort”. Ky projekt përmban një hotel me 5 yje, me kapacitet total prej 94 dhomash, restorante, bare, SPA etj si dhe parashikon të punësojë 94 vetë në këtë resort. Sipas projektit, hoteli që do të ndërtohet do të menaxhohet nga brandi i njohur ndërkombëtar i hoteleve “Acor”.

Në foto: Plani i projektit të resortit

Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” i jepet projektit të investimit “Green House Korça Resort”, për një periudhë 4 vjeçare.

Projekti i investimit strategjik do të zhvillohet në Zonën Kadastrale 8561, nga ku sipërfaqja prej 10 mijë m², me numër pasurie 1/911, është pronë shtet, lloji i pasurisë “truall”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë.

Pasuria ka kaluar nën administrim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me VKM më datën 19 maj të vitit 2021 dhe që prej 11 Qershorit ka kaluar nga Qeveria në emër të kompanisë “Investment and Development Albania” të Agim Zeqos.

Qeveria është angazhuar që përveç tokës, të asistojë kompaninë edhe në kryerjen e procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike. Po kështu, investimi përfiton asistencë nga shteti në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit. Ndërkohë që paralalelisht atij i mundësohet lidhja me rrjetin elektrik, atë të ujësjellësit si dhe kanalizimet e ujërave të ndotura.

Në foto: Projekti i resortit

Në vendimin e KIS thuhet se në rast se përgjatë zhvillimit dhe zbatimit të projektit strategjik “Green House Korça Resort” konstatohen të dhëna të pavërteta, të rreme apo ndryshime të të dhënave të dala rishtazi, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për miratimin e statusit strategjik të këtij projekti me procedurën e asistuar, Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtë të revokojë vendimin për dhënien e statusit strategjik.

Përgjithësisht investimet strategjike të miratuara deri më tani kanë synuar kryesisht zonën e bregdetit. Ky është investimi i parë strategjik, që miratohet për qytetin e Korçës.

Vendimi për dhënien me qira të tokës me çmim simbolik, megjithëse brenda kuadrit ligjor të investimeve strategjike, ka ringjallur diskutime mbi mënyrën se si përdoren pronat publike dhe përfituesit realë të kësaj skeme shtetërore.

Etiketa: Agim ZeqoGerian KukaGim ZeqoGreen House Korça Resortinvestitor strategjikKorceLir Shtufiresortresort luksoz

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në Gërmenjës të Korçës, flakët përhapen drejt Greqisë nga era e fortë

09:26 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant i Shqipërisë/ Rënie drastike e lindjeve, mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër

08:20 : 13/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 30 vatra aktive në 24 orët e fundit

17:11 : 12/08/2025
AKTUALITET

Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

08:59 : 12/08/2025
AKTUALITET

Digjet makina e parkuar në Korçë

09:45 : 11/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet 78-vjeçari nga Korça, akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra

12:47 : 09/08/2025
Para

Milan i “dashuruar” me shqiptarët, Tare këmbëngul për Xhakën dhe Ardon Jasharin

TË GJITHA

Putin përpara samitit në Alaska: SHBA po bëjnë përpjekje për të ndalur luftën në Ukrainë

14:35 : 14/08/2025

“Mbyllja e News24, goditje ndaj lirisë së shtypit/ Noka: Ardi Veliut Iu vodhën 500 mijë euro në shtëpi

14:32 : 14/08/2025

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025

RYANAIR TO OPEN NEW TIRANA BASE FOR SUMMER 2026

14:07 : 14/08/2025

RYANAIR HAP BAZË TË RE NË TIRANË

14:05 : 14/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas

13:51 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com